Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Studimi: Ja si koronavirusi e sulmon zemrën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Studimi: Ja si koronavirusi e sulmon zemrën
Enciklopedi

Studimi: Ja si koronavirusi e sulmon zemrën

Published: July 5, 2022
Shpërndaje

Koronavirusi SARS-Cov-2, mund t’i shkaktojë dëmtime serioze organeve të trupit të njeriut.

Problemet e zemrës, janë një nga pasojat e mundshme të një infeksioni me këtë virus. Përveç kësaj, virusi e sulmon drejtpërdrejt zemrën, ku mund të shkaktojë një miokardit dhe të çojë në dështimin e funksionimit të këtij organi.

Dr.Nazha Hamdani, shefe e departamentit të kërkimit për kardiologjinë molekulare dhe eksperimentale në Spitalin Universitar të Bohumit, Gjermani, e ka ndjekur me detaje rrugëtimin e virusit. Ajo dhe grupi i saj kanë zbuluar se SARS-Cov-2 i infekton qelizat e muskujve të zemrës, dhe se ky infeksion ushqehet kryesisht nga inflamacioni dhe stresi oksidativ.

- Publicitet -

Kjo ndodh kryesisht tek pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese si obeziteti, diabeti dhe hipertensioni. Për të gjurmuar mekanizmin e ri të hyrjes në trupin e njeriut, ekipi i studiuesve në spitalin universitar, përdori metoda histokimike dhe mikroskopike për të analizuar strukturat e indeve të zemrës tek pacientët që vuanin nga Covid-19, dhe ata që vdiqën nga kjo sëmundje.

Ata gjetën prova se virusi mund të zbulohet drejtpërdrejt në qelizat e muskujve të zemrës. “Vëzhgimet tona tregojnë se virusi ushtron presion në muskulin e zemrës, e sulmon dhe dobëson forcën kontraktuese, pra funksionin pompues të zemrës”– thotë Hamdani.

Por si depërton ky virus në zemër? Cilat mekanizma e lehtësojnë atë? Ekipi i studiuesve tregoi se një mekanizëm i mundshëm i mosfunksionimit të qelizave të muskujve të zemrës tek pacientët me SARS-Cov-2, është aktivizimi i disa enzimave që i degradojnë proteinat. Ekipi zbuloi një rritje të të ashtuquajturit aktivitet proteolitik. Kjo sugjeron se SARS-Cov-2 hyn në qeliza si rezultat i aktivizimit të proteinës së jashtme të koronavirusit nga enzimat përgjegjëse për degradimin e proteinave. Ndërkohë, grupi i Hamdan vëzhgoi proteinat që janë përgjegjëse për apoptozën, pra vetëvrasjen qelizore.

Ekipi pa se ndërsa proteinat apoptotike kishin një aktivitet të shtuar, shprehja e tyre u zvogëlua në mënyrë drastike. “Kjo tregon se proteinat ndahen dhe më pas aktivizohet apoptoza. Rezultatet nënkuptojnë se apoptoza kontribuon në përkeqësimin e tkurrjes kardiake që vërehet tek pacientët me SARS-Cov-2”- shpjegon Nazha Hamdani.

Më pas studiuesit nisën të zbulojnë atë që e promovon rritjen e aktivitetit proteolitik dhe apoptozën e miociteve kardiake. Studimi tregoi se stresi oksidativ dhe një mjedis pro-inflamator, shtojnë dëmet e shkaktuara nga SARS-Cov-2. Këtu fokusi ishte tek tëashtuquajturat neutrofile.

Këto të fundit, janë një nga llojet kryesore të qelizave që çlirojnë enzimat proteolitike. Atoluajnë një rol thelbësor gjatë një reagimi inflamator. Ato mobilizohen me shpejtësi nga qarkullimi i gjakut në indin e dëmtuar. Meqë enzimat proteolitike çlirohen më shpesh tekpacientët me SARS-Cov-2, ekipi i Hamdanit analizoi rrugën e sinjalizimit, më konkretisht trafikun e neutrofileve të drejtuar nga interleukina-6.

Studiuesit zbuluan se rrugët e sinjalizimit inflamator tek miocitet kardiake, ishin shumë të rregulluara – pra interleukina-6 ishte në nivele shumë të larta – duke sugjeruar një rol

kyç që kanë qelizat e bardha të gjakut tek Covid-19 dhe patologjitë inflamatore që ebashkëshoqërojnë. Për më tepër, studiuesit zbuluan se virusi përdorën proteinën neuropilin-1 (NRP-1) si një portë hyrëse në qeliza.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    July 6, 2022 at 7:08 am

    Nuk ka viruse. Jane fantazma. Keta marrin qelizat (prsh. ne kete raste qelizat e zemres i mbysin me solucione toksike dhe pastaj thone qe e ka bere gjoja virusi. Ata nuk dine qe solucionet permbajne edhe nanopjeseza toksike qe krijojne poashtu inflamacion (perflakje).

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    July 6, 2022 at 7:09 am

    Do prisja me kenaqesi nje reagim nga komentuesi Phoenix.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    July 6, 2022 at 7:12 am

    Ajo studuesja nuk ia ka haberin per keto gjera. Ka besim qe gjerat si i vijne materialet ne spital per hulumtime nuk jane te sabotuara. Por ato jane te sabotuara. Dhe vete nderhyrja mekanike shkakton demtime dhe perflakje dhe nuk ka kontrolle per keto. Prandaj ky eshte nje mashtrim.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    July 6, 2022 at 7:13 am

    Dhe me teste mashtrim PCR etj. gjoja gjene kete fantazem me emer virus qe latinisht do te thote helm. E shikoni sa te tallur jane njerit nga elita? Mbreti eshte lakuriq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?