Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndërtimet, UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndërtimet, UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore
AktualitetKronike

Ndërtimet, UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

Published: July 28, 2026
Shpërndaje

Rajoni i Ohrit, që përfshin Liqenin e Ohrit dhe zonat e mbrojtura përreth tij në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, shmangu edhe këtë herë përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, por Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s vlerësoi se kërcënimet mbeten serioze dhe u dha dy shteteve pesë vite për të zbatuar rekomandimet.

Sipas UNESCO-s, ndërtimet pa leje, urbanizimi i pakontrolluar, dëmtimi i vijës bregliqenore, menaxhimi i pamjaftueshëm i ujërave të zeza dhe mbrojtja e pamjaftueshme e ekosistemit mbeten kërcënimet kryesore për Rajonin e Ohrit.

Arian Merolli, ekspert i mjedisit dhe i trashëgimisë botërore, shpjegoi për Amfora.al se afati i ri nuk duhet interpretuar si shenjë se rreziku ka kaluar.

- Publicitet -

“Për mua personalisht ky nuk është një vendim shpresëdhënës. Që nga viti 2020 kam ndjekur procesin dhe kam parë se një pjesë e institucioneve përgjegjëse nuk kishin informacion për strategjinë dhe planin e rehabilitimit”, tha ai.

Sipas tij, strategjia e miratuar nga të dy shtetet duhej të shoqërohej me një plan të detajuar zbatimi, me afate dhe përgjegjësi të qarta për çdo masë që synon mbrojtjen e liqenit.

Vendimi u mor në sesionin e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të zhvilluar në Busan të Koresë së Jugut, ku 16 nga 21 shtetet anëtare votuan pro. Krahas shtyrjes së vendimit për përfshirjen e rajonit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, UNESCO kërkon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të përshpejtojnë zbatimin e rekomandimeve, duke përfshirë heqjen e ndërtimeve pa leje, përshtatjen e planeve urbanistike me standardet e organizatës dhe hartimin e vlerësimeve strategjike të ndikimit në mjedis.

UNESCO kërkon gjithashtu që autoritetet, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, të përshpejtojnë vlerësimin e ndikimit të ndërtimeve pa leje mbi vlerën universale të rajonit dhe kur është e nevojshme, t’i shembin ato. Po ashtu rekomandohet që të mos miratohen plane të reja urbanistike apo zhvillimore derisa të përfundojnë vlerësimet strategjike mjedisore.

Sipas raporteve të auditimit, Komuna e Ohrit nuk ka miratuar plane urbanistike për 20 vendbanime, ndërsa nuk janë marrë masa për prishjen e 4847 ndërtimeve pa leje, megjithëse gjatë viteve 2019-2024 janë nxjerrë 456 vendime përfundimtare. Në zonat e mbrojtura janë evidentuar gjithashtu ndërtime dhe struktura të ngritura pa leje.

Merolli thotë se pikërisht mungesa e zbatimit të masave e bën të pasigurt përmbushjen e detyrimeve të reja.

“Jam skeptik se sa reale do të jetë gatishmëria e dy shteteve për të zbatuar këto detyrime. Nëse nuk respektohen angazhimet që burojnë nga Konventa e Trashëgimisë Botërore, rajoni rrezikon të humbasë statusin e tij si pasuri botërore”, u shpreh ai.

Përveç ndërtimeve pa leje, vendimi i UNESCO-s kërkon edhe shqyrtimin e alternativave për ndërtimin e Korridorit 8 dhe vlerësimin e ndikimit që projektet infrastrukturore mund të kenë mbi zonën e mbrojtur.

Eksperti ngre shqetësime edhe për mënyrën se si raportohet progresi në zbatimin e rekomandimeve.

“Raportet vjetore nuk pasqyrojnë realitetin në terren dhe nuk trajtojnë në mënyrë profesionale rekomandimet e UNESCO-s apo mënyrën se si duhet të zgjidhen problemet”, tha Merolli.

Paralajmërimet për Rajonin e Ohrit nuk janë të reja. Prej vitesh UNESCO, ekspertët e trashëgimisë dhe organizatat mjedisore kanë ngritur shqetësime për zhvillimin e pakontrolluar, ndërtimet pa leje dhe mungesën e masave efektive për mbrojtjen e ekosistemit.

Në vitin 2023, gjatë një “workshop”-i në Pogradec me gazetarë investigativë, ekspertët paralajmëruan se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po hasnin vështirësi në zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s dhe se pa ndërhyrje konkrete, rajoni rrezikonte të përfshihej në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Një tjetër sinjal alarmi erdhi në fund të vitit 2024, kur raporti i Misionit Reaktiv të Monitorimit të UNESCO-s arriti në përfundimin se keqmenaxhimi dhe mungesa e veprimeve konkrete nga të dy qeveritë po shkaktonin degradim të vazhdueshëm të ekosistemit dhe po rrezikonin humbjen e statusit të Rajonit të Ohrit si Trashëgimi Botërore.

Ekspertët kanë ngritur shqetësime edhe për zhvillimet urbane pranë zonave arkeologjike, duke argumentuar se ndërtimi i objekteve moderne rrezikon të dëmtojë një territor ku janë zbuluar gjurmë të vendbanimeve rreth 8500-vjeçare, të konsideruara ndër më të hershmet në Evropë.

Edhe organizatat mjedisore dhe shoqëria civile kanë paralajmëruar prej vitesh se rekomandimet e UNESCO-s nuk po zbatohen me ritmin e kërkuar. Së fundmi, ato kanë denoncuar uzurpimin e disa plazheve në bregun e Liqenit të Ohrit nga koncesionarë, duke akuzuar komunat dhe inspektoratet për mungesë ndërhyrjeje. UNESCO ka përsëritur vazhdimisht kërkesat për ndalimin e urbanizimit të pakontrolluar, eliminimin e ndërtimeve pa leje, mbrojtjen e vijës bregliqenore, përmirësimin e trajtimit të ujërave të ndotura, ruajtjen e Kënetës së Studençishtës dhe forcimin e koordinimit mes institucioneve të dy vendeve.

Liqeni i Ohrit konsiderohet një nga tre liqenet më të vjetër në botë, me një histori gjeologjike që daton rreth katër milionë vite më parë. Me një thellësi maksimale prej 285 metrash, ai është liqeni më i thellë në Ballkan dhe një nga rezervat më të rëndësishme të biodiversitetit në Evropë, ku jetojnë mbi 200 specie, shumë prej tyre endemike, si korani, që gjenden vetëm në këto ujëra.

Për vlerat e tij të jashtëzakonshme natyrore, pjesa maqedonase e rajonit u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1979, ndërsa statusi u zgjerua në vitin 1980 edhe për trashëgiminë kulturore. Në korrik të vitit 2019, UNESCO e zgjeroi këtë status edhe në pjesën shqiptare të Rajonit të Ohrit, duke e njohur liqenin si një trashëgimi të përbashkët botërore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. / amfora.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Vl says:
    July 28, 2026 at 2:18 pm

    Nga ana jon e kini te sigurt qe do zbatohen te gjitha Hahaha Hahaha

    Reply
  • Detari says:
    July 28, 2026 at 2:41 pm

    I morem ne qafe fqinjet, nga ana tyre bie ere Evrope, nga ana jone bie ere fekale, plera, beton e ndertesa te shpifura si lagje jevge.

    Kjo verteton se shkiptaret sjane autokton, nuk pershtaten me natyren dhe kulturen vendase.

    Reply
  • Vurko says:
    July 28, 2026 at 4:04 pm

    KOMENT I FSHIRË PËR ARSYE ETIKE NGA MODERATORI

    Reply
  • Pogradecari says:
    July 28, 2026 at 8:16 pm

    Na dhanë 5 vite afat jo sepse kemi bërë punë të mirë, por sepse UNESCO po na jep shansin e fundit para se të na vërë vulën e turpit! 4800 ndërtime pa leje në Ohër e me dhjetëra plazhe të uzurpuara me beton në Pogradec. Liqeni 4 milionë vjeçar që ka mbijetuar ujërat e historisë po mbytet sot nga ujërat e zeza dhe betonierët e politikanëve tanë. Turp

    Reply
  • Koran koran says:
    July 28, 2026 at 8:16 pm

    E njohim mirë këtë avaz. Tani për 4 vite e gjysmë nuk do të lëvizë asnjë tullë, e kur të vijë muaji i fundit para kontrollit të radhës në 2031-ën, do të dërgojnë dy fadroma sa për të prishur ndonjë kasolle peshkatarësh për media. Raportet vjetore që dërgojnë në UNESCO plotësohen me ‘copy-paste’ nga zyrtarët që s’kanë parë kurrë liqen me sy

    Reply
  • Banor says:
    July 28, 2026 at 8:17 pm

    Të gjithë duam ta mbrojmë liqenin, por nuk mund ta kthejmë zonën në muze e të jetojmë me ajër. Zhvillimi dhe turizmi kërkojnë infrastrukturë. Problemi nuk është ndërtimi, por ndërtimi pa kriter e pa impiante të ujërave të zeza. Në vend që të bllokohet çdo projekt apo të rrezikohet Korridori 8, shteti të vërë dorë e të bashkëpunojë me biznesin për standarde ekologjike

    Reply
  • Lini says:
    July 28, 2026 at 8:17 pm

    Deklaratat e ekspertit Arian Merolli godasin fiks në shenjë: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kampione bote për hartimin e strategjive në letër dhe dështim total në zbatimin e tyre në terren. Kemi 8500 vjet histori qytetërimi buzë liqenit dhe po e shkatërrojmë brenda një gjysmë shekulli për pak fitime afatshkurtra lokale

    Reply
  • ahnet says:
    July 28, 2026 at 8:18 pm

    Shikoni shifrat me kujdes! Në Maqedoninë e Veriut janë 4847 ndërtime pa leje vetëm në një komunë, kurse gishtin na e tregojnë të dyve njësoj. Shqipëria e ka mbrojtur pjesën e saj shumë më mirë që nga zgjerimi i statusit në 2019. Të zgjidhin njëherë çështjen e Kënetës së Studençishtës dhe ndërtimet në Ohër e Strugë, pastaj të na bëjnë leksione

    Reply
  • ??? says:
    July 28, 2026 at 8:18 pm

    Korani në liqen kur dëgjoi që u dhanë edhe 5 vite afat: ‘O djem, bëni valixhet gati se deri në 2031-shin këtu do kemi kompleks me vila dhe pishinë sipër ujit!’. UNESCO voton në Koresë të Jugut për liqenin tonë, ndërsa zyrtarët tanë votat i marrin nga pronarët e restoranteve që kanë hedhur betonin mbi gardhin e ujit. Ndihmoftë Zoti koranin!

    Reply
  • . says:
    July 28, 2026 at 8:19 pm

    Konferenca në Busan, workshop-e në Pogradec, raporte monitorimi, komisione ndërshtetërore… me mijëra euro të shpenzuara për udhëtime e hotele me 5 yje për zyrtarët, ndërsa derdhja e ujërave të ndotura vazhdon çdo ditë në liqen. Mjaft me fjalë e raporte vjetore, çoni fadromat dhe zbatoni ligjin

    Reply
  • Bardhi says:
    July 28, 2026 at 8:19 pm

    Vendimi i UNESCO-s tregon se dy vendet tona kanë marrë besimin e bashkësisë ndërkombëtare për të vijuar punën. Janë bërë hapa gjigandë në menaxhimin e përbashkët të rajonit dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Me mbështetjen e BE-së dhe investimet e reja në infrastrukturën e ujërave, brenda këtij afati 5-vjeçar Rajoni i Ohrit do jetë shembull model i turizmit të qëndrueshëm

    Reply
  • H2 says:
    July 28, 2026 at 8:20 pm

    Sic fali Zogu Ohrin, po fal sot Ramiu Sazanin

    Reply
  • demo says:
    July 29, 2026 at 5:06 am

    Te bllokohet cdo projekt tulla,llac,beton ne brigjet e Liqenit.Liqeni duhet te mbetet Muze.Asnje Projekt Zhvillimor ne Natyren shqiptare,sepse zhvillim nuk sjell Harbuti,fshatari,Hajduti barbari i babezitur Edi Rama,.Joooo,Zhvillimin e sjellin Qytetaret me kulture,Arkitekte si Petraq Kolevica,qe e trajtojne bregun e Liqenit si nje mozaik te loashte,qe nuk mund te goditet me kazem guri.Harbutet,Barbaret,Hajdutet si Edi Rama,te mbledhin betonjerat dhe te shporren nga Perlat e Natyres shqiptare.
    Nuk eshte e tyre,.O kafsheee! Kush te thote piktor ty o kafshe e babezitur,u mbyte ne Liqen.

    Reply
    • Dashi says:
      July 29, 2026 at 8:10 am

      E lexuat urdhrin që dha demua ? Tani shpëtuam , s’ka më ndërtime në Pogradec . O Zot , kur do të shpëtojë Shqipëria nga këta pleq , që i ka mbetur ora në vitet ’80 -të ? Madje demua ka edhe një orë tjetër , që i ka mbetur qysh në kohën Zogut , kur morri tapitë . Unë atë zonë e njof , sepse kaloj disa herë në vit kur vij në Shqipëri e shkoj për në Korçë . Rruga buzë liqenit që fillon sapo zbret Qafën e Thanës e deri në Pogradec, ka qënë rruga më e abuzuar e më e shkatërruar që mund të mendohet , në kohën e Saliut . Aty nuk dukej Liqen nga zaptimet ,ndërtimet , abuzimet e shkatërrimet . Buzë liqenit kishte vetëm hotele , restorante provizore, çadra plazhi abuzive e zhezlongë të shpërndarë pa kriter . Rruga nacionale e ngushtuar sa me zor këmbeheshin makinat . Të gjithë këta hajdutë ” pronarë” , ishin malokë të zbritur nga Mokra e Moglica , kush e kush të rrëmbente më shumë terren .Me urdhër të Rames personalisht , para 7 vjetësh , hynë ruspat dhe rrafshuan gjithçka abuzive , asnjë ndërtim nuk ka buzë liqenit , sot është gjithçka e liruar , përveç ndonjë resorti turistik të ndërtuar mbi rrugën nacionale si kudo në botë . U ndërtua rruga Lin- Pograde e zgjeruar dhe me shëtitore e rrugë biçikletash . Shumkush e quan rrugën më të bukur e më të kompletuar në Shqipëri . Po si ka mundësi more antishqiptarë , që , pa qënë kurrë në ato vise shkruani një mijë e një maskaralliqe duke sharë e denigruar Shqipërinë ? Në muajin prill të këtij viti , kaluam për kuriozitet në anën tjetër të liqenit në Ohër të Maqedonisë . Aty pamë rrugën e Pogradecit siç ishte para ndërtimit , një xhallamahi buzë liqenit , aq sa filluam të talleshin me një shokun tonë , shqiptar me origjinë maqedonase nga Struga , i cili e pranonte me kënaqësi ndryshimin pozitiv të Pogradecit dhe rrëmujën pa kokë e këmbë të buzëliqenit në Oher . Kjo është arsyeja , që kërcënohet liqeni i Ohrit nga UNESKO . Sot në Pogradec , më thotë një kushëri i imi që po pushon aty , duhet të kesh miq që të gjesh një krevat për të fjetur . Ky është Pogradeci dhe liqeni i Pogradecit

      Reply
  • Phoenix says:
    July 29, 2026 at 5:52 am

    Ai Liqen eshte aty miliona vite. Nuk kishte nevoje per UNESCO e pordhe me rigon qe te jete ai qe eshte dhe sot. E kam thene dhe e them prape. Teoria e zonave te mbrojtura eshte thjesht preteksti qe te limitoj aksesin e njerezve, ti bej ato te pabanueshme deri sa ne fund te grabiten nga mafia Financiare e te kthehen ne rezervate te tyre private. Ne fund te fundit, kjo kaste kriminale Globale ka dhe nje axhende shpopullimi si prioritet. Nguleni mire ne kaptine kete.

    Reply
  • 3D says:
    July 29, 2026 at 7:17 am

    Ato që të huajtë dhe arkitektura e tyre kishin ndërtu kanibalistët shqiptarë janë duke shkatërru

    Reply
  • Dashi says:
    July 29, 2026 at 8:12 am

    E lexuat urdhrin që dha demua ? Tani shpëtuam , s’ka më ndërtime në Pogradec . O Zot , kur do të shpëtojë Shqipëria nga këta pleq , që i ka mbetur ora në vitet ’80 -të ? Madje demua ka edhe një orë tjetër , që i ka mbetur qysh në kohën Zogut , kur morri tapitë . Unë atë zonë e njof , sepse kaloj disa herë në vit kur vij në Shqipëri e shkoj për në Korçë . Rruga buzë liqenit që fillon sapo zbret Qafën e Thanës e deri në Pogradec, ka qënë rruga më e abuzuar e më e shkatërruar që mund të mendohet , në kohën e Saliut . Aty nuk dukej Liqen nga zaptimet ,ndërtimet , abuzimet e shkatërrimet . Buzë liqenit kishte vetëm hotele , restorante provizore, çadra plazhi abuzive e zhezlongë të shpërndarë pa kriter . Rruga nacionale e ngushtuar sa me zor këmbeheshin makinat . Të gjithë këta hajdutë ” pronarë” , ishin malokë të zbritur nga Mokra e Moglica , kush e kush të rrëmbente më shumë terren .Me urdhër të Rames personalisht , para 7 vjetësh , hynë ruspat dhe rrafshuan gjithçka abuzive , asnjë ndërtim nuk ka buzë liqenit , sot është gjithçka e liruar , përveç ndonjë resorti turistik të ndërtuar mbi rrugën nacionale si kudo në botë . U ndërtua rruga Lin- Pograde e zgjeruar dhe me shëtitore e rrugë biçikletash . Shumkush e quan rrugën më të bukur e më të kompletuar në Shqipëri . Po si ka mundësi more antishqiptarë , që , pa qënë kurrë në ato vise shkruani një mijë e një maskaralliqe duke sharë e denigruar Shqipërinë ? Në muajin prill të këtij viti , kaluam për kuriozitet në anën tjetër të liqenit në Ohër të Maqedonisë . Aty pamë rrugën e Pogradecit siç ishte para ndërtimit , një xhallamahi buzë liqenit , aq sa filluam të talleshin me një shokun tonë , shqiptar me origjinë maqedonase nga Struga , i cili e pranonte me kënaqësi ndryshimin pozitiv të Pogradecit dhe rrëmujën pa kokë e këmbë të buzëliqenit në Oher . Kjo është arsyeja , që kërcënohet liqeni i Ohrit nga UNESKO . Sot në Pogradec , më thotë një kushëri i imi që po pushon aty , duhet të kesh miq që të gjesh një krevat për të fjetur . Ky është Pogradeci dhe liqeni i Pogradecit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vrau francezin në Ksamil, arrestohet autori, ishte fshehur në bagazhin e një makine
  • “Menduam se mund të ishte një mision mbi Ballkan, por…”, plani i Brukselit për monitorimin UFO-ve
  • Takimi i Kushner me Netanjahun, Izraeli kundërshton planet e “Këshillit të Paqes” për Rripin e Gazës
  • BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat, kapacitetet e FSDKSH mes pengesave të reformës
  • Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar, vetëm 2 mijë të rregullta

Komentet e Fundit

  1. M on Tkurrja e Bujqësisë
  2. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  3. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  4. Aidin Rrokaj on VIDEO: Diaspora mbush plot bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e 77-të të protestës
  5. Daku on ​Ndahet nga jeta veterani i fundit i njësisë elitare që u përball me Rommelin në Luftën II Botërore

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?