Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Protestë në qendër të Athinës, plagosen 8 të rinj, studentët kundër hapjes së Universiteteve private
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO: Protestë në qendër të Athinës, plagosen 8 të rinj, studentët kundër hapjes së Universiteteve private
BoteLajmi i fundit

FOTO: Protestë në qendër të Athinës, plagosen 8 të rinj, studentët kundër hapjes së Universiteteve private

Published: February 8, 2024
Shpërndaje

Demostratë masive edhe sot në Athinë e qytete të tjera të Greqisë kundër projektligjit të fundit të ministrisë së Arsimit e ministrit Kyriakos Pierakakis për themelimin e universiteteve private në Greqi.

Grevat studentore janë traditë shumëvjeçare në Greqi, si dhe protestimi kundër barazimit të vlerës së diplomave të kolegjeve private me ato të universiteteve greke shtetërore, por ministri aktual duket i vendosur, përderisa përfshihet dhe në programin parazgjedhor të partisë qeverisëse. Në projektligj përcaktohet se nxënësit do të marrin pjesë në të njëjtat provime panhelenike të maturës edhe për pranim në këto universitete, por as ky nen nuk ka qetësuar gjakrat, me rezultat universitetet shtetërore të mos funksionojnë këtë vit pas festave, me shumicën e studentëve të rrezikojnë edhe semestrit e parë.

Sot, ditën e prezantimit në platformën dixhitale qeverisëse për diskutim publik, në qendër të Athinës këto momente po zhvillohet demonstrata më e madhe të organizuar, me pjesëmarrjen e 150 organizatave studentore dhe të pedagogëve, 8 prej tyre janë të stafeve drejtuese universitare e pedagogëve.

- Publicitet -
Studentët në deklaratë rrëzojnë pretendimet e ministrit për kritere të drejta duke theksuar se po tregtojnë dijen dhe hedhin poshtë vlerën e diplomave të institucioneve arsimore greke, duke vendosur kosto të lartë në studimet e të gjitha degëve që duhet të mbeten falas.

Ndërsa pedagogët protestojnë për subvencionimet e ulëta në kërkime shkencore, mungesën e fondeve në institucionet akademike dhe kriteret për përzgjedhjen e pedagogëve në shtet përkundrejt në privat.

Gjatë fillimit të protestës situata u tensionua mjaft mes studentëve, sipas të dhënave për cilën organizatë do drejtonte demonstratën, për rreth 30 minuta disa organizata u përleshën ashpër, 8 studentë u plagosën rëndë, ndërsa situata u qetësua me ndërhyrjen e policisë. Studentët u shoqëruan me ambulanca në spital, disa prej tyre kanë goditje të rënda.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Qytetar i zakonshem says:
    February 8, 2024 at 5:05 pm

    Bravo greket. Koncept shume i drejte “shitja e dijes ” . Është krejtësisht gabim te trajtohet si mall tregu “dija” dhe “shendeti”. Kush ka leke blen mall cilesor kush nuk ka duhet te kënaqet me të dorës së dyte . Per mendimin tim duhet te luftohet qe te ritet cilesia e shkolles dhe spitalit publik dhe shkolles publike . Per faj te atyre qe nuk e bejne punen per mbarvajtjen e publikes nuk mund te mbyllim shkollen apo spitalin me pretekstin se publikja nuk bën. Privati ka qellim fitimin . Ky qellim(fitimi) ka “konflikt intersi” me “betimin e Hipokratit” sa i takon mjeksise dhe me koncetin se t’i trasmetosh dijet e tua brezave te se ardhmes, pra japësh dije eshte mision ( hyjnor ne disa raste Jezusin dishepujt e tije e thërisnin MËSUES ). dhe jo mall të cilin duhet t’a shesesh me fitimin maksimal . Mesues apo tregtar kjo eshte dilema .

    Reply
  • analfabeti says:
    February 9, 2024 at 7:34 am

    Bravo greket,kurse ne kemi frike te ngrihemi per te drejtat tona sepse na quajne berishiste e antishqiptare ! Ne jetojme akoma me sistemin komunist ku duhet te jemi besnike ndaj (hajduteve)partise !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?