Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulm kibernetik edhe ndaj NATO-s: Shiten dokumentet sekrete të aleancës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulm kibernetik edhe ndaj NATO-s: Shiten dokumentet sekrete të aleancës
AktualitetBote

Sulm kibernetik edhe ndaj NATO-s: Shiten dokumentet sekrete të aleancës

Published: September 14, 2022
Shpërndaje

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Portugalisë ka nisur me urgjencë hetimet mbi një sulm kibernetik ndaj Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të saj, përmes të cilit dokumentet e klasifikuara të NATO-s janë tërhequr e janë nxjerrë në shitje në ‘rrjetin e errët’.

“Konfirmojmë se ka nisur një hetim. Ai drejtohet nga zyra e prokurorit publik të Departamentit Qendror të Hetimit dhe Prokurorisë (DCIAP)”, pohuan burime këtij institucioni. Sipas gazetës portugeze Diário de Notícias, qeveria u informua për situatën javën e kaluar nga shërbimet amerikane të inteligjencës përmes ambasadës së SHBA-së në Lisbonë, edhe pse besohet te kete pasur nje komunikim te drejtperdrejt edhe me kryeministrin António Costa në muajin gusht.

E njëjta gazetë thotë se rasti konsiderohet “jashtëzakonisht serioz” ; ekspertët kibernetikë amerikanë sipas saj, kanë zbuluar se në rrjetin e errët “dark web”, janë hedhur për shitje me qindra dokumente të dërguara nga NATO në Portugali, të klasifikuara si konfidenciale.

Ministria e Mbrojtjes pohoi se tashmë po heton “të gjitha shenjat e një shkeljeje të mundshme të sigurisë kompjuterike”, por sipas saj “ndjeshmëria” e procedurave nënkupton se komentet e mëtejshme në këtë pikë, nuk janë të përshtatshme. Ajo sqaroi ndërkohë se hetimet po mbikqyren nga Zyra e Sigurisë Kombëtare, “me të cilën Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura jane duke punuar në koordinim të ngushtë”.

Një ndër funksionet e Zyrës së Sigurisë Kombëtare është të “garantojë sigurinë e informacionit të klasifikuar brenda kornizës kombëtare dhe organizatave ndërkombëtare në të cilat Portugalia është palë” si dhe të ushtrojë “funksionin e autoritetit të akreditimit për personat fizikë ose juridikë për hyrjen dhe trajtimin e informacionit të klasifikuar.

j.l./ dita

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 14 tetor 2026
  • 19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?