Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmi i Iranit dhe dronët e tij misteriozë: Kanë nofta tallëse por…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sulmi i Iranit dhe dronët e tij misteriozë: Kanë nofta tallëse por…
BoteLajmi i fundit

Sulmi i Iranit dhe dronët e tij misteriozë: Kanë nofta tallëse por…

Published: April 14, 2024
Shpërndaje

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin e dronëve të përdorur në sulmin e 13 prillit, sipas mediave shtetërore iraniane, kanë qenë dronët iranainë Shahed-136 dhe Shahed-131.

Këta dronë vetëvrasës janë përdorur prej grupeve militantëve pro Iranit, në Lindje të Mesme. Teherani është akuzuar edhe për dërgimin e tyre në Rusi, që ajo më pas t’i përdorë në luftën në Ukrainë.

A janë dronët efektivë?

- Publicitet -

Dronët vetëvrasës Shahed-136 dhe Shahed-131, janë të lirë, mirëpo efikas, sipas ekspertëve. Për shkak të pajisjeve që përdoren për krijimin e tyre, dhe zhurmës që lëshojnë kur nisin fluturimin, ata njihen me emra tallës si “kositëset e lëndinave” apo “motoçikleta”.

Megjithatë, këta dronë që ngjiten në lartësi të ulëta dhe shkatërrohen kur të prekin cakun, kanë dalë të jenë efektivë si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në atë të çmimit.

“Ata mund të bëjnë gërvishtje kur të nisen”, ka thënë Samuel Bendett prej Qendrës për Analiza Detare, me bazë në Virgjinia.

John Krzyzaniak, hulumtues në Projektin Uiskonsin për Kontrollin e Armëve Bërthamore, ka thënë se dronët iranianë, sikurse Shahed-136, “mund të bëjnë kërdi” nëse lëshohen të shumtë në numër.

Sa larg mund të arrijnë?

Shkalla e tyre operacionale dallon, mirëpo Irani deklaron se dronët Shahed-136 mund të udhëtojnë deri në 2.500 kilometra. Kjo e ka vënë Izraelin, që gjendet rreth 1.000 kilometra larg Iranit, brenda rrezes së sulmit. Ushtria izraelite ka thënë se Irani ka nisur rreth 170 dronë, dhe të gjithë janë rrëzuar. Modeli tjetër më i vogël dhe më i vjetër Shahed-131, vlerësohet se mund të udhëtojë në deri 900 kilometra.

I lansuar më 2021, Shahed-136 mund të fluturojë në shpejtësi maksimale në 185 kilometra në orë, duke e bërë të cenueshëm ndaj vëzhgimit. Edhe pesha që mund të mbajë – rreth 50 kilogramë – e bën më të kufizuar.

A ka Irani dronë të tjerë?

Irani është bërë i njohur së fundi për prodhim të dronëve. Ai prodhon edhe dronët luftarakë më të avancuar, përfshirë Mohajer-6, si dhe Shahed-129 dhe Shahed-191. Jeremy Binnie, specialist i Lindjes së Mesme në fushën e mbrojtjes, e ka përshkruar Shahed-129 si “dronë mbikëqyrjeje dhe sulmi me qëndrueshmëri të gjatë”. Droni Mohajer-6 mund të kryejë sulme në rreze prej 200 kilometash.

Ky dron, sipas Binniet përdoret për “të depërtuar thellë në zonat e mbrojtura mirë”. Më 2022, Irani e ka themeluar një fabrikë dronësh për dronët sulmues Ababil-2 në Taxhikistan, fabrikën e parë të tillë të Teheranit jashtë shtetit.

Kush tjetër përdor dronët iranianë?

Irani është duke përdorur secilën herë e më shumë dronët e vet jashtë kufijve. Ekspertët besojnë se Teherani i ka përdorur ata për operacione të sabotimit, zbulimit dhe sulmit në rajon. Irani i ka furnizuar me dronë edhe rrjetet e veta në Lindje të Mesme, përfshirë grupet militante në Irak, Siri dhe Jemen. Rebelët Huthi në Jemen pretendojnë se kanë lansuar dronë kundër Izraelit në muajt e fundit.

Milicitë pro Iranit në Irak dhe Siri, ndërkohë, kanë lansuar sulme me dronë kundër forcave amerikane. Analistët kanë thënë se dronët i kanë bërë këto grupe më të paparashikueshme. Irani është akuzuar për dërgim të mijëra dronëve Shahed-129 dhe Shahed-191 në Rusi, duke forcuar fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë. Teherani dhe Moska i hedhin poshtë këto supozime.

Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar vazhdimisht Teheranin se e ka furnizuar Rusinë me dronë Shahed-136 për të shkatërruar infrastrukturën civile në Ukrainë. Ka të dhëna që dronët iranianë janë ribrenduar si dronë rusë Geran-2 për t’u përdorur në fushëbetejë. Republika islamike është akuzuar se ia ka shituar dronët luftarakë edhe ushtrisë në Sudan, vend i përfshirë në një luftë civile shkatërruese.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skenë lufte pranë Kryeministrisë, hidhen molotovë dhe ujë, protestuesit i vënë flakën një automjeti
  • VIDEO: Moment paqeje dhe përqafime mes protestuesve dhe policisë në Elbasan
  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
  • VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij

Komentet e Fundit

  1. Detari on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  2. detto tra noi on VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij
  3. Kris Pano on “Duart e huaja”
  4. Aldrin on Tensione në protestën për Muzeun Hebraik në Vlorë, protestuesit tentojnë të hyjnë brenda
  5. Aldrim on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?