Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mashtruesi i kriptomonedhave: Kush është gjermani që kërkohet në gjithë botën dhe u prangos në Rinas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Mashtruesi i kriptomonedhave: Kush është gjermani që kërkohet në gjithë botën dhe u prangos në Rinas
KronikeLajmi i fundit

Mashtruesi i kriptomonedhave: Kush është gjermani që kërkohet në gjithë botën dhe u prangos në Rinas

Published: November 3, 2023
Shpërndaje

Në të gjithë botën është shpallur në kërkim, pasi Koreja e Jugut e akuzon për realizimin e një mashtrimi me kriptomonedha përmes të cilës arriti t’i vitdhte shtetasve koreano-jugorë plot 28 milionë euro.

Bëhet fjalë për shtetasin gjerman Stephen Morgenstern, i cili në faqen personale të internetit me të njëjtin emër e reklamon veten si një biznesmen i suksesshëm nga Gjermania, dhe poston artikuj për ecurinë e kriptomonedhave. Por ajo që bie në sy është se artikulli i fundit i postuar në faqen e tij daton në vitin 2021, mesa duket pasi Morgenstern kishte realizuar mashtrimin përmes kompanisë digjitale “FutureNet” dhe kishte nuhatur se ishte në telashe me autoritetet koreano-veriore.

Stephen Morgenstern u arrestua këtë verë në Greqi, por mesa duket autoritetet greke menduan se ishte ide e mirë ta linin të lirë derisa po priste ekstradimin. Morgenstern e shfrytëzoi këtë mundësi për t’u arratisur nga Greqia drejt Shqipërisë. Me të shkelur në tokën shqiptare, në aeroportin e Rinasit u ndez “drita e kuqe” e personit në kërkim ndërkombëtar. Menjëherë forcat policore të “FAST” e vunë në pranga, ndërsa Morgenstern nuk vonoi të pajtonte një prej avokatëve më të mirë në Shqipëri, Maks Haxhinë, për t’u përballur me telashet e tij ligjore.

- Publicitet -

61-vjeçari Morgenstern kishte shkuar në Rinas për të pritur gruan e tij që vinte nga Dubai, shtet ku figuron se ka një dyqan me makina luksoze. Por jo vetëm kaq, ai kishte menduar për gruan e tij duke i blerë edhe një vilë luksoze në periferi të Tiranës.

Fakti që Morgenstern, në një kohë kaq të vogël qëndrimi në Tiranë ka qenë kaq i mirinformuar për të kontaktuar njerëzit e duhur dhe për të investuar në zonat më të lakmuara të kryeqytetit, ngre dyshime të forta se ai ka patur pranë tij persona që e kanë orientuar më së miri. Në fund të fundit, vendi ynë nuk është më pak i njohur për vjedhje me kriptomonedha, që përflitet madje se kapin edhe shifrën e frikshme 2 miliardëve dollarë, në disa raste.

Por ashtu si në Greqi, ditët në qeli për “biznesmenin” gjerman nuk zgjatën shumë as në Shqipëri. Ai kërkoi lirinë me një garanci prej 20 milionë lekësh të vjetra, por Gjykata e Tiranës vendosi kundër.

“FutureNet” rezultoi të ishte një skemë piramidale “Ponzi”, por Morgenstern nuk ishte i vetëm në këtë mashtrim, ai ka bashkëpunuar me shtetasen Anna Piatkoëska-Chmiel shtetasin polak Roman Ziemian. Ata kanë hapur një sërë kompanish guaskë në Ishujt Marshall, në parajsa fiskale, duke fshehur edhe qindra miliona euro të tjera.

FutureAdPro dhe FuturoCoin janë nënprodukte digjitale të FutureNet Inc kompanisë bazë që dyshohet për zhvatjen e miliona eurove. Në fakt autoritetet ndërkombëtare thonë se i kanë sekuestruar Stephen Morgenstern një pasuri prej 123 milionë euro, që besohet të jetë vetëm 1/3 e të gjithë pasurisë të vendosur përmes mashtrimeve digjitale me reklama dhe kriptomonedha.

Më poshtë disa nga pasuritë dhe produktet digjitale të Morgenstern:

FutureNet v2 – rrjeti social

FutureAdPro v2 – platformë reklamimesh online

FutureoCoin Mining – është një koncept i fitimeve të FuturoCoin nga minierat e kriptomonedhave

Futurenet Shopping – ju lejon të zgjidhni artikujt më të lirë nga platformat, si Amazon, Ebay, Apple, …

FutureNet Kafe dhe Restorant – në Varshavë dhe Krakov, Poloni, Kiev, Ukrainë

FutureNet Academy – e cila mëson teknikat e marketingut në rrjet

BannersApp – do të jetë një aplikacion vetëm për celular, ku përdoruesit klikojnë në reklama

FutureNet Sports – ishte një ent sponsorizues për sportet e vogla në mbarë botën

FutureNet Fundation – mblodhi fonde për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara dhe zhvillimin e projekteve teknologjike

FutureNet Travel – është një agjenci udhëtimesh që dikur fitonte para me udhëtime

FutureNet Trader – është një platformë tregtare për blerjen dhe shitjen e të gjitha kriptomonedhave ekzistuese, ose, të paktën, më të famshmet.

PayVoo – është një platformë kartash krediti/debiti që shmang bankat, sistemin bankar dhe eliminon/ul të gjitha tarifat/tarifat bankare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?