Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Strehimi social, Ministria e Financave njofton nisjen e aplikimeve për programet që financohen nga shteti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Strehimi social, Ministria e Financave njofton nisjen e aplikimeve për programet që financohen nga shteti
Ekonomi

Strehimi social, Ministria e Financave njofton nisjen e aplikimeve për programet që financohen nga shteti

Published: December 27, 2023
Shpërndaje

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hapur procedurat e aplikimeve për programet e strehimit social, të cilat do të financohen nga buxheti i shtetit në vitet 2024-2025.

Procedurat përcaktojnë llojet e projekteve që do të financohen nga buxheti i shtetit pjesërisht apo plotësisht, kushtet që duhet të plotësojnë bashkitë për t’u kualifikuar, si edhe formatin dhe dokumentacionin e aplikimit.

Në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar një fond prej 320 milionë lekësh për financimin e projekteve të reja që do të hapen. Tre janë llojet e programeve sipas të cilave kategorizohen projektet që do të financohen:

- Publicitet -
  • Banesa sociale me qira
  • Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara
  • Streha të përkohshme

Më konkretisht, në programin Banesa sociale me qira parashikohen projekte të financueshëm që mund të sigurohen nëpërmjet: adaptimit të objekteve ekzistuese që janë në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore, blerjes nga tregu, kur çmimi i blerjes së banesave në treg është më i ulët se kostoja e ndërtimit, si dhe ndërtimit të ri në truall në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Në programin Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitete të varfra dhe të pa favorizuara parashikohet financimi i projekteve për: Përmirësimin e infrastrukturës kryesisht në zona informale ku banojnë më shumë se 50 familje (kryesisht në zona të banuara nga minoriteti Rom), që janë në proces legalizimi, përmirësimin e infrastrukturës në zona banimi me mungesë shërbimesh si ujësjellës, kanalizime, ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme; si dhe përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese për familje.

Sa i përket projekteve lidhur me përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, për familje, ato do të kenë në fokus individë apo familje pa të ardhura, nga minoriteti Rom dhe Egjiptian, familje që ka në përbërje persona me aftësi të kufizuara, familje e përbërë nga të moshuar me moshë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm, familjet me më shumë se katër fëmijë, vajzat nëna, grua viktimë e dhunës, grua kryefamiljare, ku fëmijët në ngarkim të kenë moshën nën 18 vjeç, etj.

Ndërsa në programin streha të përkohshme parashikohet financimi i projekteve që kanë të bëjnë me blerje dhe montim të kontenierëve, tendave, etj., si edhe adaptim të një objekti ekzistues për banim.

Hapja e procedurave për programet e strehimit social për kategoritë në nevojë bëhet vetëm pak ditë pasi Qeveria me ndryshimet në buxhetin e vitit 2023 akordoi bonuse sociale për shtresat vulnerabël, pjesë e paketës së solidaritetit për festat e fundvitit.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  • Kurti shoqërohet nga bashkëshortja në Paris, marrin pjesë në Forumin e Paqes

Komentet e Fundit

  1. AUTORI on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  2. Emigranti on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  3. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?