Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ta bësh Amerikën të pabesueshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Ta bësh Amerikën të pabesueshme
Analizaopinion

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Published: February 4, 2025
Shpërndaje

Nga Skerdi Zaimi – ResPublica

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë.

Sipas tij ky nuk është një vendim që përkrahet në ndonjë prej vendeve fqinje me Rusinë duke vënë në dukje se “investimet nga kompanitë amerikane dhe ato europiane” do të ishin siguria më e mirë për Ukrainën. 

- Publicitet -

Vetë referimi nga agjencia ruse e një deklarate të një ministri polak, që vjen nga një vend me qëndrim gati radikal ndaj Rusisë, reflekton sesa thellë dhe shpejt ka ndryshuar koniunktura ndërkombëtare me rotacionin në SHBA.

Askush nuk do të merret tashmë me Ukrainën, integriteti i së cilës as që zihet më me gojë. Miliardat e dollarëve që u hodhën për mbrojtjen e saj, qindrat e deklaratave për unitetin e Perëndimit e kështu me radhë, janë reduktuar në një frazë (vulgare në realizmin e vet) të Donald Trump që ka kërkuar nga Kievi, mineralet e tij të rralla.

Ajo që po kuptohet me shpejtësinë e dritës në këto orë është se nga Shtëpia e Bardhë në Uashington ka vetëm një agjendë të besueshme: Pazar me botën për çdo gjë dhe kurdoherë. Pazar për të fituar, për ta bërë Amerikën të pasur, por me siguri, jo të madhërishme.

Është e vështirë të mendohet një goditje më serioze ndaj rendit ndërkombëtar sesa kjo, jo pse dikush në SHBA flet për Amerikën nga Amerika, por për faktin se tanimë Putin dhe Xi Jinping janë njerëz shumë më të besueshëm për përgjegjësitë e tyre në rendin ndërkombëtar sesa Donald Trump.

I cili nëse do të vazhdojë kështu është e udhës të besohet se do ta lëshojë Elon Musk të verifikojë edhe eficencën e OKB-së, apo edhe vetë selinë e organizmave ndërkombëtare duke sugjeruar se kanë zënë trojet më të mira për real estate në SHBA.

Ky nuk është spekullim. Ky është një lexim që po vjen tashmë nga brenda SHBA. Në një deklaratë të djeshme, Chuck Schumer, i Partisë Demokratike shprehej se as Kina dhe as Rusia, dy vende të cilësuar rivalë të SHBA, nuk kanë bërë kaq sa Donald Trump për të gërryer besueshmërinë e Amerikës në botë.

Fakteqësisht e vërtetë, edhe pse Donald Trump është në detyrë sidomos për shkak të agjendave efemere të partisë së Schumer.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • chp says:
    February 4, 2025 at 9:38 pm

    Eshte njelloj si te shprehemi ne shqiptaret se as Serbia as Greqia , dy vende të cilësuar armiq shekullore të shqiptarëve , nuk kanë bërë kaq keq sa Salih Berishaj për të gërryer pamvaresine dhe dinjitetin e Shqiperisee Kur dihet se Amerika e vuri Krimberishen me cekun e bardhe te Rajesonoviqit ne 1992 e mbrojti me Arvizute me cdo cmim kur beri krime makabre si 21 janari dhe po tallen me Non Graten e Kimes..CFARE DO BEJE ADMINISTRATA TRAMP ME SHQIPERINE…jane dy variante 1 Ose prangat Usali Berishes ose …..2-nje lapidar gjigand per Enverin …

    Reply
  • demo says:
    February 4, 2025 at 11:08 pm

    Matrapaz,o Skerdi!Matrapaz.
    Me sa degjojme -Lumi Ne!
    Me sa shohim- Mjere Ne,

    Reply
  • demo says:
    February 5, 2025 at 2:41 am

    Ee sheh si dridhet Santorini o Buci?I kane ndertuar shtepite grekerit mu ne rreze te Humberes!DO plasi vullkani.Sazani nuk luan.Ti vete ja jep cifutit.Se pak ka cifuti???????????,Sazanin ka manget,.Te llap goja para mendjes,Do behesh karderr ne Amerike,pastaj LEPIN ATE QE KE PESHTYRE,,Do falesh Sazanin dhe Zvernecin,qe te lash mutin me shurre.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Se nuk ben ta gezojne Shqiptaret,.Ja ti falesh demos sikur 100 metro katror me nje kredi pa interes per 100 vjet,Te ndertoje edhe demo nje kacolle ne Sazan,te kaloje pleqerine

    Reply
  • sam says:
    February 5, 2025 at 7:29 pm

    ky eshte fundi i amerikes si superfuqi ,matrapaz dhe pa principe ,ky eshte grusht shteti per ameriken dhe fundi i demokracise amerikane

    Reply
  • Arben Tashko says:
    February 5, 2025 at 7:36 pm

    Dikush thote:
    _____________________

    Te jesh i besushem,
    duhet te japish falas,
    se keshtu nderon
    veten tende.
    ______________________

    ATO besojne se e kane
    treguar mirenjohjen dhe
    respektin duke i shtruar
    tapetin e kuq perfaqesusve
    te Amerikes.

    Por tani, pas 70 vitesh, kur I kerkohet se
    duhet te kontribojme per tu mbrojtur,
    befasohen dhe e perceptojne si te
    pabesushme.

    Eshte me te vertete “paradoksale” kur nje
    individ, sidomos ne Amerike, thote se Trump
    po e ben Ameriken te pabesushme ne bote.

    Si mund te lejohet qe ndihma Amerikane
    ne shume shtete te botes te perdoret per
    te sulmuar Ameriken nga njerez qe perfitojne
    nje pjese “Jo te Vogel” te ketyre ndihmave.

    Shume individe ne Institucione ne Shqiperi,
    qe duhet te punojne per forcimi e maredhenieve
    me Ameriken, sepse ATO e dine me shume se
    kushdo tjeter kontributin Amrikan per vendin
    tone.

    ATO kane patur avantazhe te medha, kane mare
    bursa speciale per te specializuar ne fusha te
    ndryshme te ekonomise per ti sherbyer Shqiperise.

    ATO kane vendosur ne pozicione te rendesishme
    dhe e dine me mire se te tjeret, per sigurin dhe
    mbrojtjen e Shqiperise dhe Kombit Shqiptar nga
    perkrahje totale Amerikane.

    ATO duhet te japin maksimumin e energjis dhe
    intelektit te tyre per perparimine Vendit dhe ta
    ndjejne se kane nje pergjegjesi te madhe per fatet
    e Shqiperise.

    Reply
  • AB says:
    February 9, 2025 at 10:26 pm

    Iku USAID Skerdi. Dil kërko për punë
    Në Amerikë Trump është presidenti me mbështetjen më të madhe në 100 vitet e fundit. 70% janë dakord që po bën ato që premtoi. Shifra më e lartë e parë ndonjëherë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?