Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Studentja nga SHBA dënohet 1 vit burg në Dubai pasi preku në krah rojën e aeroportit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Studentja nga SHBA dënohet 1 vit burg në Dubai pasi preku në krah rojën e aeroportit
AktualitetBote

Studentja nga SHBA dënohet 1 vit burg në Dubai pasi preku në krah rojën e aeroportit

Published: October 3, 2023
Shpërndaje

Një studente universiteti nga New York City është dënuar me një vit burg në Emiratet e Bashkuara Arabe me akuza “sulmi e ofendimi” ndaj një punonjësi të sigurisë së aeroportit të Dubai, pasi ‘kishte prekur në trup punonjësin’ gjatë një ndalese tranzit atje.

21 vjeçarja Elizabeth Polanco De Los Santos, studente e Lehman College mori dje dënimin e rëndë, tre muaj pasi ishte bllokuar në Dubai pas masës së ndalim udhëtimit që kishte marrë, shkruan grupi i të drjetave ‘Detained in Dubai’ i cili ndihmon qytetarët perëndimorë që bllokohen prej mos-njohjes së rregullave strikte të mbretërisë arabe.

“Elizabeth duhet të ndalonte vetëm për disa orë në Dubai por është bllokuar atje prej tre mujash dhe ka humbur $50,000 në shpenzime avokatie,” shkruante kreu i grupit Radha Stirling.

- Publicitet -

“Përveçse u turpërua dhe traumatizua nga stafi aeroportit, Elizabeth është detyruar të qëndrojë për tre muaj në një vend të shtrenjtë dhe të paguajë avokatë të shtrenjtë, duke humbur studimet e saj”.

Trazirat e Los Santos nisën më 14 korrik, kur ajo me një shoqe duhet të ktheheshin në New York pas një pushimi të shkurtër në Stamboll.

Fillimisht ato duhet të bënin ndalesën tranzit në Paris, por e ndryshuan me mundësinë që u krijuar për të ndaluar disa orë në Dubai.

Aty Los Santos u mbyll në një dhomë pasi roja e aeroportit depozitoi një ankesë se ajo e kishte prekur, dhe më vonë iu dha masa e ndalimit të udhëtimit.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve të mediave për çështjen por tha vetëm se “ishte në dijeni të ndalimit të një qytetareje amerikane në Dubai.”

Los Santos nuk është e vetmja qytetare amerikane që e gjen veten në rrethana të tilla. Në gusht 29-vjeçarja Tierra Young Allen u kthye vetëm pas disa muajsh në shtëpinë e saj në Houston pasi u ndalua në Dubai se i kishte bërtitur një punonjësi të makinave me qera.

Ajo ishte lejuar të largohej pasi kishte paguar gjobën $1,300 për heqjen e masës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?