Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Stoku me 109 mijë gjyqe të bllokuara: Gjykata Kushtetuese i kërkon parlamentit të gjejë zgjidhje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Stoku me 109 mijë gjyqe të bllokuara: Gjykata Kushtetuese i kërkon parlamentit të gjejë zgjidhje
KronikeLajmi i fundit

Stoku me 109 mijë gjyqe të bllokuara: Gjykata Kushtetuese i kërkon parlamentit të gjejë zgjidhje

Published: December 25, 2023
Shpërndaje

Gjykata kushtetuese është shprehur për stokun e dosjeve që ka prekur të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe që ka shkuar në 109 mijë çështje që presin.

Pasi ka marrë në shqyrtim padinë e një qytetareje që pret prej 5 vitesh, Gjykata Kushtetuese i konsideron zvarritjet të paarsyeshme dhe çmon të nevojshme ndërhyrjet legjislative.

“Gjykimi përtej afatit të arsyeshëm, bazuar vetëm në faktin se shteti ka dështuar të marrë masa efikase, nuk mund të përligjë cënimin e të drejtave kushtetuese të individëve, në kushtet kur mbingarkesa në gjykata tashmë është një situatë e njohur dhe e zgjatur në kohë, e cila nuk varet nga individët.

- Publicitet -

Në këtë pikë, gjykata evidenton se sjellja e autoriteteve shtetërore, në veçanti e atyre që miratojnë ligjet dhe politikat e sistemit të drejtësisë, nuk është në nivelin e duhur të efikasitetit, pasi bën të nevojshme ndërhyrje të mëtejshme, veçanërisht legjislative, për të shmangur vonesat e paarsyeshme të gjykimit të çështjeve në gjykata, në kushtet kur mjetet ligjore ekzistuese nuk i përgjigjen situatës aktuale”, deklaron Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj.

Ndërhyrje legjislative propozoi një vit më parë dhe KLGJ. Por, Gjykata Kushtetuese shton se kjo gjendje është duke vazhduar prej disa vitesh dhe metodat e identifikuara nga vetë gjykatat dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, që ka përgjegjësinë për të siguruar mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor tregojnë se mekanizmat e parashikuar i shërbejnë një kohe normale të veprimtarisë gjyqësore.

Pra jo situatës së jashtëzakonshme, në pikëpamje të volumit, që ndodhet tashmë sistemi i drejtësisë, thuhet më tej. Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë kërkesës së Laureta Selimajt dhe urdhëron Gjykatën e Apelit Administrativ ta shqyrtojë çështjen e saj me përparësi.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Lartë që deri diku ishte dorëzuar para stokut dhe nuk e mori parasysh.

Pas një pritjeje që s’ka fund, dhjetëra qytetarë u janë drejtuar gjykatave me kërkesë për përshpejtim gjykimi më së shumti për shkaqe shëndetësore.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama për takimin për pagat në drejtësi: Mbetemi të hapur për vijimin e dialogut
  • USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  • Bill Gates alarmon botën: IA mund të shkaktojë katastrofa me deri në 1 miliard viktima
  • Marrëdhënia Turqi-Greqi, sërish dallgë në Egje?
  • Horoskopi 28 Shtator 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Skandali i SHISH dhe shkarkimi i Vlora Hysenit, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
  2. Glaukias on Kur populli e bojkoton shkrimtarin, para se shkrimtari të bojkotojë popullin
  3. Socialpis i nershëm... on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  4. Socialistët i ndershëm.. on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  5. Dajti on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?