Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sveçla: Kemi dyshime për përfshirjen e Rusisë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sveçla: Kemi dyshime për përfshirjen e Rusisë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë
AktualitetBote

Sveçla: Kemi dyshime për përfshirjen e Rusisë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë

Published: September 28, 2023
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se autoritetet në Kosovë po hetojnë dhe analizojnë provat e deritanishme për të parë ndonjë lidhje të mundshme të Rusisë me sulmin terrorist të grupit të armatosur serb mbi Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Në një intervistë për Associated Press, Sveçla u shpreh se në provat e grumbulluara deri tani janë pjesë dhe disa dokumente që ngjallin dyshime për pjesëmarrjen e disa individëve nga Rusia në grupin e armatosur serb.

“Ajo çka e dimë sigurt është se sulmuesit erdhën nga Serbia. Disa prej tyre janë serbë të Kosovës, që kanë shtetësi të dyfishtë të Kosovës dhe Serbisë dhe sipas informacioneve nga inteligjenca jonë, ata ishin trajnuar në kampet në Serbi. Kemi gjetur disa dokumente që na bëjnë të dyshojmë se ka pasur individë nga Rusia po ashtu. Sa u përket pajisjeve, ne kemi dëshmi, por sa u përket individëve, ne ende kemi vetëm dyshime.”-është shprehur Sveçla.

- Publicitet -

Ndër të tjera, ministri u shpreh se për të ruajtur anonimatin e anëtarëve të grupit, pjesëtarët nuk ishin të njohur me njëri tjetrin, dhe kjo ishte ndër arsyet kryesore që ata mbanin kapuça sipas tij.

“As anëtarët e grupit që u arrestuan nuk e dinin se kush ishin ata. Pra, ata ose janë zyrtarë të lartë të sektorit të sigurisë së Serbisë, ose kanë ardhur direkt nga Rusia”.

Po ashtu, ai tha se ndër qëllimet kryesore të atij sulmi ishte dhe rekrutimi i sa më shumë serbëve në grupin e tyre terrorist.

“Ata kishin mbi 100 uniforma. Ata po planifikonin që të rekrutonin më shumë persona brenda komuniteteve ku jetojnë serbët… Institucionet e Kosovës më pas do të duhej të përballeshin me disa qindra terroristë, sipas skenarit që ata kishin planifikuar”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SPAK operacion në Tiranë dhe Shkodër, goditet grupi i trafikut të drogës, disa urdhërarreste
  • Përmbytet Bangkoku, shpall gjendje katastrofe
  • Shqipëria pret sot Bjellorusinë në “Air Albania”, ja rrugët që do të bllokohen
  • Rama në OKB flet për IA, përsërit akuzat ndaj algoritmit për protestat në Tiranë
  • Pas gati 3 vitesh, Ambasada Amerikane në Tiranë do të ketë sërish një ambasador

Komentet e Fundit

  1. Marksi dhe Haxhiu on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. Valbona on E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  3. Miku i madh SHaBAni on VIDEO: Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, iu nxjerr gishtin e mesit
  4. Km on VIDEO: Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, iu nxjerr gishtin e mesit
  5. Stop botimit te gënjeshtrave! on Nga aleatë të Shteteve të Bashkuara në të pandehur: Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?