Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulme të tjera ajrore izraelite në Gaza dhe Liban
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulme të tjera ajrore izraelite në Gaza dhe Liban
AktualitetBote

Sulme të tjera ajrore izraelite në Gaza dhe Liban

Published: October 23, 2023
Shpërndaje

Ushtria izraelite kreu sulme ajrore të hënën në Rripin e Gazës, ndërsa ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian po takohen në Luksemburg për të diskutuar thirrjet për një armëpushim humanitar. Avionët izraelitë goditën gjithashtu objektiva të shumta të Hezbollahut në Liban, duke përfshirë celulat, që ushtria tha se po përgatiteshin të lëshonin raketa drejt Izraelit. Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, u tha gazetarëve se beson që nevojitet një pushim humanitar, për të lejuar arritjen e ndihmave tek njerëzit në Gaza.

Komentet e tij u bënë një ditë pasi një autokolonë e dytë me ndihma u lejua të kalonte nga vendkalimi kufitar Rafah në Gaza.

“Ditën e parë, 20 kamionë u lejuan të hynin”, tha zoti Borrell. “Dje ishin rreth 20 të tjerë. Por në kohë normale, pa luftë, 100 kamionë hyjnë në Gaza çdo ditë. Pra, është e qartë se 20 nuk mjaftojnë”, tha ai. Izraeli ka kryer për më shumë se dy javë goditje në Gaza në përgjigje të sulmit të 7 tetorit nga militantët e Hamasit që vranë 1400 njerëz.

- Publicitet -

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 1.4 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe se ka mungesë kritike të ujit, ushqimit, karburantit dhe ilaçeve në Gaza. Zoti Borrell tha gjithashtu se përpjekjet drejt shtensionimit duhet të përfshijnë ndalimin e sulmeve me raketa të Hamasit nga Gaza dhe lirimin e pengjeve që po mbahen nga grupi militant. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha të dielën se numri i të vdekurve në Gaza kishte arritur në të paktën 4,651 persona, me 14,254 të tjerë të plagosur. Zyrtarët izraelitë janë zotuar të vazhdojnë operacionet derisa Hamasi të mos ketë më aftësi për të sulmuar.

Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë, diskutuan të dielën për luftën Izrael-Hamas gjatë një bisede telefonike të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden. Në një deklaratë të përbashkët, ata theksuan mbështetjen e tyre për Izraelin dhe të drejtën e tij për t’u mbrojtur, por gjithashtu i kërkuan atij t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të mbrojë civilët. Ata mirëpritën lirimin e dy pengjeve dhe bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të tjerë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken, thanë të dielën se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për mundësinë e zgjerimit të luftës në Lindjen e Mesme.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Greqia merr pamjen e “Ferrit”, zjarre masive në ishujt helenë
  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Komentet e Fundit

  1. nastradini on A do arrestohet Balluku
  2. Supaxhiu 300 evro on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Zhorzho on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  4. Xen Bolja on A do arrestohet Balluku
  5. Arbeni on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?