Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi i 30-të i Ministrave të Jashtëm, Blinken mbërrin në Shkup
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Takimi i 30-të i Ministrave të Jashtëm, Blinken mbërrin në Shkup
AktualitetRajoni

Takimi i 30-të i Ministrave të Jashtëm, Blinken mbërrin në Shkup

Published: November 29, 2023
Shpërndaje
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti në Shkup pasditen e kësaj të mërkure, ku do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së.

Takimin e parë, zoti Blinken e zhvilloi me Ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është bërë gati për të pritur delegacionet e vendeve anëtare të OSBE-së për takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të organizatës, që pritet të fillojë të enjten.

Takimi i 30-të i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-së është më i madhi që ka organizuar ndonjëherë Maqedonia e Veriut. Nga 57 vendet e organizatës më të madhe të sigurisë në botë marrin pjesë shefat e diplomacive të Shteteve të Bashkuara, të vendeve të BE-së, teksa pritet të mbërrijë edhe ministri i Jashtëm rus.

Shkupi i hoqi para pak ditësh masat kufizuese për t’i lejuar aterrimin aeroplanit rus në të cilin do të jetë ministri Sergej Lavrov për t’i mundësuar pjesëmarrjen në takim. Por, kjo gjë ka shkaktuar pakënaqësi tek Ukraina dhe vendet baltike që kanë paralajmëruar bojkotin e këtij takimi ministror ku pritet të vendoset për të ardhmen e OSBE-së.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti në Shkup nga Brukseli ku mori pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s. Zoti Blinken, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit, nuk pritet të takohet me ministrin rus, Lavrov. Edhe kabineti i këtij të fundit ka theksuar po të njëjtën gjë.

Drejtimin e OSBE-së për vitin 2024 pritet ta marrë Malta, pas një kompromisi të arritur në selinë e organizatës në Vjenë. Rusia dhe Bjellorusia kishin paralajmëruar se do të vendosnin veton ndaj kandidaturës së Estonisë, e cila ishte pjesë e treshes së OSBE-së dhe priste radhën për ta marrë në drejtim organizatën.

Kjo, tek një pjesë e analistëve të huaj shikohet si fitore e Rusisë, por jo dhe nga Drejtuesi aktual i organiztës, ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili thotë se me zhbllokimin e vendimeve, buxhetit dhe proceseve fiton OSBE-ja, e ardhmja e së cilës vetëm deri para pak ditësh ishte në pikëpyetje, sipas tij.

Moska për një kohë të gjatë e ka kritikuar dhe akuzuar organizatën se “është kthyer në një vegël të Perëndimit”, duke bllokuar në këtë mënyrë një numër vendimesh, të cilat merren me konsensus. OSBE-ja përbëhet nga 57 shtete të Evropës, Amerikës Veriore dhe një pjesë të Azisë, ndërsa mandati i saj përfshin vëzhgimin e zgjedhjeve dhe mbështetjen e negociatave për paqe.

Maqedonia e Veriut është përgatitur për muaj të tërë për këtë takim. Rrugët që çojnë për tek salla e konferencës janë mbyllur për qarkullimin e qytetarëve, ndërsa punonjësit e administratës sot kanë punuar me një orar të shkurtuar dhe nesër është ditë pushimi.
Një numër i madh policësh janë angazhuar për ruajtjen e rendit. Në takim pritet të diskutohen çështjet e sigurisë në zonën euro-atlantike; lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit etj. Takimi i Ministrave të Jashtëm të OSBE-së përfundon më 1 dhjetor me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët.
p.c. / dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
  • Renea dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari me 18 vite burg për vrasje
  • Rama mbledh sot deputetët dhe të deleguarit e Tiranës
  • Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  • Horoskopi 29 Gusht 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Vl on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  2. konfidencialisht on Diplomacia e “tortës” dhe jahteve: Si po e blejnë vendet e Ballkanit dashurinë e Trumpit
  3. Kur gjoba e Becchettit i faturohet Buxhetit te Shtetit on Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  4. demo on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  5. 1thundrak on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?