Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Sundimi i ligjit”, 4 të arrestuar në Durrës, një prej tyre i lidhur me aferën e inceneratorëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Sundimi i ligjit”, 4 të arrestuar në Durrës, një prej tyre i lidhur me aferën e inceneratorëve
AktualitetKronike

“Sundimi i ligjit”, 4 të arrestuar në Durrës, një prej tyre i lidhur me aferën e inceneratorëve

Published: November 15, 2023
Shpërndaje

Në vijim të operacionit policor “Sundimi i ligjit” policia e Durrësit bën me dije se ka vënë në pranga katër shtetasi:Erindi Prela, Ermir Jaku Dritan Mega dhe Regan Merdani.

Një prej të arrestuarve Regan Merdani, është një emër i njohur për institucionet ligjzbatuese sa i takon aferës së inceneratorëve.

Ai është dënuar me  4 vite e 6 muaj burg me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.  Regan Merdani ishte pjesë e një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i solli shtetit rreth 5 milionë euro dëm dhe që çoi në burg 8 persona.

- Publicitet -

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, i cili ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.

Ndalohen 4 shtetas të kërkuar për vepra të ndryshme penale:

-Një 32-vjeçar i dënuar me 3 vjet burgim, për mashtrim lidhur me TVSh-në.

– Një 38-vjeçar që i vodhi para 2 ditësh, automjetin tip “BMË”, një shtetasi italian, në Durrës. Ndalimi i 38-vjeçarit dhe gjetja e automjetit të vjedhur, u bënë në fshatin Manati, Lezhë, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet komisariateve të të dy qarqeve.

-Një shtetas, për përndjekje dhe një shtetas me masë sigurie, për dhunë në familje.

Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve të tjera procedurale të kryera me intensitet, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u vunë në pranga shtetasit:

-Regan Merdani, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili u lokalizua dhe u kap në lagjen nr. 4, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet  burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Hetimet për 32-vjeçarin kanë nisur që në vitin 2016 dhe si rezultat i tyre është provuar se ky shtetas e kryente mashtrimin lidhur me TVSh-në, përmes një biznesi në fushat e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore;

-E. J., 38 vjeç, pasi dyshohet së më datë 13.11.2023, ka vjedhur në lagjen nr. 18, një automjet tip “BMË”, në pronësi të një shtetasi italian, banues në Durrës. Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, 38-vjeçari u vu në pranga në banesën e tij, në fshatin Manati, Lezhë, ku dhe u gjet automjeti i vjedhur. Vijojnë hetimet për të identifikuar shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë vjedhje.

-E. P., 33 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se për rreth një vit, ka përndjekur një 24-vjeçare;

-D. M., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 8, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. 48-vjeçari akuzohet se në mars të vitit 2023, ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Operacioni policor “Sundimi i ligjit”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro
  • Do ulet çmimi i karburanteve? Qeveria parashikon të heqë taksën e qarkullimit
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri për protestat: Qytetarëve duhet t’u dëgjohet zëri
  • Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier pas postimit për Vuçiçin që u konsiderua thumbues për Ramën
  • Tragjedi e rëndë në Spanjë, raportohen dhjetëra të vdekur pas përplasjes së dy trenave

Komentet e Fundit

  1. Minushja on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  2. Otto on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. chp on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Shkodrani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. anti25642654censurë on Kush fitoi në Izrael: Sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?