Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Studentët, aktorë të ndryshimeve inteligjente. AKSHI-t dhe FEUT nënshkrujnë marrëveshjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Studentët, aktorë të ndryshimeve inteligjente. AKSHI-t dhe FEUT nënshkrujnë marrëveshjen
Aktualitet

Studentët, aktorë të ndryshimeve inteligjente. AKSHI-t dhe FEUT nënshkrujnë marrëveshjen

Published: December 12, 2023
Shpërndaje

Në këto kohë digjitalizimi, ku kryefjalën e ka përdorimi i Inteligjencës Artificiale, kur asistenti virtual i e-Albania do të nisë brenda dhjetorit të vihet në funksion të përdoruesve për shërbimet online ndërkohë që po ndërtohet versioni i avancuar 2.0 i portalit qeveritar, të rinjtë duhet të ftohen e të angazhohen të bëhen pjesë e këtyre ndyshimeve të mëdha në vend.

Për këtë qëllim, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit, që i hap dyert studentëve të jenë pjesë e praktikave të punës, mentorimeve, trajnimeve, përfshirjes në projekte të rëndësishme, që lidhen me Inteligjencën Artificiale dhe jo vetëm.

Në eventin e organizuar me këtë rast, ku ishin të pranishëm, kreui AKSHI-t, Linda Karçanaj, dekani i FEUT-së, prof.dr. Dhori Kule, pedagogë dhe studentë, u theksua rëndësia e këtij bashkëpunimi.

- Publicitet -

Drejtuesja e AKSHI-t, u shpreh se studentëve, që do tëpërfshihen në praktikat e punës, do t’u njihet kjo eksperiencë me një referencë të posaçme, ndërkohë që nuk do t’u mungojë mbështetja me subvencione, për çdo thirrje apo projekt që ata do të aplikojnë, për të çuar përpara një nismë apo startup, që ka si synim zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.

“Çdo fillim viti, ne do hapim derën për 5 studentë ekselentë të cilët do të marrin pjesë në projekte me ekspertët tanë më të mirë dhe me ata të Open AI, Microsoft, duke ecur me plaftormën e Inteligjencës Artificiale”, u shpreh Karçanaj, duke theksuar se kryefjala e marrëveshjes së re e bashkëpunimit me Microsoft, që lidhet në mars të vitit tjetër, është Inteligjenca Artificiale. Kështu që studentët do përfshihen në projekte konkrete pse jo duke u dhënë mundësi më të mirëve, që të bëhen pjesë e ekipeve të AKSHI-t.

Karçanaj, prezantoi idenë për themelimin dhe trajnimin e një Open Souce të Language Learning Machine, në gjuhën shqipe duke përdorur Inteligjencën Artificiale, ndërkohë që në TechSpace, po ngrihet një infrastrukturë të posaçme, e dedikuar për implementime në fushën e AI. Karçanaj përmendi eksluzivitetin që do t’u jepet të rinjve të përfshihen në projektinTOM, një lëvizje globale e komuniteteve e cila synon që të lehtësojë jetën e njerëzve me aftësi të kufizuara, të moshuarve apo njerëzve në pamundësi financiare.

Nga ana e tij, dekani i FEUT-së shprehu besimin e plotë në suksesin e marrëveshjes dhe bashkëpunimit mes institucioneve në të ardhmen, duke shpresuar në interesin e studentëve tek mundësitë që po u krijohen.

“Inteligjenca Artificiale ka buruar nga inteligjenca natyrale dhe kërkon një inteligjencë natyrale që ta menaxhojë në mënyrë të suksesshme atë artificiale. Jam i bindur që me këtë logjikë do të hapen gjithnjë e më tepër vende të reja pune”, u shpreh prof. dr. Kule.

a.c./dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Raporti i DASH për Shqipërinë veçon korrupsionin dhe emigracionin
  • Policia e Tiranës nis verifikimet, pas publikimit të videove intime të disa personazheve të njohur
  • Rama prezanton ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
  • Kuvendi, teatri politik ku qytetari paguan faturën
  • Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  2. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Ethem Lalaj on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  4. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. xxx on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?