Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: STUDIMI: Politikanët jetojnë më gjatë sesa qytetarët e zakonshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > STUDIMI: Politikanët jetojnë më gjatë sesa qytetarët e zakonshëm
Enciklopedi

STUDIMI: Politikanët jetojnë më gjatë sesa qytetarët e zakonshëm

Published: July 8, 2022
Shpërndaje

Politikanët jetojnë më gjatë sesa popullata në përgjithësi. Për ta treguar këtë, në Gazetën Evropiane të Epidemiologjisë është botuar së fundmi një studim i ri, që analizoi se si funksionet specifike të “elitës”, ky hyn edhe klasa politike, ofrojnë avantazhe të rëndësishme sa i përket mbijetesës, dhe për këtë arsye lidhen me një shëndet më të mirë.

Për ta kuptuar këtë, studiuesit nga “Oxford Population Health”, kryen një nga kërkimet më gjithëpërfshirëse në këtë fushë deri më sot, duke shqyrtuar të dhëna nga 11 vende me të ardhura të larta dhe mbi 57.000 politikanë. Rezultati më domethënës? Jetëgjatësia në moshën 45-vjeçare u zbulua të ishte rreth 7 vjet më e lartë për politikanët sesa për pjesën tjetër të popullsisë.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit fillimisht mblodhën informacione nga Australia, Austria, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Zelanda e Re, Zvicra, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, nga viti 1816 (për Francën) deri në vitin 2017, për gjithsej 57.561 politikanë (40.637 tashmë kishin ndërruar jetë), nga të cilët përqindja e grave varionte nga 3 (Francë dhe Shtetet e Bashkuara) në 21 për qind (Gjermani).

- Publicitet -

Më pas studiuesit krahasuan profilin e secilit politikan, bazuar te kombësia, mosha dhe gjinia, me të dhënat kombëtare të vdekshmërisë së popullsisë për atë periudhë kohore, dhe më pas krahasuan numrin e vdekjeve midis politikanëve të regjistruar çdo vit me shkallën e vdekshmërisë së popullsisë në përgjithësi.

Studiuesit llogaritën për çdo 10 vjet rresht diferencën e jetëgjatësisë në moshën 45-vjeçare midis politikanëve dhe popullatës së përgjithshme. Analizat treguan se për gati të gjitha vendet, politikanët kishin norma vdekshmërie të ngjashme me ato të popullsisë së përgjithshme deri në fillimin e shekullit XX.

Që atëherë, dallimet në normat e vdekjeve janë rritur ndjeshëm, gjë që do të thotë se politikanët kanë treguar një avantazh gjithnjë e më të madh mbijetese ndaj popullsisë së përgjithshme. Gjithsesi, kishte një ndryshim në madhësinë e këtij avantazhi midis kombeve. Për shembull, ndërsa në Itali një qytetar kishte një probabilitet 2.2 herë më të madh për të vdekur brenda vitit të ardhshëm në krahasim me një politikan të së njëjtës moshë dhe gjini, në Zelandën e Re kjo shifër ishte vetëm 1.2 herë më e madhe.

Diferenca në jetëgjatësinë në moshën 45-vjeçare midis politikanëve dhe popullsisë së përgjithshme është rritur gjithashtu ndjeshëm gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Aktualisht, hendeku i jetëgjatësisë varion nga rreth 3 vjet në Zvicër në 7 vjet në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse këto rezultate mund të mendohet se janë vetëm rezultat i rrogës më të lartë të politikanëve, që është shumë mbi nivelin mesatar të popullsisë, studiuesit sugjerojnë se faktorë të tjerë mund të ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre, siç janë ndryshimet në standardet e jetesës apo faktorët e stilit të jetesës (pirja e duhanit dhe dieta). Sepse ndërsa është e vërtetë që pabarazia e të ardhurave nisi të rritet në vitet 1980, pabarazia e jetëgjatësisë filloi të zgjerohej shumë më herët, që para viteve 1940./Wired.it-CNA.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?