Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Stuhia goditi veriun e Europës, shkon në katër numri i viktimave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Stuhia goditi veriun e Europës, shkon në katër numri i viktimave
BoteLajmi i fundit

Stuhia goditi veriun e Europës, shkon në katër numri i viktimave

Published: October 21, 2023
Shpërndaje

Një stuhi e fuqishme ka goditur Britaninë e Madhe, Gjermaninë veriore dhe jugun e Skandinavisë për të tretën ditë me radhë, me erëra të fuqishme, shira të dendur dhe stuhi që shkaktuan përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike, evakuime dhe ndërprerje të fluturimeve, shërbimit hekurudhor dhe linjave të trageteve.

Që nga e enjtja, të paktën katër persona kanë vdekur nga stuhia, e pagëzuar nga Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar me emrin “Babet”. Viktima e fundit ishte një grua 33-vjeçare, e cila u vra kur një pemë ra mbi makinën e saj në ishullin e tretë më të madh të Gjermanisë, Fehmarn. Tre vdekje të lidhura me stuhinë u raportuan dhe në Angli e Skoci.

Mekanizmat mbrojtës kundër përmbytjeve nuk arritën të frenonin dot vërshimin e furishëm të ujrave në Danimarkë e Gjermani.  Në Flensburg, një qytet gjerman në jug të kufirit me Danimarkën, uji shkoi në 2 metra mbi nivelin më të lartë të regjistruar brenda një shekulli. Energjia elektrike u ndërpre në pjesët e përmbytura të qytetit për arsye sigurie.

- Publicitet -

Linjat e trageteve dhe shërbimi hekurudhor u pezulluan përkohësisht jo vetëm në zonat gjermane e daneze të prekura nga moti i keq, por edhe në Suedinë jugore. Aeroporti i Kopenhagenit anuloi 142 fluturime, ndërsa në Skoci, parashikohen të bien gjatë ditës plot 100 milimetra shi. Disa qytete mbeten nën alarmin e kuq të motit, niveli më i lartë ky që do të thotë se ekziston rreziku për jetën.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: “Vetëmashtrim dhe viktimë lajkash”: Pritja pompoze e liderit kinez, kritika në Uashington
  • Kur populli e bojkoton shkrimtarin, para se shkrimtari të bojkotojë popullin
  • Muçi ka shënuar golin e dytë në përballjen e kuqezinjve me Bjellorusinë
  • Vrau të shoqen dhe u braktis nga familja, vetëvritet në burg Agron Llapushi
  • Kur Kryeministri flet për “4 miliardë euro investim”

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on “Do shihemi së shpejti”, Saimir Tahiri thyen heshtjen pas 3 vitesh, çfarë pritet të rrëfejë?
  2. nastradini on Nё Hagё gjykohet Europa
  3. Hale me sistem vetëpastrimi... on E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  4. Hale me sistem vetëpastrimi... on E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  5. Aldrin on Nё Hagё gjykohet Europa

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?