Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tani gjoba e makinës ju vjen në telefon në kohë reale, përmes e-albania
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Tani gjoba e makinës ju vjen në telefon në kohë reale, përmes e-albania
Kronike

Tani gjoba e makinës ju vjen në telefon në kohë reale, përmes e-albania

Published: September 19, 2023
Shpërndaje

Përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo emaili, duke patur mundësinë të shlyejë detyrimin në kohë dhe përfitojë nga ulja e masës së gjobës 50 % kur e paguan brenda 15 ditëve.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit prezantuan sistemin, pjesë e paketës së risive dixhitale.

“Do të duhet që kundrejt konfirmimit të vetë qytetarit të adresës së emalit dhe numrit të telefonit, brenda 7 deri në 10 minuta të marrin njoftimin për masën administrative. Nëpërmjet saj shmangim abuzimet, pasi kemi shumë ankesa nga qytetarë që vijnë për gjobat, duke pretenduar se është jo e drejtë, se nuk kam qenë në këtë aks rrugor, apo atë parkim”, tha drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

- Publicitet -

“Ky është momenti për t’i bërë thirrje çdo qytetari që nëse do të njoftohet për marrjen e penalitetit të shkeljes rrugore, mund të logohet në e-Albania dhe në momentin që kryen një shkelje rrugore mesazhi i vjen në telefon”, apeloi ministri Balla.

Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato shpjegoi se kështu zgjidhet dhe një nga shqetësimet e shumta të qytetarëve, pasi me ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor, nëse pagesa e gjobës bëhet brenda 15 ditëve, shkelësi përfiton 50% ulje të gjobës.

Nisma u prezantua pranë shkollës së mesme “Ismail Qemali” në kryeqytet.

“Këtu kemi një nga shkollat më të mëdha të Tiranës, e në kuadër të masave të reja, të Paketës së Sigurisë në Shkolla, e kjo rrugë bën pjesë e perimetrit të sigurisë, sepse është trotuari dhe rruga ngjitur me oborrin e shkollës, që do të thotë se na duhet të rritim prezencën policore, por shpresoj që shumë shpejt me Bashkinë Tiranë me vendosjen e kamerave të sigurisë dhe ato që regjistrojnë shpejtësinë e mjeteve, ato aksesojnë sistemin dhe çojnë gjobën tek Salla e Komandimit dhe plotësohet masa administrative e njoftohet qytetari”, tha kreu i Ministrisë së Brendshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Atentati i dështuar në Elbasan: Hakmarrja e pretenduar dhe dëshmia e shënjestrës
  • ​Shpërthimi në Fushë-Krujë: Kush është Ylli Zalla dhe pista e inskenimit
  • Tkurrja e Bujqësisë
  • Shtohen mashtrimet në emër të bankave
  • Seul dhe Kievi janë të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojën e Luftës Moderne në frontin rus

Komentet e Fundit

  1. K R on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  2. Pa emer on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  3. Ish polic on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  4. Sokol on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  5. X on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?