Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi me Vuçiç në Bruksel, Kurti: Propozimi bazë e mirë, nuk është produkt i negocimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Takimi me Vuçiç në Bruksel, Kurti: Propozimi bazë e mirë, nuk është produkt i negocimit
AktualitetKosovë

Takimi me Vuçiç në Bruksel, Kurti: Propozimi bazë e mirë, nuk është produkt i negocimit

Published: February 23, 2023
Shpërndaje

Takimi i ardhshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vuçiç në Bruksel, e po ashtu propozimi europian për normalizimin e raporteve me Serbinë ishin në qendër te debateve në parlamentin e Kosovës ditën e enjte. Deputetët e opozitës kritikuan mungesë e transparencës dhe i kërkuan kryeministrit t’i informojë mbi pozicionin që do të mbajë qeveria në takimin me palën serbe më 27shkurt.

“Besoj është obligim kushtetues të informohet kuvendi i Kosovës për këto çështje, besoj që është e domosdoshme që ky debat të kryhet para të hënës dhe kjo është edhe në interes të kryeministrit për të formalizuar qëndrimin e tij të mbështetur edhe më një rezolutë të Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Avdullah Hoti.

Kurti e justifikoi hezitimin për të dhënë më shumë informacione me faktin se kishte pranuar parimin e konfidencialitetit të bisedimeve. Megjithatë, ai tha se përmbajtjen e planit franko-gjerman e ka ndarë me kryetarët partive opozitare në vend dhe sipas tij pothuajse asgjë sot nuk është e panjohur.

- Publicitet -

“Unë e kam pranuar parimin të cilin e kanë kërkuar ndërmjetësit apo fasilituesit evropian e ai është transparenca e procesit, konfidencialiteti i bisedimeve. Rrjedhimisht përmbajtjen tekstuale e kam ndarë me kryetarët e partive opozitare por jo edhe në Kuvend të Republikës, ndonëse besoj që pas shumë muajve pothuajse asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ai propozim që paraqet bazën e mirë për diskutime të mëtejshme që fillojnë të hënën që vjen”, ka thënë Kurti.

Duke e cilësuar planin si një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme Kurti tha se ai nuk është produkt negocimi. Sipas tij, aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar propozimin evropian si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar, “dhe i cili përmban njohjen de-facto, e gjithë kjo bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara.

“Tash nuk është produkti negocimit propozimi meqenëse me 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes pa pasur takime për atë temë meqenëse pala tjetër nuk ka qenë e interesuar dhe as e gatshme për këtë. Tri javë pas atij takimi vjen propozimi nuk është që ne kemi negociuar dhe është sjellë propozimi, propozimi shumë më shumë ka të bëjë me historinë prej më shumëse një dekade të dialogut të Brukselit”, vijoi Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkoi që marrëveshja me Serbinë të mbyllet në takimin e se hënës në Bruksel.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?