Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmi me 30 të vrarë në Ukrainë: Kievi i kundërpërgjigjet Moskës, lëshon dhjetra raketa drejt Rusisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulmi me 30 të vrarë në Ukrainë: Kievi i kundërpërgjigjet Moskës, lëshon dhjetra raketa drejt Rusisë
AktualitetBote

Sulmi me 30 të vrarë në Ukrainë: Kievi i kundërpërgjigjet Moskës, lëshon dhjetra raketa drejt Rusisë

Published: December 30, 2023
Shpërndaje

Ukraina i është kundërpërgjigjur bombardimeve ruse ditën e djeshme, i cilësuar si sulmi më i madh raketor që nga fillimi i luftës. Kievi ka lëshuar sot dhjetëra raketa në drejtim të Rusisë, me këtë të fundit që tha se i ka shkatërruar të gjitha raketat dhe dronët e Ukrainës.

Mirëpo si pasojë e sulmeve një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Kievi e ka përshkruar si bombardimin më të madh me raketa të Rusisë deri më tani, më shumë se 160 njerëz u plagosën dhe 30 humbën jetën ndërsa Rusia goditi qytetet anembanë vendit të premten duke përfshirë kryeqytetin Kiev, Odesa, Dnipro, Kharkiv dhe Lviv.

Në një deklaratë të mëvonshme në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ministria ruse e mbrojtjes tha se 32 dronë ishin rrëzuar gjatë natës në rajonet Bryansk, Oryol, Kursk dhe Moskë.

- Publicitet -

Guvernatori i rajonit Bryansk, Alexander Bogomaz, tha se dronët ishin rrëzuar, por askush nuk ishte lënduar. Qyteti Belgorod është 80 kilometra në veri të qytetit ukrainas të Kharkiv, i cili u vu nën zjarr të fortë nga forcat ruse të premten në mëngjes si pjesë e sulmeve me rreze të gjerë.

Të premten në mbrëmje, një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dënoi në mënyrë dërrmuese fushatën e rinovuar të bombardimeve masive të Rusisë në Ukrainë dhe tha se sulmet duhet të ndalen “menjëherë”.

Vendet duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën thanë se goditja e infrastrukturës civile kishte shkelur rregullat ndërkombëtare të luftës.

“Në vend të paqes, Putini zgjodhi të shënojë këtë sezon festash me një numër të paprecedentë sulmesh me dron dhe raketa”, tha përfaqësuesi i SHBA-ve në OKB, John Kelley. Rusia tha se mbrojtja ajrore ukrainase ishte fajtore për shkaktimin e dëmeve në ndërtesat civile.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Indiani hyn për të vjedhur një banesë në Kombinat, arrestohet majë çatisë
  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik

Komentet e Fundit

  1. demo on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?