Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sylvinho: Lojtarëve para ndeshjes u thashë se sot ishte dita e gjithë shqiptarëve! Fitore e merituar, komplimente tifozëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Sylvinho: Lojtarëve para ndeshjes u thashë se sot ishte dita e gjithë shqiptarëve! Fitore e merituar, komplimente tifozëve
KryesoreLifestyleSport

Sylvinho: Lojtarëve para ndeshjes u thashë se sot ishte dita e gjithë shqiptarëve! Fitore e merituar, komplimente tifozëve

Published: September 10, 2023
Shpërndaje

Trajneri Sylvinho ndaj fitoren me tifozerinë kuqezi, të cilët e falënderon për mbështetjen fantastike dhe ambientin e krijuar. Tekniku brazilian analizon fillimin e vështirë dhe mënyrën si arriti të dërgojë skuadrën te fitorja.

Çfarë i keni bërë kësaj skuadre, që arrin të ngrejë në peshë zemrat e gjithë shqiptarëve?

Dua t’u bëj një kompliment të gjithë tifozëve që kishim sot në stadium, që ishin të mrekullueshëm. Krijuan një ambient të jashtëzakonshëm, duke na ndihmuar shumë të gjithëve ne, ndaj kjo është një fitore e të gjithë popullit shqiptar. Ishte shumë e rëndësishme të mos humbnim dhe për fat ia dolëm, pro duhet të vijojmë të bëjmë kujdes, pasi tani kemi edhe Moldavinë nga mbrapa. E dinim historinë e kundërshtarit, por mendoj që e kemi merituar fitoren sot.

- Publicitet -

Vuajtëm pak në fillim, por goli i anuluar i tyre na zgjoi…

Ishim vendosur mirë në fushë, por na mungonte një pasim i fundit përpara. Më pas e morëm veten mirë dhe bëmë një ndeshje shumë të mirë, me shumë zemër dhe shumë shpirt në fushë.

Mitaj dhe Hysaj thuajse nuk u panë asnjëherë të dalin në fundore. Nuk ia dolën apo ishte këshilla juaj?

Jo, nuk ia dolën. Si Hysaj, edhe Mitaj, nuk kishin mundësi të shkonim shumë përpara, pasi kishin përballë lojtarë shumë të fortë, që nëse u lë hapësira, të vrasin.

Polonia në bëri një presing të lartë. Si do ta zgjidhnit këtë problem, nëse nuk do të kishim shënuar të supergol me Asanin?

Ndeshja zgjidhet për 90 minuta. Në fillim nuk ishte nëj moment i mirë për ne, por e morëm veten shpejt. Ata na vunë në vështirësi, por me disa ndryshime, morëm më shumë hapësirë. Ata bënë presin të lartë, por ishin të paqartë në finalizim, në pasimet finale.

Një skuadër cinike, që fiton edhe kur nuk krijon shumë…

Ne punojmë shumë në pjesën e organizmit, por pas kësaj qëndron cilësia e lartë e futbollistëve. Kemi lojtarë të shpejtë, të fortë, që shënojnë si Barjami, Cikalleshi, Uzuni, Muçi, Bajrami, etj., etj. Janë lojtarë që bëjnë tranzicion shumë të shpejtë dhe janë të aftë të shënojnë gola.

“Goli nuk hyn asnjëherë rastësisht në rrjetë”, ka thënë dikur ish presidenti i Barcelonës…

E di mirë atë shprehje dhe pas kaq shumë vitesh në futboll, jam plotësisht i bindur që ka të drejtë. Lojtarët hyjnë me dëshirë në fushë dhe janë të gjitëh bashkë. Ne menaxhojmë grupin dhe ata janë gjithmonë gati për të dhënë maksimumin.

A do të jetë e vështirë t’i gjesh vend edhe Brojës në tetor?

Është një futbollist i madh dhe shpresojmë ta kemi shumë shpejt në skuadër. Është një dëmtim i rëndë, që kërkon 9 muaj rikuperim. Do të shkojmë në Londër ta ndjekim dhe të flasim me të. Nëse do të jetë në gjendje, atëherë nuk e kemi problem t’i gjejmë vend. Por nuk do të nxitohemi dhe duhet të tregojmë kujdes.

Çfarë u the lojtarëve në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes?

U thashë se sot është dita jo vetëm e tyre, por e të gjithë shqiptarëve, të gjithë duhet të fitojmë. Ne kemi një skuadër të fortë dhe kemi fituar, sepse e kemi merituar. Por në fund u thashë që nuk ka përfunduar asgjë. Është një grup i vështirë dhe ka akoma shumë momente të vështira. Na presin edhe tre finale dhe duhet ta trajtojmë çdo ndeshje me rëndësinë maksimale.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?