Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Të ardhurat nga turizmi kaluan shifrën e 3 mld eurove”, Rama: 2023 ishte viti më i mirë për ekonominë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Të ardhurat nga turizmi kaluan shifrën e 3 mld eurove”, Rama: 2023 ishte viti më i mirë për ekonominë
Lajmi i funditPolitike

“Të ardhurat nga turizmi kaluan shifrën e 3 mld eurove”, Rama: 2023 ishte viti më i mirë për ekonominë

Published: January 12, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të vitit që lamë pas, duke u shprehur se 2023-shi ishte viti më i miri për ekonominë shqiptare, me të ardhurat nga turizmi që kaluan shifrën e 3 miliardë eurove.

Kreu i qeverisë u shpreh gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, se vitin e shkuar u arrit shifra më e lartë e investimeve të huaja.

“Ishte një vit i jashtëzakonshëm në mënyrë të veçantë për turizmin në Shqipëri, duke bërë që të ardhurat nga turizmi të kalojnë shifrën e 3 miliardë eurove, duke bërë që numri i turistëve të jetë më shumë se trefishi i popullsisë rezidente në Shqipëri dhe nga ana tjetër, duke bërë që gjithë kjo situatë pozitive e ekonomisë të reflektohet edhe në një rënie të mëtejshme të papunësisë, në 10.5%”, tha kryeministri Rama.

- Publicitet -

Fjala e Ramës:

Kemi dhe arsye të qenësishme për t’u ndjerë optimistë për të nesërmen, por kemi edhe arsye të qenësishme për të reflektuar mbi gjërat që duhen bërë më mirë ose që mbeten për t’u bërë, në mënyrë që edhe viti në të cilin jemi dhe viti i ardhshëm të vazhdojnë të na japin progresin e vitit të shkuar dhe të vitit përpara tij.

Faktikisht është diçka që e thonë të gjithë, që viti që sapo mbyllëm ishte një vit i mirë për ekonominë shqiptare dhe ishte një vit i jashtëzakonshëm në mënyrë të veçantë për turizmin në Shqipëri, duke bërë që të ardhurat nga turizmi të kalojnë shifrën e 3 miliardë eurove, duke bërë që numri i turistëve të jetë më shumë se trefishi i popullsisë rezidente në Shqipëri dhe nga ana tjetër, duke bërë që gjithë kjo situatë pozitive e ekonomisë të reflektohet edhe në një rënie të mëtejshme të papunësisë, në 10.5%.

Në anën tjetër, viti i shkuar ishte viti me shifrën më të lartë të investimeve të huaja direkte dhe po ashtu edhe një vit që na dha progres të mëtejshëm edhe në hapjen e ekonomisë sonë në rajon, por jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, me më shumë aktorë, më shumë aktivitet edhe jashtë kufijve të vendit me një bilanc tregtar të përmirësuar më tutje, me eksporte të rritura dhe me një interes shumë të rritur të investitorëve të huaj, sidomos në fushën e energjisë dhe turizmit për të investuar në Shqipëri.

Nuk dua të zgjatem më tutje me panoramën aktuale të ekonomisë sepse ne, këtë Këshill e konsiderojmë një instrument për të adresuar bashkërisht problemet, për të diskutuar bashkërisht për mënyrën se si duhet t’i qasemi sfidave dhe për të ndërvepruar me sektorin privat dhe me institucione të tjera të pavarura, në mënyrë që procesi i rritjes të jetë një proces që të shfrytëzojë sa më shumë nga potenciali i Shqipërisë edhe nga mundësitë ende të pashfrytëzuara që ne kemi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • nje punonjes buxhetor says:
    January 12, 2024 at 11:53 am

    Nderkohe qe Rama numeron te ardhurat e Turizmit e thote se paskemi patur vitin 2023 me te mirin per Ekonomine…Punonjesit Buxhetore AKOMA NUK KANE MARRE RROGAT E DHJETORIT (dhe kane 10 vjet sa ka Rama ne pushtet qe nuk marrin as ato Shperblimet e fund-vitit ne Dhjetor)

    Reply
  • demo says:
    January 12, 2024 at 12:03 pm

    PO qene 3 miljard euro nga turizmi re Rama,hallall e ke Turizmin,pike nafte mos ler per shqiptaret,,edhe ato tunelet e armatimeve me ndryshk zbrazi mire,se mos mbetet ndonje teneqe.

    Reply
  • fery says:
    January 12, 2024 at 12:24 pm

    Rama genjen. Ne vitin 2023 nga turizmi ne Shqiperi kane hy dhe jane lene se paku mbi 10 miljard €
    Pse shteti shqiptar prezanton keto te dhena prej 3 miljard € ate e di Kr.ministri Rama por e dijne edhe qytetaret shqiptar te cilet nuk i kane paraqite dhomat e tyre ne Agjencine shtetrore te turizmit ne Shqiperi..?
    A mos ndoshta u lane qytetaret te vjedhin tatimet e obliguara nga turizmi per te vjedhur edhe shteti kjo mbetet te vetifikohet..??

    Reply
  • demo says:
    January 12, 2024 at 12:41 pm

    Mos u mat me Sali Berishen,re Rame,se me keq se Sali Berisha eshte vetem Asteroidi qe permbysi token 65 miljon vjet me pare.Kur fatkeqet profesore te Ekonomise,studionin librat e Ekonomise Kapitaliste,,si te ndreqnin karabinane qe u la enveri,,Saliu i dinte te TERA. SE NE UNIVERSITETIN E LUGUT zI,KISHTE MESUAR EKONOMINE kAPITALISTE TE SULLTAN HAMUTIT
    ,vidh,grabit,digj e shkaterro..

    Reply
  • mali says:
    January 12, 2024 at 1:36 pm

    Pa voten e popullit asnje nuk ka te drejte te mare mandatin e deputetit.Te behen zgjedhje ne zonen ku deputeti largohet.A e do populli kete person te pa votuar ta perfaqesoje ne parlament?

    Reply
  • mali says:
    January 12, 2024 at 1:50 pm

    Ne mbrojtje jo,ne arsim jo,ne shendetesi jo,ne pensionistet jo,ne rruget e zonave te thella malore jo.Ku shkon gjithe kjo para?Apo I ka varur ne qafe Ballukut sepse z.Mete I a hoqi nga goja dhe Rama si gjakmarje e dergon z.Mete zv/minister qe ka kycet e kashtes.

    Reply
  • fery says:
    January 12, 2024 at 6:04 pm

    … vidhe e grabit,mashtro e nenshtro,vrit e preje,gjeje budallejn te sherbejne per nji luge terhan hallve,pasurohu vete dhe te afermit tu,blej pushtet me para te vjedhura qe ti rrehe shkjau supet e te te thote bravooo,ashtu duhet.
    …niiher te vjene vera nga dera..!

    Reply
  • intelektuali says:
    January 12, 2024 at 6:21 pm

    TE ARDHURAT NGA TURIZMI? CFARE KAFSHE ESHTE KJO?

    sepse:

    “te ardhurat nga turizmi” eshte parrulle enveriste e propagands komuniste pa permbajtje dhe nuk ekziston ne asnje vend te Botes, ndryshe do te ishte nese kryeministri do te fliste me gjuhe intelektuali dhe jo gjuhe llafoqylsi njorant:

    TE ARDHURAT NE BUXHETIN E SHTETIT NGA TURIZMI QE KA PAGUAR TAKSAT DHE TATIMET

    ndryshe:

    Si i ka llogaritur te “ardhurat imagjinare nga turizmi” dhe cfare kafshe jane ato?

    nga ana tjeter:

    KUSH JANE INVESTIMET E HUAJA O EDI RAMA GENJESHTARI I PACIPE?

    sepse:

    Po tregove kullat prej betoni, te ndertuara me parate e droges dhe kokaines, keto kulcedra te llahtarshme qe po asgjesojne Tiranen tregojne se ky investim famekeq vetem i djell deme kryeqytetit dhe ne plan afategjate do te asgjesojne jeten ne Shqypni ne menyre te pakthyeshme qe do te na kujtoje bunkeret e Enverit qe kane mbetur si permendore te idiotesise ne drejtimin e shtetit.

    Reply
  • mali says:
    January 12, 2024 at 6:30 pm

    Intelektual,e lexove shkrimin qe FMN-ja vlereson turizmin shqiptar?

    Reply
  • Fjale me vend says:
    January 12, 2024 at 6:49 pm

    Thënie speciale nga Demo:

    “ME KEQ NGA SALI BERISHA KA QENE VETEM ASTEROIDI NE FORME PATATE QE PERMBYSI BOTEN 65 MILION VITE ME PARE”.
    —————————————————————————————————-
    “më keq nga Enver Hoxha nuk ka qenë Pol Poti, por Idi Amin Dada diktatori kanibal i Ugandës, që provoi të hante mishin e armiqve të tij, por nuk e pëlqeu. “Mishi është i kripur, më i kripur se mishi i tigrit” thoshte.

    🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣
    🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣
    🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

    Reply
  • intelektuali says:
    January 12, 2024 at 6:58 pm

    mali:

    Pas shkrimit inkurajues te FMN qe duket sikur e ka diktuar Edi Rama me gojen e vet:

    “ Ekonomia vazhdon të zgjerohet me ritme të forta, konstaton më tej FMN, e cila parashikon se për vitin 2024, ekonomia shqiptare do të rritet me 3.3%. FMN thekson në raport se “dhjetë muajt e parë të vitit 2023 kanë sjellë një pozicion fiskal shumë më të përmirësuar”. Eksportet e larta të shërbimeve, investimet e huaja direkte dhe remitancat sollën një përmirësim të pozicionit të llogarisë korente dhe mbiçmim të lekut, vlerëson në dokument FMN. Në parashikimin për perspektivat e rritjes, FMN projekton që “rritja, ndonëse më e moderuar, parashikohet të mbetet e fortë, mbështetur nga kërkesa në shërbime dhe investimet e huaja direkte”.

    TE GJITHA KETO ARRITJE TEILINDJES JANE SI LLOGJET E ENVERIT KUR FITONTE CMIMIN E PARE PERUSHQIMINNE KOHEN E QEPES TE TOLLONAVE ME BUNKERE.

    Cilat jane sherbimet qe ka eksportuar Shqypnia jashte vendit pervec kanabisit te Rilindjes dhe kokaines nga Ekuadori? cillat jane investimet e huaja gjate tre mandateve te mashtruesit enverist, Edi Rama qe raporton kullat prej betoni te krimit dhe droges si arritje te suksesit te Partise?

    HE MO MALI KURESHTARI I PADITUR ME TREGO NJE INVESTIM TE HUAJ TE EDI RAMES QE NUK ESHTE I LIDHUR ME KULLAT E KRIMIT DHE DROGES NE TIRANE QE DUKEN SI PIRAMIDAT FAMEKEQE TE SALIUT QE I VUNE ZJARRINVTANITNE 1997

    sepse:

    Po kjo gazeta DITA pak me poshte poston nje artikull te Dojce Welle si me poshte vijon?

    “DW: Shqipëria po zbrazet nga mjekët dhe infermierët, ja rrëfimet e të rinjve që ikin drejt Gjermanisë. Vetëm 50% e punonjësve të kujdesit shëndetësor të trajnuar në Shqipëri mbeten në vend. Njëri prej tyre është Kastriot Qehaja. Edhe pse puna e tij është e mundimshme dhe e paguar dobët, ai nuk dëshiron të largohet nga vendi i tij. Dikush duhet të kujdeset për të moshuarit, fëmijët e të cilëve kanë shkuar për të punuar në Evropën Perëndimore”, tregon DW. Në dhjetë vitet e fundit mijëra mjekë e infermierë janë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë për shkak të kushteve të këqija të punës, rrogave të ulëta dhe pamundësisë për të bërë karrierë.”

    PSE LARGOHEN ATEHERE SHQYPTARET NGA “PARAJSA” E FMN?

    Reply
  • mali says:
    January 12, 2024 at 7:27 pm

    Intelektual,re ne gracken time.Nje spiegim I “vogel”.FMN dhe Banka Boterore jane fajdexhinte me te keqinj ne bote.Per momentin FMN dhe BB kane shtene ne dore naften e Shpiragut.Qeveria shqiptare mer vetem 10% rente te tokes,40% I ka shell ,dhe 50% ndahen me FMN,BB dhe huadhes te ndryshme qe nuk po arijne te marin as interesat .Realisht Rama gjithmone prodhon gjithmone ose artikuj nga “profesore”gjermane ose shkrim nga FMN-per te mbuluar deshtimin e tij ne ekonomi.Levizjet e shpeshta ne qeveri tregojne nje qeverisje te lekundur,jo e mbeshtetur ne ekonomine shkencore por nje aventurier politik,pa shtylle kurizore por nje kandil deti.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 12, 2024 at 8:02 pm

    mali,

    Me behet qefi qe radhe ne gracken tuaj sepse kjo eshte e verteta per propaganden e Edi Rames qe povjedh si Enveri Shqypnine, por ndahem me mendimin tuaj se FMN dhe Banka Boterore jane FAJDEXHINJ te liq alla Alfred Cako me teoritee konspiracionit te tij, sikur ZFMN dhe BB duan te grabisin Shqypnine e vogel sa nje gogel ne harten e Botes, perkundrazi mendimiim modest pa detyrim eshte se ato jane Institucione financiare qe duante ndihmojne Shqypnie duke rrezikuar milionat qe po hedhin te Shpiragu i SHELL qe po te dale nafta e parashikuar dote jete nje feste e madhe per Shqypnine, por po nuk dolen hesapet sipas parashikimeve FMN dhe BB nuk do te presin koka turku si Enveri me Lipe Nacen dhe Aqmiqte e naftes ne Parti por do te ngushellohen se me milionat e humbura Edi Rames nuk duhet t’i kene bese me.

    Reply
  • mali says:
    January 12, 2024 at 8:21 pm

    Shelli,intelektual nuk shpon kot.Shiko shqiperine z.intelektual.Per 30 vjet FMN dhe Banke boterore vetem varferi dhe emigration me gomone ne Angli kane prodhuar.Me jep fakte qe eshte ndryshe.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 12, 2024 at 8:55 pm

    mali,

    Megjithe respektin qe kam per opozitaret ndaj bandes hajdute enveriste te Edi Rames, nuk mund te bie dakord me ju se FMN dhe BB jane fajtoret per varferimin llahtar te Shqypnise, ne nje kohe qe shqyptaret hedhin voten ne kuti me sy mbyllur per nje thes me miell dhe nuk duan te shikojne se nga i vjen e LIGA qe kur Enveri mbolli Morrin e Kuq komunist ne vendin tone dhe qe kjo e LIGE eshte cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit, vellai i Vucicit dhe kusho i Putinit qe korruptoi edhe FBI

    PER FAT TE KEQ KJO ESHTE E VERTETA QE SHQYPTARET E MPIRE DHE DROGUAR NGA PROPAGANDA NUK DUAN TA KUPTOJNE

    prandaj:

    Meqe kerkon fakte ndryshe intelektuali qe ka bredhur Boten me kameren e tij dhe ka pare si ndihma e FMN dhe BB ka shpetuar shtete super gjigande si Argjentina dhe Brazili nga falimentimi total, por ka shikuar vende komuniste si Venezuela e pasur me nafte e Maduros si Arabia Saudite ne Ameriken e Jugut, por qe refuzuan ndihmen e FMN qe aktualisht eshte me keq se Shqypnia e Edi Rames per nga niveli i varferise, intelektuali mund te sjelle me dhjetra fakte qe vertetojne si ndihma e FMN dhe BB kane sjelle prosperitet ne vendet qe kane ditur me mencuri te shfrytezojne fondet e ndihmave apo kredive te buta sic i quajne ekonomistet dhe nje nga keto vende eshte Greqia fqinje qe po mbytej nga laku i borxhit qe e krijuan vete nga injoranca ne drejtimine shtetit, por qe me ndihmen e institucioneve financiare ja arriten te shpetojne nga falimentimi i frikshem pa shitur asnje ishull sic mendohejnga shume vete. Jo me kot ka mbetur citatii Churchillit qe cdo popull meriton liderat qe zgjedh vete dhe prandaj shqyptaret duhet te mendohen mire kur shkojne ne kutite e votimit qe te mos cuditen me vone pse deklaratat e FMN jane si cmimi i pare i Enverit per ushqimin kur populli po vdiste nga uria per buke.

    Reply
  • Llogari e bere says:
    January 12, 2024 at 9:10 pm

    10 meleone turiste nga 300 euro qe mund te kete shpenzuar secili = 3 melearde Euro. Nashti do thoni ju 10 Meleone ??? Si e gjete ??? Ma tha Balla- te Portokalliu. Diten e fundit te vitit 2023, ishte vete te aeroporti Mama Tereza dhe priti te 10 miliontin fix. Pa ardhur i 10 meleonti, nuk e hante dot dollmane e Vitit te Ri, se do merzitej “i Modhi”. Nejse, kush e di. mbase dhe eshte numer i sajuar. Varet ke fut ne kategosine “turiste”. Prape….do thoni ju : – Pse 300 Euro ? Po sa ? Ate nuk e di une. Turist mbase quhet dhe Kosovari qe hyri n’Han te Hotit e dolli m’Durres mrena dites…Ai asnje sanduic arrijti me ble ..Turiste mund te quhet dhe Juri Kimm-i qe shkonte ne fshat here pas here dhe hante fara luledielli. Turist mund te quhet dhe pakistanezet qe vijne per te kaluar ne Europe. Turiste mund te quhet dhe kongolezet qe do na sjelle Meleoni…Turiste mund te jete dhe “Tigri i Azise” qe hyn e del fshehtazi ne Shqipri (me emer te rreme). ene kta futbollistat e Komtares qe hyjne e dalin kur i thrret Silvinjo – turista quhet…
    Nejse, 3 miliarde dollare eshte shifer e konsiderueshme. Une mendoj se eshte e egzagjeruar dhe jo realiste. 3 miliarde euro e ardhur bruto, me nje fitimi mesatar 30 – 40 % to te thote 1 – 1.2 miliarde euro neto – fitim. Kjo do te thote per cdo Shqiptar qe jeton Shqiperi 350 – 400 Euro. Populli e di me mire se kushdo : A e ndien ne ekonomine e tyre hyrjen e 1500 – 2000 euro shtese mesatarisht ne cdo familje shqiptare (me 3-4 vete) ?

    Reply
  • mali says:
    January 12, 2024 at 9:18 pm

    Une flas per shqiperine dhe jo per boten,z.intelektual.Greqine dhe Malin e Zi nga falimentimi si shtet e shpetoi paraja e europes,sa per dijeni.Per shqiperine nuk na jep asnje prove qe FMN e BB e kane ndihmuar me keto borxhe.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 12, 2024 at 10:14 pm

    mali,

    Kur i vjedh dhe i grabit borxhet qe te jep Bota sic beri Rilindja me fondet e Bujqesise qe shkuan te inceneratoret e hajnise, atehere mos ja hidh fajin atij qe te jep borxhe dhe do te ndihmoje, por kerkoje fajin te hajduti qe i vjedh borxhet, se nuk ka asnje formule ne Bote qe te shpike edhe te vjedhesh, edhe te kerkosh borxhe te reja per ekonomine. Greqia sa per dijenine tende jo vetem pagoi borxhin llahtar me nje politike fiskale rigoroze, por po rrit prodhimin gradualisht per ta rivendosur atje ku ishte para krizes dhe prape sa per dijenine tende prandaj sa te jete Edi Rama ne pushtet FMN nuk ka si te ndihmoje Shqypnine, sepse Bankat nuk jane Shoqeri Bamiresie dhe rritja ekonomike e deklaruar vetem 3% qe vjen kryesisht nga sektori i ndertimit nuk e mbush dot buxhetin e shtetit dhe nuk mbulon dot inflacionin ne Shqypni qe eshte mbi 10 % sepse prodhimi kombetar ka mbetur ne vend numero per te gjithe sektoret e tjere qe t’i jape mundesi FMN te luftoje me keshilla inflacionin kur nuk prodhon dot nje gozhde per ta ngulur ne mur. Prandaj o mali i paditur ti kerkon nje gje te pamundur, hiqeEdi Ramen nga drejtimi i shtetit dhe asgjeso enverizmin qe ka kapluar shtetin shqyptar, atehere mund te bindesh sa te vlefshme do te jete kredia e FMN per zhvillimin e Shqypnise si ne te gjitha vendet e rajonit qe e kane flakur me kohe komunizmin.

    Reply
  • demo says:
    January 12, 2024 at 10:27 pm

    Shpreh ngushellimet e mija atyre fatkeqeve minatore ne Kinen qendrore.
    Ne,qe kemi punuar me kinezet,ruajme respektin,mirenjohejen per kete popull te urte,punetor e paqedashes.Eshte populli qe ka ndihmuar vertete Shqiperine e vogel dhe mosmirenjohese.
    15 vjet te ndihmes kineze ishin kaluar planit Marshall.E beri Shqiperine nje shtet me fuqi Industriale,Ushtarake,,pa hile,pa gozhden e NastraDINIT,E keqja na erdhi nga dhia zgjebosur me bishtin perpjete.
    Ky fshat kaq i vogel eshte mbushur me profete,me filozofe,me palaco cirku qe i vejne zjarrin shtepise,
    Nuk eshte i pari enver hoxha qe prishi dasmen per dy pare spec.

    Reply
  • mali says:
    January 13, 2024 at 2:51 pm

    FMN-ja z.intelektual ka rrenje prej vitesh ne shqiperi ,nuk mbiu sot.Vete e ke shkruar qellim e FMN-se dhe ashtu eshte.Ka dicka qe duhet te kuptosh rregullat e repta te politikes ekonomike qe ndjek ajo.Shiko c’fare kerkon ajo nga qeverite ku operon:persosje te sistemit fiskal,qe perkthehet sa me shume taxa popullit(shiko sa eshte ritur numri I taxave qe do te paguhen nga populli dhe business
    me 2024) ,shkurtim te shenzimeve publike(kete po ben Rama,shkurton buxhetin per mbrojtje,per kulturen,per shendetesine dhe ku te munde ).Keto masa intelektual rregullojne buxhetin e shtetit dhe varferojne popullin. 40 vjet me tallona,varferi turpi ne europe,33 vjet varferi prej haduteve.Sa do te vazhdoje kjo?Ku eshte e mira e FMN-se z.intelektual?

    Reply
  • intelektuali says:
    January 13, 2024 at 9:13 pm

    mali:

    Kete here duhet te me besosh dhe jote te kundershtosh:

    PA FMN eshte me keq akoma

    Reply
  • intelektuali says:
    January 13, 2024 at 9:30 pm

    Pa FMN eshte ta leshosh Edi Ramen pa kapister te kafshoje ku te doje me taksen e tij progresive,ishte FMN ajo qe i tha kryeministrit shqyptar te vendose taksen e sheshte te fitimit ne masen 10 % sine te gjitha vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore sepse kjo takse grumbullohet me lehte dhe eshte me praktike ne perdorimin fiskal tatimor, por Edi Rama nuk ka haber nga ekonomia as bedeli qe kishte zgjedhur si minister finance qe kishte mbaruarper anglisht dhe per keto arsye e kundershtoi FMN per sistemin fikal duke menduar te perdoretaksen progresivesi mekanizem shantazhi per Armiqte e tij dhe rezultati duket ashiqare tek fasonistet qe pofalimentojne, kur neBote po pesojne nje rritje ekonomike te papare me afro 11 % kur rritja ekonomike e parashikuar per Shqypnine eshte 3 %

    FMN ESHTE INSTITUCIONFINANCIAR PER TE NDIHMUAR VENDET NE ZHVILLIM ME KREDI TE BUTA DHE KESHILLA DHE NUK MUND TE NDERHYJE DIREKT NE POLITIKAT KOMBETARE QE JANE PRIORITETI QEVERISE

    prandaj:

    Nuk mund te fajesohet per politikat fiskale aq me shume te nje vendiminist si Shqypnia dhe shqyptaret duhet te gezohen qe FMN ka vendosur te qendroje ne vendn tone, intelektuali mund te jape shume shembuj ku misioni i FMN eshte larguar me pasoja llahtar tragjike per vendet me qeveri injorante qe po kerkojne kredi si cifuti ne shkretetire

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një turist në protestë
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  • Tërmetet në Venezuelë vrasin 920 persona, në vend mbërrijnë ekipet ndërkombëtare të shpëtimit
  • Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta
  • Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Komentet e Fundit

  1. K R on Gabimi fatal i Dritanit
  2. Vlora 97 on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  3. Kokpalari 21 janarit on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  5. nga Enveri tek Edveri on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?