Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Stoltenberg: Po e shqyrtojmë praninë e “qëndrueshme” në Kosovë! Prishtina e Beogradi të mos rrisin tensionet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Stoltenberg: Po e shqyrtojmë praninë e “qëndrueshme” në Kosovë! Prishtina e Beogradi të mos rrisin tensionet
KosovëLajmi i funditRajoni

Stoltenberg: Po e shqyrtojmë praninë e “qëndrueshme” në Kosovë! Prishtina e Beogradi të mos rrisin tensionet

Published: November 27, 2023
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të mos ndërmarrim veprime që mund të tensionojnë edhe më shumë situatën. Ai këtë deklaratë e bëri në një konferencë për media para takimeve të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel. Stoltenberg tha se propozimi i ri për draftin e Asociacionit mund të jetë një “hap konstruktiv” për të ecur përpara dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nxitëm edhe Prishtinën edhe Beogradin për t’u angazhuar në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dhe ne gjithashtu besojmë që propozimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara për të lëvizur këtë dialog në një drejtim më konstruktiv. Mesazhi im përsëri është për Prishtinën dhe Beogradin është që të dyja palët të përmbahen nga retorika nxitëse dhe sigurisht të mos ndërmarrin ndonjë veprim që mund të rrisë më shumë tensionet në rajon”, tha Stoltenberg.

Ai tha se NATO do të bëjë çfarëdo që është e nevojshme që të sigurojë stabilitet në rajon, duke përsëritur se kjo është e rëndësishme për NATO-n meqë në rajon ka histori dhe prezencë.

- Publicitet -

“Sapo kemi rritur prezencën në Kosovë, duke shtuar ekstra trupa. Ne tani jemi duke vlerësuar nëse duhet të shtojmë më shumë trupa, por ne jemi duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm me rritjen e prezencës tonë”, tha ai.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen nga 27 deri më 29 nëntor në Bruksel dhe në qendër të takimit do të jetë agresioni rus në Ukrainë dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. “Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe qëndrueshmërinë rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë përparësitë e takimit të Uashingtonit në korrik të vitit 2024”, thuhet në një njoftim të Departamentit të Shtetit.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?