Nga Skënder Minxhozi
Novela e famshme e Gabriel Garcia Markezit “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar” është bërë e tillë, pra e famshme, pasi e gjithë fabula e saj ndërtohet mbi një absurd. I gjithë fshati e dinte se personazhi kryesor Santiago Nasari do të vritej, përveç vetë viktimës. Kjo mosdije mban gjallë lexuesin nga fillimi deri në fund.
I zhvendosur në ngjarjet e këtyre orëve në Shqipëri, realizmi magjik i Markezit i shkon fare mirë asaj që po ndodh mes Sali Berishën dhe SPAK. Fatmirësisht askush nuk po kërkon ta vrasë Doktorin, por thjesht t’i bëjë të ditur se duhet të para
qitet për një dëshmi në prokurori. Por në një sjellje që ka brenda mungesë totale serioziteti Berisha deklaron se po digjet nga dëshira për të dalë para prokurorëve për 21 janarin, por shton se këta s’e kanë njoftuar!
Nga ana e tij SPAK ka bërë të qartë se e ka njoftuar Berishën në disa adresa njëherësh, në parti, në banesën private dhe në parlament. Asnjëri nga demarshet nuk ka rezultuar i frytshëm. Çuditërisht të gjithë e morën vesh që Spak kërkonte Berishën me fletëthirrje në dorë, po vetëm ky i fundit kërkon të bindë mijëra shqiptarët që e shohin në televizor e media se ai ende nuk di gjë për kërkesën e prokurorëve të posaçëm.
Kjo që ndodh me 21 janarin i ngjan një tjetër dosjeje të vjetër në kohë, shumë kilometra larg Shqipërisë. Një krim i një natyre tjetër, që po tentohet të mbulohet. Është në fakt e njëjta situatë absurde. Këto orë presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet të shtyjë anëtarët republikanë të Kongresit që të shmangin hapjen e dosjes së famshme Epstein, në të cilën ndodhen mbi 23 mijë emaile të miliarderit hebre të vetëvrarë Xhefri Epstein, ku Trump shfaqet si frekuentues i ambjenteve ku trafikoheshin vajza minorene dhe prostituta gjithfarësh.
Megjithëse një pjesë e madhe e opinionit publik amerikan e ka të qartë lidhjen e Trump me Epstein, kreu i Shtëpisë së Bardhë, ashtu si ish-kryeministri shqiptar në Tiranë me 21 janarin, bën të paditurin, përbetohet se është i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë lidhje me ato që përfliten.
Për t’u kthyer në Shqipëri, katërmbëdhjetë vjet më parë shteti vrau njerëz të pafajshëm dhe të paarmatosur në dyert e zyrave të tij. Dihet kush i vrau, dihet si u vranë. Është shumë vonë sot për të vendosur drejtësi për ata që humbën jetën e u plagosën nga plumbat e shtetit, por nuk duhet humbur asnjë mundësi sado e vogël për ta vendosur atë edhe sot pas 14 vitesh.
Sali Berisha thotë se ka kërkuar hetime qysh në orët e para pas masakrës në bulevard. Ai thotë se protestuesit i solli Edi Rama tek kryeministria “mish për top”, siç deklaroi vetë. Të paktën e pranon që protestën e opozitës e ka pritur me top! Përtej batutës, nëse Doktori është kaq i sigurt se s’ka bërë asgjë të keqe atë ditë, le të shkojë e të dëshmojë ato që di rreth asaj ndodhie të përgjakur. Le të provojë e të mohojë se i pengoi hetimet dhe ndali fletë-arrestet për gardistët e akuzuar për vrasje. Le të shpjegojë përse mallkoi presidentin e kryeprokuroren me fjalët më të ulëta vetëm për të trembur hetimet.
Le të provojë më pas t’i gjejë një shpjegim faktit flagrant dhe tejet skandaloz të fshirjes së serverave të Kryeministrisë nga të gjitha pamjet e 21 janarit, natën pas tragjedisë. Le të provojë të shpjegojë sesi ndërtoi një teoremë grushti shteti, të cilën nuk arriti ta vërtetojë dot as me ajkën e jurisprudencës së partisë së tij gjatë dy viteve hetime të komisionit të posaçëm parlamentar që ngriti me piskamë dhe urgjencë kur gjaku në bulevard nuk ishte tharë ende. Le të shpjegojë përse ky komision hetimor është i vetmi këto 34 vite që nuk ka prodhuar një raport final, pas dy vitesh punë për të gjetur fajtorët dhe provuar grushtin e shtetit!
Berisha ka rastin që të gjitha këto njolla të errëta t’i heqë nga vetja dhe t’ja faturojë mbi shpinë Edi Ramës, nëse vërtetë është ashtu siç ka pretenduar këto 14 vjet nëpër media e konferenca shtypi. Të shkojë e t’i provojë në të vetmin vend ku këto nuk quhen justifikime, propogandë politike apo fjalë pazari, por dëshmi zyrtare e marrë nga drejtësia shqiptare. Të pastrojë emrin e tij nga 21 janari dhe të bëjë pis atë të kundërshtarit, prandaj të shkojë një orë e më parë e të mos luajë me fletëthirrjet.
E ka kot që fshihet si në kohët kur Lulzim Basha, për t’i bërë bisht gjyqit për Rrugën e Kombit, njoftonte gjyqtarët se ndodhej herë në SHBA, herë në Bruksel e herë në Argjentinë. Sepse “askush nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e vet”, thotë diku Oscar Wilde.
21 janari është një vdekje ende e pakryer në ritin e saj, një tragjedi e pashpaguar me drejtësi, një gjakderdhje që kërkon arsye dhe autor. Dhe paqe padyshim. Prandaj edhe pas 14 viteve ajo kthehet e rikthehet në skenë, jo si një diversiv për të mbuluar të tjera ngjarje, por si një piketë tragjike e tranzicionit shqiptar, sqarimi i të cilës vazhdon të jetë imperativ i drejtësisë.
Edhe i kësaj të resë, që u soll me 21 janarin me përtesë dhe pasivitet, derisa e detyruan të hapte letrat e të niste punën.

Leksion falas per Minxhozet dhe Pisanjoset e shtypit shqiptar:
Usaliut te Marikes i mungon vetem nje e shkruar e tille ne ballin e tij ;
“Kadaver politike qe mbrohet me cdo kusht dhe cdo cmim nga Amerika..”
.
Besoj qe thenia e Arvizise se BERISHA ESHTE BURRE SHTETI
eshte me kriminale se vete krimi Berishes tyre…
.
Nese 21 janari 2011 do ndodhte ne Greqi apo Serbi ambasasdori amerikan do largohej me helikopter nga protestat ne Athine apo Beograd..
…
Nese ne shtator 1998 Berisha pasi zaptoi shtetin me armatimin e gardes..u pergezua nga haleatet se ktheu armatimin ne menyre vullnetare..dhe i moren deshmine brenda mureve te ambasades para nje prokurori amerikan qe nuk ndodh as ne ndonje koloni te Paqsorit….dhe ne janar 2011 pasi vrau e bene Burre shteti…
Pse Spak-u qe deri tani Amerika mburrej qe eshte krijim i Leshit Kimes Bidenit dhe Trampit po urinon ate vend me hallatet Dumanit dhe “arqidhjet” e Sali dushmanit..
.Turp per Ameriken dhe
me turp per Minxhozet dhe Pisanjoset e shtypit te ndyre shqiptar
Teater pa pagese,sali vuku e skapi!
Te gjithe e dine qe SPAK- Alabaku i ‘DADOVE’ komandohet nga UDB-ash SALIA dhe ASFALI Dado Kar agjoZI…perjashtu MINXHOZI !!
O Keno Minxhozi ty qe te paska ardhur ajo fletethirrja e SPAK per Berishen, meqe dje Erion Veliaj ankohej se 9 muaj atje ne burg nuk i kane derguar Dosjen e tij…thuaj zotrote a mos edhe ate Dosje te tij ta kane derguar ty ?
Ka nje jave pothuaj, qe ka shperthyer superskandali i biznesmenit shqiptar qe pastronte parate e kartelit me te fuqishen te botes, Sinaloa.
Po kaq ka, qe te gjitha mediat e regjimit, te gjithe gazetaret e regjimit jane mobilizuar si kurre me pare te shkarrashkruajne papushim ” e mori apo jo, thirrjen e SPAK Berisha”.
Ne shume nga mediat me prestigjioze perendimore shkruhet per superskandalin e sanksionimit te biznesmenit shqiptar, mik i ngushte i kryetarit te regjimit, Edi Rama.
Nderkohe qe lajmi trajtohet ne Domani, ne La Repubblica – gazetaret e regjimit socialist: po Saliu…
Nderkohe qe shkruhet ne FAZ, Die Press – gazetaret e regjimit socialist: pse Saliu…
Nderkohe qe media prestigjioze spanjolle El Pais shktruan per skandalin dhe lidhjen e biznesmenit te kartelit me Edi RAmen – gazetaret e regjimit: prape Saliu…
Nderkohe qe dy mediat prestigjioze Kanadeze, shkruajne per superskandalin: gazeterat e regjimit shkarrashkruajne: e lagu se lagu Saliu…
Nderkohe qe mediumi me serioz i Europes ARTE, i famshem per dokumentaret super objektive, flet per lidhjen e Edi Rames me biznesmenin qe pastronte parate e Sinaloas – Gazetaret e regjimit kembengulin: Saliu, Saliu…
Doktor Berisha ka kohe qe thote se Rama eshte ne rreth te kuq. Me te vertete qenka.
Lexoj nje zyrtar te larte te DASH tek shkruan: asnje qe ndihmon a mbeshtet bashkepunetoret e karteleve, NUK DO TE TOLEROHET!
Kuptohet pra, pse ka kaq shume lehaqenje ndaj Berishes keto dite.
Perse nuk e dinte asnje Media qe Berishen e kane thirrur dy here ne daten 3 Nentor dhe 10 Nentor nga SPAKu?
Nderkohe u cane Mediat per thirrjen e Ballukut, dhe e lincuan nje grua me dy femije?
Pse SPAku luan me dy standarte?
Tashme kuptohet qarte se ka nje grup te Argita Berishes ne SPAK qe kerkon te rrezoje Edi Ramen duke i terrorizuar administraten, askush nuk do te afrohet me ne nje post drejtues, sepse Prokuroret e Argites i tundin prangat ne fytyre.
Perse nuk krijon PS nje task force per te denoncuar hajdutet e PD, sic po ben PD me nje grup te rinjsh ne PD, ?
Gaz Bardhi, Belind Kellici ka nje grup qe vetem pergjon cfare bejne deputetet e PS dhe Kryetaret e Bashkise, pse nuk krijon edhe PS nje grup ne PS, por mjaftohet nga bujaria e Idajet Beqirit, Halit Valterit dhe Docit?
PS i ka te gjitha tenderat e kohes Saliut, pse nuk i hap ti denoncoje keta te PD-LSI?
Derri do plumb Piloooo
Shkrim I mire! Sikur Minxhozi te ishte ne stafin e DITA do shtonit kualitet.
Thirrja mos-thirrja per Saliun,
hapja e deftereve me 21 janar pra,
Si gjethja e fikut e hedhur siper,
Tunelin te Beles atje ne Llogara.
Ose mund te themi edhe keshtu.
A e ka marre berisha fletthirrje e SKAP?! – Nuk e di, ka qene i zene duke lexuar shkrimet ne gazetat kryesore te Perendimit, mbi lidhjen e Kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama, me kartelin me te fuqishem te droges, Sinaloa.
A e kane marre rojet tek dera e pallatit fletthirrjen e SKAP?! – Nuk e di, sepse kane qene zene me posten qe i vinte doktor Berishes nga jashte, me shkrimet e mediaave boterore mbi lidhjen e Edi Rames me kartelin meksikan te droges.
Po pse atehere gazetaret e regjimit socialist thone qe e ka marre?! – Sepse, kjo eshte loja.
Per cfare loje e keni fjalen? – Per lojen e regjimit me SKAP e gazetare, per te terhequr vemendjen nga superskandali i perfshirjes se kreut te regjimit ne pastrimin e parave te kartelit me te madh te droges ne bote, Sinaloa.
Po pse e permendni shpesh kete kartelin Sinaloa, dhe pse kembengulni xhanem?! – Sepse, po me kaq kembengulje, bashibozuket shkarrashkrues te regjimit socialist, mundohen ta bejne te paqene dhe te mos e permendin.
Po cfare truku pra perdorin keta bashibozuket gazetare, sikunder i quan zotrote, per te mos permendur lidhjen Rama-Sinaloa?! – Nje truk shume te thjeshte: duke trazuar eshtrat e kater viktimave te 21 janarit?!
Prape 21 janari?! – Natyrisht, prape e prape e prape; dhe perhere kur plasin skandale; dhe perhere kur vjedhin e bejne krime; dhe perhere kur paloshit te gjate i bie ngusht summa.
Bashibozuket e regjimit jane gati ne cdo moment ne sherbim te palloshit te gjate.
Po ç’pergjigje te leshe o redaktori gazetes ! Ke nje komentues ketu qe ka zaptuar gjithe komentet dhe e quajne skypion, por te pakten lajmeroje se “SKYPE” falimentoi dhe ne vend te tij kemi, po e shkruaj shqip “Tajms”. Ky nuk e di qe skypioni ka vdekur ka muaj dhe vazhdon, ashtu jane dhe komentet e tij. Iku vate na halé te semes dhe ky !
Ne 21 Janar Berisha i tregoi Fatos Nanos si duhej te vepronte ne tetor 1998,kur u pushtua kryeministria,TV.Shqiptar.Parlamenti,nga paramilitaret e armatosur te PD.Ende nuk e kishte marre seriozisht Edi Ramen.
Edi Ramen e rrihte kur t`i tekej.Ne kullen e malokut flitej ende per figura te tilla si Ramiz Alia,Xhelil gjoni,Fatos Nano.Ende nuk e kishte futur ne Radar Edi Ramen.E konsideronte nje Truk te Fatos Nanos.Fatos Nano ne burg i delegoi pushtetin Servet Pellumbit dhe KENETES,por ja u mori prape,I dha qeverrine Majkos,Ja mori prape,I dha pushtet Ilir Metes,Ja mori prape.Pse te mos kishte vepruar keshtu edhe me Edi Ramen? Pse duhej te qellonte nje kukull?Kjo mendesi rezultoi fatale per Berishen.
Edi Rama ishte i treti i verteti,qe nuk kishte ndermend t`ja kthente Partine e vjedhur Fatos Nanos.Edi Rama nuk ishte bedel.Pushtetin e donte per vete.Kjo rezultoi Fatale per Berishen.Pas 21anarit Edi Ramen as e rreh,as e vret dot. Ja rruan trapin me brisk rubie.
pa emer, mos ma ngacmo Skarypionin, se eshte vlerë, bashkë me intelektuhalen.
OK,S.Minxhozi:
– A e lexon Saliu & Berishistët këtë rezyme.?
-Kemi 35 vite që dëgjojmë e lexojmë për 101 KRIMET E SB,Për:
-21 janarin,Gërdecin,Lobimet shumë fakte KRIMI për shpifsin e madh me RETORIKË HELMUESE KOMBËTARE E ND/KOMBËTARE,Ndaj SHBA e shpalli Non Grata për krimet e tij madhore..për ta larguar nga politika.Por..
1.SPAK(A.Kraja) i kërkoi fakte me shkrim Amerikës..
2.I dhanë LOGO E VULË..si Opozitar e K/OPOZITAR.. pikërusht për tu mbrojtur nga drejtësia.NDAJ TASHMË DUHET FAJSUAR 100 % SPAK I TREDHUR PREJ TIJ 92.
3.E futën në shpi për të ÇUDITUR BOTËN për 11 muaj nga ballkoni katit 8..mandej e nxorën nga shtëpia..për të DJEGUR KUVËNDIN DHE BLLOKIMIN E PUNËS NË KUVËND..PËR TU FAISUAR EDHE MAXHORANCA..DUKE I ARRESTUAR 100/1 pa fakte serioze.!
4.E falën dhëndrin ABI me 60 vila në Shqipëri & Europë,kur LaliErin e arrestuan në zyrë për SUTJENAT E ARIOLËS..?
5.Kur dihej që ky ..shpifs nuk pranon letër/thirret edhe nga ZOTI..përse nuk dërguan në zyrë,shpi,kuvënd mbi 1000 polic,korrier..edhe qënt e rrugës..të cilët e morën vesh se SALIU DUHEJ TË PARAQITEJ NË SPAK !
-Përse nuk dolën dhe ndëshkuan njërzit që nuk firmosën letërnjoftimet.?
-Pse nga SPAK nuk del asnjë shpjegim për ngjarjet por LAJMET JEPEN ME SMS GAZETARVE.. OPINIONIT..DUKE HELMUAR BOTËN.?
6.A do shkoi Sb në SPAK..në 21 nëntor..? Të shofim.!
7.A mos vall protestat në bulevard që do bëhen çdo javë..bëhen me qëllim justifikimi..për të mos shkuar në SPAK.?
8.SA VITE DO ZGjASIN GJYQET E SALIUT PËR KL.PARTIZANI,21 JANARIN,GËRDECIN,LOBIMET,97,98,VRASJET NË TROPOJË 200 ..REMZI HOXHËS,TREBICKËS..MBI 20.000 nga 1991-2021 në Elbasan me bandën e GAZ BARDHIT për mbrojtjen e votës (Shtet brënda shtetit)?
9.A do mjaftojnë 100 vite gjyqe për NON GRATËN.?
10.Pse nuk deklarohet se ky..është KURUAR NGA DR.YLVI VEHBIU 1970..për psikotrope.?
– Pse nuk dërgohet në Vlorë apo Elbasan.?
11.PSE NUK BINDET MAXHORANCA SE Me këtë drejtësi SELEKTIVE NUK SHKOET NË BE.? KUR 85 % e Magjistratve i kapi VETINGU dhe shumë prej tyre u bën DEPUTET,NOTER,AVOKAT,MILITANT..që Saliu u premtoi se do i kthente në detyra pas 11 mait 2025.!
12.A do na bllokoi BE pse nuk po u SEKUESTROHET PASURIA VIPAVE NGA 1992 MBI 500 MILD.$ ?
13.PSE DITA lejon të shpifin SHUMË ANONIM..A KAN IMEL KËTA.?
-DERI KUR DO FSHIHEN SI STRUCI AFRIKAN KËTA SHPIFS PLANETAR.?
E.L News Albania
Kapterr Lalaj qe Gomarice madhore mbete tere jeten e ashtu e tille do shkosh ne Esfel te gomereve., kujton o rraqe se ti lexo njeri ato dacibao faqe gazete mbush me gabime ortografike qe as ti vete nuk i lexo dot ?