Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Takimi në Aruba ka ndodhur, por gazetari italian thjesht ka bërë deduksione”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Takimi në Aruba ka ndodhur, por gazetari italian thjesht ka bërë deduksione”
KronikeLajmi i fundit

“Takimi në Aruba ka ndodhur, por gazetari italian thjesht ka bërë deduksione”

Published: September 29, 2025
Shpërndaje

Gazetari investigativ Artan Hoxha, thotë se takimi në Aruba ka ndodhur. “Në rastin konkret gazetari italian ka bërë një deduksion, një lidhje të shumë proceseve që kanë ndodhur të organizatave shqiptare në Itali dhe nëpërmjet atyre është përpjekur të shkojë tek kjo ngjarja” – thotë ai.

Ka të vërteta në ato që thotë gazetari italian? Apo që thotë Berisha që ka marrë pjesë Rama?

Artan Hoxha: Ne kur e thotë një gazetar i huaj, si për mirë si për keq ne themi uaaaaau. Po ne i dimë se jetojmë këtu. Ti bërë atë pyetjen nëse janë materializuar në grataciela planet që bisedohen në ato takime. Dhe unë të thashë se s’ka nevojë për takime kaq të largëta për këtë. Se takimet Rama i bën në zyrë.

- Publicitet -

Takimet mund te bëhen në New York, në Majemi. Po ti do të thuash se atje janë nën vëmendjen e agjencive amerikane. Sigurisht që janë. Mendon që në Aruba nuk janë agjencitë? Ata e krijojnë vetë një valvul shkarkimi dhe pastaj aty të ruajnë më mirë.

Është si puna e asaj, që të vesh në Dubai dhe mendon se aty je rehat. Jo aty je më i monitoruar. Ty të ka marrë retinën e syrit, fshihu ku të duash se nuk ke nga vete. Thjeshtë ata nuk të prekin, kanë rregulla, deri sa të vijë një urdhër i dytë që ndryshon rregullin.

Në rastin konkret gazetari italian ka bërë një deduksion, një lidhje të shumë proceseve që kanë ndodhur të organizatave shqiptare në Itali dhe nëpërmjet atyre është përpjekur të shkojë tek kjo ngjarja. Por ai nuk jep shumë detaje gjë që tregon se ai nuk e njef rastin. As Shqipërinë.

Por shikoni qëndrimet e Savianos, janë më direkte, janë më konkrete. Edhe Saviano e nuk e njef Shqipërinë me detaje, por ai njef mënyrën se si vepron krimi i organizuar. Në rastin konkret kur ai u pyet nga gazetarja jonë, thotë se këto të thëna janë të një hetimi që ka kryer antimafia.

Jo. Hetimin e kanë bërë belgët, dhe ata kanë futur dhe antimafian italiane që ka marrë pjesën e vet. Tani vijmë tek pjesa. A ka ndodhur takimi? Po ka ndodhur. Edhe ne verifikimet që kam bërë unë, ka ndodhur. Unë kam takuar dy nga njerëzit që kanë qenë në takim. Pra që kanë qenë në atë takim.

Zyrtarë apo?

Artan Hoxha: Jo, jo zyrtarë. Këta nuk kanë qenë zyrtarë. Kanë qenë sebebxhinj po themi. Ose njerëzit e interesuar për takimin. Tani pse i kam takuar. Ata ishin të shqetësuar për këtë që kisha publikuar. Me idenë që shiko se informacioni nuk është edhe aq i saktë. Pra më thanë që kjo gjëja ka ndodhur, por nuk ka ndodhur kështu në këtë kontekst.

Fakti se atje ka shkuar një nga Amerika e Veriut, Amerika e Jugut nga Evropa dhe nga Ballkani. Është serioze. Vetëm drekë të ketë qenë, ka një lloj serioziteti. Nuk është kaq e thjeshte sa e bëjmë.

Pra takimi ka ndodhur. Është e vërtetë që autoritetet belge i kanë nxjerrë tre personazhe të rëndësishme sipas atyre, sepse ata kanë patur nën vëzhgim. Kanë nxjerre vëllezërit Osmani, nga Kosova, kanë nxjerrë Artur Shehun që është nga Vlora por që jeton në SHBA, dhe kjo e bën ngjarjen interesante. Sepse kemi të bëjmë me qytetar amerikan.

Është e vërtetë që ka biznese e prona në Shqipëri, ka projekte të mëdha dhe ato projektet e mëdha, patjetër që janë në vëmendjen e autoriteteve. Por është qytetar amerikan, dhe nuk është në kërkim dhe nuk është i arrestuar. Ka qene edhe një person me emrin Arben.

Në këtë takim pastaj ka patur përfaqësues. Çfarë kuptojmë më termin përfaqësues. Është si puna a atyre që ne i quajmë konsuj në Amerikën latine. Pra konsulli është një njeri, një garant i një marrëveshje. Dhe aty ka vajtur dikush. Ideja ka qene për një aktivitet biznesi. Në Aruba nuk është folur për lëvizje tonelatash. Pra meqenëse kemi të bëjmë me njerëz që e njohin mirë, turizmin, lojërat e fatit ata kanë gjetur Arubën që ka edhe këtë pjesën e argëtimit brenda.

Aty është biseduar për bizneset që do ndërtohen në Shqipëri. Tani nëse ke një projekt të madh në Shqipëri që kalon 20  milionë euro por shkon edhe 1 miliardë, pra ky projekti nuk konfirmohet dot pa sherifin e qytetit. Pra që të ekzekutohet një projekt i madh duhet edhe një garant.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Edi says:
    September 29, 2025 at 8:39 pm

    Artur Shehu – mafia

    Reply
  • demo says:
    September 29, 2025 at 8:47 pm

    Belinda e pergenjeshtroi ne Parlament sot,pjesmarrjen e ndonje te derguari te Qeverrise ne Takim.
    Takova njerin qe ishte i interesuar,.Ai kishte qene ne Aruba,po jo tamam ashtu,,.Keto jane lloqe pazari.Ka qene Rama apo s`ka qene?Thuaje troc.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 30, 2025 at 8:11 am

    Vo:
    – Në PD po vazhdon TEORIA E UDB-s JUGOSLLAVE:
    1.Hidh sa më shumë baltë mbi kundërshtarin politikë për të marr pushtetin me çdo çmim se DO TË NGELET DIÇKA..!
    2.Vrit nga të tut dhe hidhja fain kundërshtarit,siç ndodhi në Shkodër 1991,Në Tiranë 1998,Tropojë,Vlorë,Përmet,Urën Vajgurore,etj.
    3.Vrit një MYSLIMAN dhe hidhja fain të KRISHTERIT,për të futur edhe FENË në vëllavrasje..
    4-Nëse do kishte fakte për takimin në ARUBA,do të çoheshin në SPAK,por qëllimi i BARISHIZMIT ËSHTË SHPIFJA,ZHURMA,DESTABILIZIMI VËNDIT SIPAS POROSIVE TË BEOGRADIT,ASFALISË,KREMLINIT,për të helmuar opinionin Kombëtar e Nd/Kombëtar,siç ndodhi me VIDIOT E VOTAVE 339,184 DURRS-DIBËR që ju dërgua nga Prekurori Tropojan BESIM HAJDARMATA gazetës Gjermane BILD.!
    5-Shqipërinë e ka kapur MAFJA E PD 1991 ME BANDAT E TRITOLEVE PËR SHKATËRRIMIN E MBI 500 ND/JEVE PRODHUESE MBI 500 MILD.$ DHE VRASJEVE ME PAGESË..MBI 20.000.!

    Reply
  • SPAK says:
    September 30, 2025 at 8:48 am

    Sinqerisht me vjen keq per Artan Hoxhen heroin e zbulimit te krimit ne 21 Janar! bKam patur shume respekt! Por ,ne mendimin tim, ka humbur drejtimin!

    Reply
  • Bla bla says:
    September 30, 2025 at 12:53 pm

    Italia ja dergoj Amerikes kete Takim te Artur Shehut. Dhe e di si i tha USA prova prova miku im dhe jo llafe kafesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë
  • Kokainë dhe Beton
  • Valë ekstreme i nxehti në Europë, alarm në 53 zona të Francës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C
  • Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia humbi ndaj Paraguajit dhe u eliminua nga Botërori
  • Brazili gjen fitoren falë Cunhas dhe Vinicius, Haiti skuadra e parë e eliminuar nga Botërori

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Deda on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Leka on “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?