Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Takon drejtuesit e mafias në zyrë”, Rama për deklaratat e Ahmetajt: Pyll pa derra nuk ka
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Takon drejtuesit e mafias në zyrë”, Rama për deklaratat e Ahmetajt: Pyll pa derra nuk ka
Lajmi i funditPolitike

“Takon drejtuesit e mafias në zyrë”, Rama për deklaratat e Ahmetajt: Pyll pa derra nuk ka

Published: June 3, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në intervistën për gazetarin italian, Giorgio Mottola ka komentuar deklaratat e ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj që pritet të transmetohen pas pak minutash.

Ahmetaj është shprehur se kishte parë që kryeministri ka takuar figura drejtuese të krimit në zyrën e tij. Rama i mohoi këto akuza dhe tha se i takon atij që akuzon të nxjerrë prova dhe jo atij që akuzohet.

Pjesë nga intervista: 

- Publicitet -

Gazetari: Kemi folur me një eksponent, ish-eksponent të rëndësishëm të qeverisë suaj, i cili pretendon se vitet e kaluara, shpesh, gjatë mbledhjeve zyrtare të qeverisë, ka paralajmëruar për kanabizimin dhe se ju keni thënë që do të jetë një “boost”, një kontribut i rëndësishëm për ekonominë, do të zhvillojë shqiptarët. A është e vërtetë?

Rama: Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.

Gazetari: I njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar këtu.

Rama: I njëjti burim.

Gazetari: Po.

Rama: Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Gazetari: E, megjithatë, ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.

Rama: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.

Gazetari: Po, a është e vërtetë apo jo që ju keni takuar figura të krimit të organizuar shqiptar.

Rama: Do ju them diçka, se është ajo çka e bëri të neveritshëm reportazhin tuaj.

Gazetari: Megjithatë, unë jam këtu për të dëgjuar mendimin tuaj.

Rama: Do t’ju them këtë. Që nga romakët, civilizimi ynë e ka zgjidhur këtë problem. i takon barra atij që akuzon të paraqesë provat, jo të akuzuarit, sepse, nëse unë ju akuzoj tani ose nëse ju bëj një pyetje të pafajshme, po që është e rëndë: “Më falni, mos ju ka paguar gjë Becchetti?” Ju takon juve ta vërtetoni apo më takon mua ta vërtetoj? Atëherë, nëse unë jua bëj këtë pyetje, ju do thoni: “Sigurisht që jo.” Po nuk është kjo mënyra për të ushqyer publikun, sepse, ndërkohë, po t’jua bëj këtë pyetje, publiku do të nisë të mendojë me vete, “ëhëëë”, pasi, përgjithësisht, qenia njerëzore është shumë herë më e prirur të tërhiqet gënjeshtrat sesa të vërtetat. Në shumicën e rasteve, të vërtetat janë të mërzitshme, nuk përbëjnë lajm; gënjeshtrat ndërkohë janë argëtuese, përbëjnë lajm dhe, pastaj, të gjithë politikanët janë të korruptuar, të gjithë politikanët janë kriminelë. Atëherë, pse jo, edhe krerët e organizatave kriminale kanë ardhur këtu dhe unë vizatoj, ndërkohë që ata më vinin përpara hartat e tyre të trafiqeve. Do ishte një film i bukur.

Gazetari: Sigurisht, një detaj specifik për figurën e Erebus (zoti i krimit) Agasit, domethënë Erebus Agasi mund të jetë paksa ai që ka raporte…

Rama: Më fal, po si mundemi të bëjmë ne një intervistë, me ju që përfaqësoni një program të famshëm në Itali, që ka bërë edhe hetime, të cilat kanë bërë zbulime befasuese, pra shërbimi publik, dhe me mua që jam Kryeministri i Shqipërisë, e këtu e sjellim bisedën në një nivel kaq të ulët dhe flasim për njerëzit. Domethënë, marrim emra njerëzish, të cilët as nuk janë të pranishëm, nuk kanë poste e tituj, njerëz që kanë jetët e tyre, nuk është e mundur.

Gazetari: Unë ju bëj një pyetje, përgjigjja juaj mund të jetë bindëse.

Rama: Përgjigjja ime është kjo: “Nuk është në shërbim të publikut të marrësh emrat e njerëzve, që kanë jetët e tyre, që janë në punën e tyre, të cilët nuk kanë lidhje kurrkund me punën tuaj, me punën time, që është një punë me peshë, ku flitet vërtet për gjera me peshë, e bëhen pastaj objekt.

Gazetari: Po edhe media shqiptare flasin për Agasin si njeriu hije i pushtetit tuaj. Është kështu apo jo?

Rama: Jo. Mediat shqiptare nuk bëjnë dallim. Unë midis “Report” dhe homologes së tij në Shqipëri zgjedh Report-in. Domethënë, për mua neveria e Report-it është mjaltë krahasuar me neverinë e homologes suaj këtu në Shqipëri. Mediat shqiptare nuk janë një argument për këtë. Unë, kur flas me ju, duke qenë se më përmendët arkitektët, flas me dikë që përfaqëson kategorinë që, le të themi, është krijuar nga Montanelli, jo kategorinë e krijuar nga Enver Hoxha.

Gazetari: Duke hyrë më konkretisht në gjërat për të cilat ka prova të dokumentuara: takimet tuaja me Luftar Hysën. Pse jeni takuar me Luftar Hysën këtu në vitin….

Rama: Një tjetër emër që përmendet si pa të keq. Më fal, po nuk dua të humbas mundësinë për të dalë në transmetim te ju duke përmendur emra, që nuk di as çfarë duan të thonë apo kush janë.

Gazetari: Sipas autoriteteve kanadeze është një prej pastruesve më të mëdhenj të parave dhe i kartelit të lojërave të fatit. Këtu në Shqipëri i është dhënë koncesion për një kazino, kështu që flasim për fakte dhe rrethana mjaft konkrete.

Rama: Unë ju them këtë, që ju flisni për Engjëll Agaçin dhe këtu ishte kulmi i emisionit tuaj.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Ramalluku i Surrelit says:
    June 3, 2024 at 7:38 am

    Kur me drejtues Mafie takohet

    (ja po ja thote zevendesi i tij)

    me faqe balte e koken dhjere,

    vec gjeli maj plehut mund te rrije!

    Reply
  • info analitike says:
    June 3, 2024 at 7:41 am

    Shokë të Ditës e dëgjuat se çfarë konsiderate ka Kriekaqoli për mediat shqiptare! Mendoni se çfarë përshtypje ka lënë një deklaratë e tillë tek gazetari dhe publiku italian! Kriekaqoli përfundimisht doli i diskredituar keq sado të përpiqen mjerot, bedrinjtë e viktorët që ti shpëlajnë ca imazhin.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    June 3, 2024 at 8:05 am

    QI o breshke QI se te ka ardhur’Dita’

    ‘Pyll pa’ Derra s:Ka’
    Thot’ si jà do vera
    Po kur s’ka me Pyje
    Po Ka. vetem Derra!?

    Po kur ne nje vend
    Pa’ shtet e ‘Perendi’
    S’kan ngelur shQIptar
    Po Sal’,EDvin,FEV ZI ?

    Reply
  • Dudumi says:
    June 3, 2024 at 8:34 am

    Mund te kete te drejte Rama qe s’duhet te permenden emra personash qe kane jeten e tyre, biznesin e tyre, etj. Por fundja, ceshtje personash eshte. Takimet, lidhjet,pazaret, personat i bejne. Direkt ose me perfaqesues, apo me pale te treta. S’del Korrupsioni me koke te madhe te thote “Ja kush jam e ku jam”!. Persa i perket massmediave shqiptaret, ka folur keq. Paska konsiderate negative dhe e shpreh si me qene ne nje muhabet banal ne tregun e domateve. Duhet sqaruar dicka thelbesore, te cilen Rama e di, ndaj shperndahet pa’ u pergjigjur shkurt. Nje gazetar i mire eshte si nje avokat i mire, qe sic shprehet John Grisham, ” s’è ben nje pyetje pa e ditur pergjigjen”.

    Reply
  • Genti says:
    June 3, 2024 at 9:26 am

    Me pyetjen per kullat rama ngeci se si ka mundesi kullat jan bosh i thot gazetari nuk harxhoine energji elektrike, domethen vetem per pastrim athere Rama nderroi muhabet pasi nuk kishte si te pergjigjej. Per fate te keqe rama po humbet pike

    Reply
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    June 3, 2024 at 9:54 am

    Nuk takon ne zyre drejtues mafie ky Fortndershmeria e tij Rama…ky e shumta ata drejtues Mafie i ka sjelle ne Kuvend si Ligjvenes (ato Mark Frroke, Armando Prenga, Arben Ndoken, Rrafmonin e Rrajes etj) apo i ka futur neper Bashki si Kryetare (Gimce Kajmakun me shoke) por pa i kaluar nga zyra tij fare.

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    June 3, 2024 at 10:19 am

    Kujtonte se po fliste me rrogtarin e tij Blendi Fevziun.
    Rama foli me heshtjen dhe sorrollatjet e zakonshme te tij por ne kuptuam gjithcka.
    Perfundimi eshte se Rama me zemer do te donte ta linte ate karrige nje ore e me pare por nuk e lejon kush.
    Do ta hedhe vallen me gjithe vellane deri ne fund.

    Reply
  • E Vetmja dhe e Fundit ZGJIDHJE është Arlind ❤️❤️ Qori !! says:
    June 3, 2024 at 12:38 pm

    PS + PD + LESHeLI (PL) + PAA + PAD + PR + Dule Vangjeli i ZI + Idriz Shpëtimi (SIVËLLAU SIAMEZ i Dule Vangjelit) = HAJDUTË , të KORRUPTUAR , ORGANIZATA MAFIOZE , BANDA KRIMINALE , EVAZIONISTË FISKALË , GRABITQARË , KRYE KUSARË ,, NARKO-TRAFIKANTË , GJAK PRISHUR , DOBIÇA , GJAK PRISHUR , dhe FUNDËRRINA të URRYER

    ⚖️⚖️🤲🤲⚖️⚖️🙏🙏⚖️🤲🤲⚖️⚖️🙏🙏⚖️⚖️

    Reply
  • E Vetmja dhe e Fundit ZGJIDHJE është Arlind ❤️❤️ Qori !! says:
    June 3, 2024 at 12:40 pm

    PS + PD + LESHeLI (PL) + PAA + PAD + PR + Dule Vangjeli i ZI + Idriz Shpëtimi (SIVËLLAU SIAMEZ i Dule Vangjelit) = HAJDUTË , të KORRUPTUAR , ORGANIZATA MAFIOZE , BANDA KRIMINALE , EVAZIONISTË FISKALË , GRABITQARË , KRYE KUSARË ,, NARKO-TRAFIKANTË , GJAK PRISHUR , KONTRABANDISTË , HAJDUTË DOGANASH , DOBIÇA , GJAK PRISHUR , dhe FUNDËRRINA të URRYER

    ⚖️⚖️🤲🤲⚖️⚖️🙏🙏⚖️🤲🤲⚖️⚖️🙏🙏⚖️⚖️

    Reply
  • Aldrinp says:
    June 3, 2024 at 12:44 pm

    Mos e harroni ate kryetarin e Bashkise, Agron Malen, qe e pruri direkt pas pushkatimit te demonstruesve te 21 Janarit.
    Si shperblim per krimin e bere kunder popullit qe e votoi, Rama e beri kryetar Bashkie, dhe ky birboja merr koncesionet dhe ujin e banoreve si ti doje bytha, pa ju dridhur qerpiku fare.
    E shperbleu kriminelin e 21 Janarit, e tani thote :cpune kam une me kriminelet

    Reply
  • Joni says:
    June 3, 2024 at 2:12 pm

    PS + PD + LESHeLI = RREZIK KOMBËTAR , RREZIK për të ARDHMEN e 500 MIJË FËMIJËVE SHQIPTARÈ !!!!!

    ⚖️⚖️🙏🙏⚖️⚖️🤲🤲⚖️⚖️🙏🙏⚖️⚖️🤲🤲⚖️⚖️🙏🙏

    Reply
  • Dashi says:
    June 3, 2024 at 4:30 pm

    He , more rithemelues të partisë demokratike , a u ngopet së ngrëni , kujdes , mos e hani të gjithë , lini dhe ca për nesër . Tani , merrni një brisk dhe ja ruani Ramës lart e poshtë , pastaj bëjini dhe një gojore të mirë dhe si demokarë që jini , mos harroni të shkoni tek krimineli I mbyllur në kafas dhe të merrni avdes nga kati I tetë . Ramës nuk ja ha qeni shkopin në asnjë drejtim .

    Reply
  • mali says:
    June 3, 2024 at 5:08 pm

    Edi Rama eshte sa I zgjuar aq edhe budalla.
    Intervista qe e kerkoi Rama me kete gazetar ka kujtuar se po flet me nje banor te Kamzes lidhur me ndertesat.
    Ky me kete ia ka futur edhe vehtes edhe Melonit.Ai eshte I pa afte ne mbrojtje.
    I duket vetja I zgjuar por ne kete moment I hap me shume pikpyetje kundershtarit me pergjigjet e tia.
    Edi Rama eshte I pa afte ne replika.
    Me batuta nuk behet politika.
    Edi Rama nuk ka faj ne kete drejtim.
    Ai nuk ka shkolle,nuk ka fantazi,nuk ka lexuar e te lexoje qofte edhe libra te thjeshte si:Arti I drejtimit te shtetit.
    Edhe ne gjuhet e huaja eshte i dobet.
    Une Italisht nuk di ,por vure re se shume raste Rama korigjonte veten ne perdorimin e foljeve dhe pjese te fjalise.
    Po ashtu edhe ne anglisht.

    .

    Reply
  • mali says:
    June 3, 2024 at 5:38 pm

    Lexova qe ca majmune do te bejne proteste lidhur me keto qe po flasim.
    Me sa shoh keta majmune jane ceta qe sulmojne karvanet ne rruge ne se u del perpara.
    Tani e kam seriozisht :
    Keta nuk jane opozite ,por jane bythe e breke me Edi Ramen.
    Qellimi I tyre eshte :Edi Rama ne pushtet.
    E kam shkruar shume here qe Edi Rama me ligjet e tij(gjasme te kundershtara nga keta mafiozet e Saliut) eshte duke I pasuruar keta birbot dhe realisht duan nje raund tjeter per Ramen.
    Jo pa qellim luajne karten e Sali Berishes kunder Edi Rames.
    Agron Llakaj I madh e ka shprehur vite me pare lidhjen mafioze Rama-Berisha ne te famshmen Portokalli

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?