Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmoi seksualisht disa gra në Britani, arrestohet 34 vjeçari shqiptar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulmoi seksualisht disa gra në Britani, arrestohet 34 vjeçari shqiptar
AktualitetKronike

Sulmoi seksualisht disa gra në Britani, arrestohet 34 vjeçari shqiptar

Published: October 31, 2024
Shpërndaje

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pas disa sulmeve seksuale të përsëritura mbi viktimat e tij.

34 vjeçari Iborjan Fezullahu ka deklaruar se ka kryer 12 vite burgim në Shqipëri pasi kishte qenë i përfshirë në një sherr mes bandave dhe ka arritur në Britani në korrik të këtij viti, ndërsa kishte bërë një kërkesë për azil.

Momentalisht ai nuk kishte një banesë dhe jetojnte në rrugët e vendit.

- Publicitet -

Ibrojan Fezullahu trokiste në shtëpinë e personave në Teesside me pretekstin se kishte nevojë të karikonte celularin e tij.

Ai ka hyrë me dhunë në banesën e viktimës së parë dhe ka filluar ta prekë e ta puthë me zor për gati 30 minuta derisa gruaja është shpëtuar nga bashkëshorti i saj.

Ai ishte në djeni se rasti i tij ishte dërguar në polici pasi është thirrur nga Gjykata e Teesside teksa dëgjonte një përkthyes shqiptar në një lidhje online të transmetonte çështjen e tij, raportojnë mediat britanike. Në gjykatë thuhej se ai kishte parë gruan teksa merrte një porosi tek dera e shtëpisë dhe më pas i ka kërkuar asaj në mënyrë agresive që të futej brenda për të karikuar telefonin e tij.

“Ai i hodhi dorën në qafë filloi ta puthte dhe ta prekte në zona intime. Ajo tentoi ta shtynte dhe ta largonte ndërsa ai e tërhoqi me dhunë drejt vetes”, thuhej në gjykatë.

Rasti i tjetër ka ndodhur po në Teesside teksa ka trokitur në një tjetër banesë dhe i ka kërkuar një tjetër gruaje të futet brenda për të karikuar telefonin e tij. Ai ka komunikuar me viktimën e dytë me google translate duke i thënë asaj se ishte i ri në Angli, nuk kishte një shtëpi dhe flinte keq gjatë netëve.

Ai është lejuar të hyjë brenda dhe ka filluar t’i afrohet viktimës. Ajo ka reaguar menjëherë teksa ka shkuar në katin e dytë të banesës për të thirrur bashkëshortin e saj.

Iborjan Fezollahu është identifikuar menjëherë pas këtij rasti nga kamerat e sigurisë në vend të sekuestruara nga policia e Cleveland. Ai u arrestua nga forcat e policisë nën akuzën e dy sulmeve seksuale.

Në gjykatë, Fezullahu ka thënë se në Shqipëri i kërcënohet jeta dhe për këtë arsyje ka kërkuar azil në Britaninë e Madhe. Gjithashtu avokatja mbrojtëse, Kelleigh Lodge, ka thënë se i pandehuri vuan nga çregullime të stresit post-traumatik për shkak të ngjarjes që është burgosur në Shqipëri.

Gjyqtarja Deborah Sherwin ka deklaruar se autori e ka sulmuar në mënyrë të përsëritur viktimën e tij të parë. Fezullahu e ka pranuar fajsinë e tij duke pohuar se i ka prekur por nuk ka kryer marrëdhënie me to.

“Po i kam prekur në zona intime por vetëm kaq. Ju lutem më ndihmoni, vuaj nga ankthi”, ka thënë ai.

Iborjan Fezullahu është dënuar me 30 ditë nga autoritetet angleze ndërsa akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë me shqiptarin pasi të kryejë dënimin e tij.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Teatri me gogolin, apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që vazhdojnë mbështesin Ramën nga frika se “vjen Saliu”
  • Të ndjekur nga policia, të rinjtë protestues futen në një lokal, sigurimi i strehon dhe refuzon hyrjen e policisë
  • Por ai nuk dëgjon. Jo se e kanë lënë veshët. Por se asnjëherë nuk ka ditur dhe as ka dashur…
  • VIDEO: “Unë do iki kur ta vendos unë”, videoja e Ramës që po qarkullon në faqet online që mbështesin protestën
  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  2. Qerratai on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  3. Delina Fico on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  4. e agasi on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. prehistoriku on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?