Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmet kibernetike dhe terrorizmi, SHBA blindon SPAK dhe policinë: 10 mln USD trajnime dhe pajisje speciale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Sulmet kibernetike dhe terrorizmi, SHBA blindon SPAK dhe policinë: 10 mln USD trajnime dhe pajisje speciale
KronikeLajmi i fundit

Sulmet kibernetike dhe terrorizmi, SHBA blindon SPAK dhe policinë: 10 mln USD trajnime dhe pajisje speciale

Published: November 9, 2024
Shpërndaje

Ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi për mediat, bëri me dije se këtë javë, programi i Ndihmës për Antiterrorin (ATA) dhe Ambasada e SHBA në Tiranë përfunduan një sërë takimesh dhe seancash monitorimi me forcat e rendit shqiptare.

Lufta kundër terrorizmit vazhdon të jetë një përparësi në bashkëpunimin midis Policisë së Shtetit, ambasadës amerikane në Tiranë, si dhe institucioneve ligj-zbatuese amerikane.

“Këtë javë, programi i Ndihmës për Antiterrorin (ATA) dhe Ambasada e SHBA në Tiranë përfunduan një sërë takimesh dhe seancash monitorimi me forcat e rendit shqiptar. Gjatë shtatë viteve të fundit, ambasada, përmes ATA, ka ofruar rreth 10 milionë dollarë trajnime dhe pajisje për partnerët tanë për Policinë e Shtetit.

- Publicitet -

Jemi krenarë të dëshmojmë përkushtimin e partnerëve tanë në Policinë e Shtetit, duke reflektuar bashkëpunimin ndër vite për të rritur sigurinë në Shqipëri. Këto sesione, të cilat përfshinin diskutime me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe takime të fokusuara me mbi 20 oficerë të antiterrorit, si dhe 15 të tjerë nga mjekësia ligjore digjitale në SPAK dhe Policia e Shtetit ndanë mendime të vlefshme për kontributet e ATA-së. Ne fituam njohuri për vlerën e trajnimeve, rëndësinë e tyre operacionale dhe integrimin e tyre në kurrikulën e policisë. Historitë e suksesit vunë në dukje përmirësimet e rëndësishme të aftësive në antiterror dhe mbrojtjen kibernetike.

Urime të gjithë të përfshirëve; presim arritje të vazhdueshme dhe rezultate”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana
  • Foto nga arrestimi në Nju-Jork, Maduro thyen heshtjen nga SHBA: Venezuela do të rilindë
  • Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve
  • Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  2. demo on Vjedhja e kryeveprës së Rilindjes nga muzeu siçilian po i lë hetuesit pa fjalë
  3. edi rama - Fjale e Rrene on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. vlonjati on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?