Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmet ruse, centralit bërthamor në Zaporizhia i ngel vetëm një reaktor në funksion
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulmet ruse, centralit bërthamor në Zaporizhia i ngel vetëm një reaktor në funksion
AktualitetBote

Sulmet ruse, centralit bërthamor në Zaporizhia i ngel vetëm një reaktor në funksion

Published: September 5, 2022
Shpërndaje

Enerhoatom, që operon centralin bërthamor ukrainas të Zaporizhias, tha se vetëm një prej gjashtë reaktorëve të centralit është duke operuar, teksa në këtë central gjenden dy inspektorë të Kombeve të Bashkuara.

Luftimet përreth centralit që është më i madhi në Evropë kanë rritur frikën e një fatkeqësie bërthamore. Media shtetërore ruse, TASS, raportoi më 5 shtator se janë dëgjuar tri shpërthime në Enerhodar, qytetit ku gjendet centrali i Zaporizhjës.

“Aktualisht vetëm reaktori i gjashtë vazhdon të jetë në funksion i cili po furnizon me rrymë sistemin e energjisë të Ukrainës dhe plotëson kërkesat e vetë centralit të Zaporizhjës”, tha Enerhoatom përmes një deklarate më 5 shtator.

- Publicitet -

Ky operator shtoi se centrali po operon pavarësisht rreziqeve “nga shkeljet e rregullave për rrezatim dhe të sigurisë nga zjarri”.

Rusia e ka akuzuar Ukrainën se ka tentuar që të marrë me forcë kontrollin e centralit, akuza që janë hedhur poshtë nga Kievi. Ukraina dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë se po dislokon armatim të rëndë në central, duke e ditur mirë se Ukraina nuk do të kryente sulme.

Moska mohon këto akuza, por u ka rezistuar përpjekjeve për të çarmatosur zonën me qëllim që të shmanget rreziku për një katastrofë mjedisore.

Luftimet përreth centralit kanë shtyrë Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të dërgojë javën e kaluar një mision në central. Disa anëtarë të misionit u larguan më 3 shtator, ndërkaq aktualisht dy inspektorë gjenden ende në Zaporizhia për të monitoruar situatën, raportoi TASS duke cituar një ekspert rus që ishte prezent brenda centralit.

Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e shtatë. Lufta ka nxitur rritjen e çmimeve të energjisë dhe ka rritur shqetësimet për furnizime në mbarë botën, teksa Perëndimi po e akuzon Moskën se po përdor gazin dhe naftën si armë. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse u mbyt mega-jahti që i mori jetën miliarderit, vajzës dhe të ftuarve të tyre
  • Gazeta greke shkruan për biznesmenin afër familjes Berisha: Jam i arrestuar politik
  • Anatomi e një rendi të rënë
  • “Çmenduri e pastër”! Ish-kongresmenja pretendon se në Uashington po diskutohet opsioni bërthamor kundër Iranit
  • ​Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e kinematografisë dhe të modës në Francë

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Anatomi e një rendi të rënë
  2. Veri on Anatomi e një rendi të rënë
  3. Bregu Vlorës on Anatomi e një rendi të rënë
  4. X on Anatomi e një rendi të rënë
  5. Peshku qelbet nga koka on Anatomi e një rendi të rënë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?