Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmi dhe viktimat në Rafah, Këshilli i Sigurimit i OKB-së në takim urgjent
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulmi dhe viktimat në Rafah, Këshilli i Sigurimit i OKB-së në takim urgjent
AktualitetBote

Sulmi dhe viktimat në Rafah, Këshilli i Sigurimit i OKB-së në takim urgjent

Published: May 28, 2024
Shpërndaje

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë të martën një takim urgjent, pas sulmeve izraelite që kanë lënë të vrarë dhjetëra persona të zhvendosur në një kamp në Rafah të Gazës. Sulmet e së dielës kanë lënë të vdekur 45 persona, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Sulmi ka nxitur kritika ndërkombëtare. Shumë shtete arabe e kanë quajtur sulmin si “masakër”. Izraeli, në anën tjetër, ka thënë se po kryen hetime për këtë “aksident tragjik”.

“Nuk ka vend të sigurt në Gazë. Ky tmerr duhet të përfundojë”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Shefi i Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare, Martin Griffiths, ka thënë se përshkrimi i sulmit në Gazë si “gabim”, nuk do të thotë asgjë për personat e vrarë, ata që kanë humbur familjarë, dhe ata që po tentojnë të shpëtojnë. Mbledhja e së martës është thirrur prej Algjerisë.

- Publicitet -

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell ka thënë se është “i tmerruar nga lajmi” për sulmin në Gazë, derisa presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se është i “indinjuar”. Zyrtarë prej Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, kanë thënë se Izraeli duhet të marrë çdo masë të mundshme për t’i mbrojtur civilët.

Ushtria izraelite ka thënë se po kryen hetime për rastin. Lufta në Gazë është nxitur prej sulmeve të kryera prej Hamasit në tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 persona dhe duke marrë peng 250 të tjerë. Hamasi është grup palestinez, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Izraeli, më pas, ka nisur fushatë ushtarake në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të Hamasit. Si pasojë e sulmeve hakmarrëse janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë në Gazë, kryesisht civilë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?