Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmi i Izraelit mbi Gaza, vritet një nga komandantët e Hamasit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulmi i Izraelit mbi Gaza, vritet një nga komandantët e Hamasit
AktualitetBote

Sulmi i Izraelit mbi Gaza, vritet një nga komandantët e Hamasit

Published: October 19, 2023
Shpërndaje

Zyrtari për media i Qeverisë në Gaza, ka thënë të enjten se komandanti i Forcave Kombëtare të Sigurisë, të udhëhequra nga Hamasi, gjenerali Jihad Muheisen, është vrarë si pasojë e një sulmi izraelit në shtëpinë e tij në qytetin e Gazës, bashkë me disa familjarë.

Ende nuk dihet sa familjarë të tij janë vrarë në lagjen Sheikh Radwan në veri të qytetit të Gazës. Forca Kombëtare e Sigurisë është një organizatë paramilitare në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamasi, prej vitit 2007.

Ndaras, zyrtarë të Hamasit i kanë thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se anëtarja e këshillit ligjvënës të Hamasit, Jamila al-Shanti është vrarë si pasojë e sulmeve izraelite, të enjten.

- Publicitet -

Ajo është njohur si gruaja e parë e zgjedhur në pozitë politike brenda grupit Hamas, dhe është vejusha e njërit prej themeluesve të lëvizjes islamiste.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 3.785 njerëz janë vrarë si pasojë e bombardimeve të Izraelit.

Izraeli e sulmon Rripin e Gazës, enklavën e mbipopulluar në Detin Mesdhe, prej masakrave të kryera nga luftëtarët e Hamasit në kufirin izraelit dhe në një festival muzikor më 7 tetor, duke i lënë i vrarë mbi 1.400 njerëz, shumica prej tyre civilë izraelitë.

Sipas ushtrisë izraelite, Hamasi i ka edhe 203 pengje izraelite, që i ka dërguar në Gaza, përfshirë shtetas të huaj.

Situata në Gazën me 2 milionë banorë konsiderohet e rëndë.

Ajo gjendet në kufi me Izraelin në veri dhe lindje dhe me Egjiptin në jug.

Furnizimet në Rripin e Gazës janë pakësuar shumë, mirëpo banorët janë duke shpresuar për mundësinë e hapjes së kufijve për ndihma./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?