Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Super Haaland me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin pesë herë kampion bote
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Super Haaland me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin pesë herë kampion bote
Sport

Super Haaland me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin pesë herë kampion bote

Published: July 6, 2026
Shpërndaje

Për herë të parë në histori kombëtarja e Norvegjisë është kualifikuar për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës. Për ta bërë këtë të besuarit e trajnerit Stale Solbakken mposhtën 1-2 pesë herë kampionët e botës, Brazilin e Carlo Ancelotti, në mesnatën mes të dielës dhe të hënës me orën shqiptare.

Heroi i takimit për vikingët ishte Erling Haaland me dopietë, teksa sulmuesi i Manchester Cityt ngjitet në kuotën e shtatë golave këtë Botëror, aq sa kanë Lionel Messi dhe Kylian Mbappe. Nga ana tjetër, kjo humbje është një dramë për amerikano-latinët të cilët shohin mos jenë në çerekfinale për herë të parë që nga Botërori 1990.

NDESHJA

- Publicitet -

Përballja nisi mirë për Brazilin, teksa ‘Seleçao’ pa të fitonte një 11 metërsh pas vetëm 14 minutave lojë. Nga pika e bardhë u paraqit Bruno Guimaraes, por portieri i Norvegjisë, Nyland, ndali goditjen e fantazistit

Pas këtij momenti Norvegjia tregoi se ishte ajo zot në fushë duke dhuruar një futboll të bukur, me qarkullim topi, lojë në kuadrate të ngushta dhe dalje të shpejta në sulm, shoqëruar me një mbrojtje të fortë dhe agresive.

Në disa momente Alisson në portën e Brazilit dhe Nyland në katërkëndëshin e Norvegjisë bënë pritje shpëtimtare, për t’i lënë emocionet në fundin e duelit. Në minutën e 79-të, një krosim i Schjelderup nga e majta e sulmit bëri që Erling Haaland të kërcente mbi të gjithë duke kaluar Norvegjinë në avantazhin 0-1.

Kaq u desh që Brazili të zgjohej, por një ‘ping-pong’ në zonë dhe një top që po shkonte drejt rrjetës u ndal nga portieri i evropianëve. Norvegjia nuk u ndal dhe vijoi lojën e saj. Në minutën e fundit, Haaland mori sërish një pasim nga Schjelderup, vështroi portën nga kufijtë diagonal të zonës dhe nga vendi lëshoi një ‘predhë’ me të majtën që u ndal në fundin e rrjetës së Alisson për herë të dytë. 0-2 dhe festa ishte legjitime për Haaland me shokë.

Në shtesën e dhjetë të ndeshjes, pas një ndërhyrje të gabuar në zonë, Brazili fitoi 11 metërshin e dytë të ndeshjes. Neymar nuk gaboi dhe shkurtoi shifrat për 1-2, por nuk kishte më kohë dhe pas 100 minutash lojë ishte Norvegjia që siguroi biletën për në fazën çerekfinale të Botërorit 2026. Në pesë përballjet mes tyre në histori, Brazili nuk ka fituar asnjë sfidë kundër Norvegjisë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa shkon për të dëshmuar në GJKKO
  • Super Haaland me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin pesë herë kampion bote
  • Rusia bombardon sërish Kievin në prag të samitit të NATO-s
  • Organizonin përdhunimet e grave, Europol zbulon rrjetin kriminal që vepronte online, 57 të arrestuar në Evropë
  • IGJEO jep alarmin: Rreziku për zjarre do të jetë i lartë, tre qarqet më të rrezikuara

Komentet e Fundit

  1. Shqipe on Arkivoli në protestë
  2. Linda R... on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  3. Ethem Lalaj on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. rapsodi popullor on Arkivoli në protestë
  5. Ethem Lalaj on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?