Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Stuhia e rërës mbulon qiellin në Tiranë, masat që duhen marrë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Stuhia e rërës mbulon qiellin në Tiranë, masat që duhen marrë
KronikeLajmi i fundit

Stuhia e rërës mbulon qiellin në Tiranë, masat që duhen marrë

Published: March 27, 2024
Shpërndaje

Ditën e sotme pjesa më e madhe e zonës perëndimore të vendit tonë u përfshi nga stuhia e rërës me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.

Stuhia e rërës solli edhe masa të ngrohta të temperaturave.

“Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e masave të ngrohta me origjinë nga veri i Afrikës dhe sjellin me vete edhe pluhurin e Saharasë. Është një fenomen që vendi ynë është prekur disa herë. Është pothuajse gjithë Mesdheu i prekur, duke përjashtuar gadishullin Iberik, pjesa tjetër Europa qendrore, shkon deri në Holandë, Rumani, sipërfaqja që preket.

- Publicitet -

Përqendrimi gjatë ditës së sotme ka qenë më i lartë i grimcave të pluhurit në ajër dhe kjo e ka bërë shqetësuese për qytetarët pasi është e dëmshme për rrugët e frymëmarrjes, sjell problematika sa i përket shikimit horizontal dhe vertikal, si për transportin rrugor dhe atë ajror. Është e gjithë pjesa e perëndimore e vendit e prekur me përqendrim më të lartë të grimcave të pluhurit”, deklaroi specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni.

Pluhuri më i dendur kaploi më shumë zonën e Lezhës i shkaktuar relievi gjeografik.

Në këtë periudhë, pluhuri ka ndjekur një rritje të dukshme, njëkohësisht me temperaturat më të larta të zakonshme të njohura si “zagushi” ose “situata mbytëse” me ajër të ngrohtë. Sot, termometri ka shënuar deri në 26 gradë Celsius. Ky fenomen pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, me temperatura që pritet të shkojnë me mbi 20 gradë deri në të enjten, sipas vlerësimeve të ekspertëve.

Çfarë është pluhuri Saharian dhe dëmet te shëndeti

Pluhuri Saharan e ka origjinën në shkretëtirën e Saharasë në Afrikën Veriore dhe përbëhet nga grimca që mund të fryjnë për mijëra milje.

Stuhitë dhe ciklonet mund të prodhojnë erëra me shpejtësi të lartë që ngrenë pluhurin dhe e transportojnë atë mijëra milje nëpër ajër. Pluhuri mund të udhëtojë anembanë globit në pjesë të Evropës, Amerikës së Jugut, Amerikës Qendrore, Karaibeve dhe Shteteve të Bashkuara.

Shpesh herë krijon edhe fenomenin e “borës së kuqe” një përzjerje e grimcave të pluhurit dhe borës së bardhë.

Pluhuri i Saharasë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Grimcat mund të kalojnë në rrugët e frymëmarrjes dhe të hyjnë në mushkëri deri në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar potencialisht sulme astme tek njerëzit që kanë astmë dhe duke përkeqësuar gjendje të tjera të frymëmarrjes.

Pluhuri i Saharasë është lidhur me shqetësimet e astmës, sëmundjet kronike obstruktive pulmonare dhe Infeksionet respiratorë, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kur nivelet e pluhurit Saharanë janë të larta, këshillohet të merren disa hapa për të kufizuar sasinë e ajrit që thithet: Kalimi më shumë kohë në ambiente të mbyllura, ku nivelet e ndotjes nga pluhuri saharian janë zakonisht më të ulëta; zgjedhja e aktiviteteve më të lehta në natyrë (si ecja në vend të vrapimit) në mënyrë që të mos merret frymë me vështirësi.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?