Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Të jetë vetë populli i Iranit që rrëzon Khamenein”, reagojnë muxhahedinët e strehuar në Manëz
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Të jetë vetë populli i Iranit që rrëzon Khamenein”, reagojnë muxhahedinët e strehuar në Manëz
KronikeLajmi i fundit

“Të jetë vetë populli i Iranit që rrëzon Khamenein”, reagojnë muxhahedinët e strehuar në Manëz

Published: June 24, 2025
Shpërndaje

Presidentja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (të strehuar në Kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit) Maryam Rajavi, ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas vendosjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit.

Rajavi ka publikuar një deklaratë në emër të organizatës MEK, muxhahedinëve iranianë, ku thuhet se populli i Iranit kërkon liri dhe fitore në betejën e fatit kundër fashizmit fetar. Sipas deklaratës në fjalë propozimi për një armëpushim dhe përfundimin e luftës është një hap përpara për opsionin e tretë: as luftë, as pajtim.

Në postimin e Maryam Rajavie shkruhet “le të jenë vetë populli i Iranit, në betejën e fatit, që të rrëzojnë Khamenein dhe diktaturën e velajat-e fakihut.”

- Publicitet -

Sipas saj, populli i Iranit, në luftën e tij gjatë një shekull, me kosto të mëdha dhe të përgjakshme, ka refuzuar vazhdimisht diktaturat e Shahut dhe Sheikut përmes kryengritjeve të njëpasnjëshme.

Postimi i Maryam Rajavi:

Duke mirëpritur armëpushimin dhe përfundimin e luftës
Duke riafirmuar vullnetin e popullit iranian: liri dhe fitore në betejën e fatit kundër fashizmit fetar

Propozimi për një armëpushim dhe përfundimin e luftës është një hap përpara për opsionin e tretë: as luftë, as pajtim. Le të jenë vetë populli i Iranit, në betejën e fatit, që të rrëzojnë Khamenein dhe diktaturën e velajat-e fakihut.

Populli i Iranit, në luftën e tij gjatë një shekull, me kosto të mëdha dhe të përgjakshme, ka refuzuar vazhdimisht diktaturat e Shahut dhe Sheikut përmes kryengritjeve të njëpasnjëshme.

Unë përsëris se ne kërkojmë një republikë demokratike, jo-bërthamore, me ndarjen e fesë nga shteti, barazinë gjinore dhe gjithashtu autonomi për kombësitë e Iranit. Kjo do të sjellë paqe, demokraci, të drejta njerëzore, stabilitet, rindërtim, miqësi, bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik në rajon dhe botë.

Çfarë është MEK-u?

Pjesëtarët e grupit MEK e konsiderojnë veten disidentë në emigrim dhe alternativë ndaj regjimit klerik të Iranit. MEK-u nisi veprimtarinë dekada më parë, si grup marksist që kundërshtonte sundimin e shahut të atëhershëm të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi.

Ai e mbështeti Revolucionin Islamik të vitit 1979, por shpejt u kthye kundër Qeverisë klerike, duke kryer një sërë atentatesh dhe sulmesh me bomba në Republikën Islamike. Grupi sulmoi edhe personelin amerikan në Iran, gjatë viteve 1970.

Për kohë të gjatë, ai ishte në listat e organizatave terroriste të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. SHBA-ja e hoqi nga kjo listë në vitin 2013, për t’i ofruar mbështetje në luftën e tij kundër regjimit islamik të Iranit.

Me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe OKB-ja, MEK-u u largua nga Iraku – ku kishte kampin – në vitin 2013, dhe u vendos në vende të tjera, përfshirë Shqipërinë.

Rreth 2.500 pjesëtarët e tij që fillimisht u strehuan në lokacione të ndryshme në Shqipëri, ndërtuan kampin Ashraf-3 afër Durrësit, në vitin 2019. Ai përbëhet nga 127 ndërtesa dhe gjendet në një sipërfaqe prej 40 hektarësh.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Pavlin says:
    June 24, 2025 at 10:01 am

    perse nuk ktheheni tani te luftobni brenda Iranit dhe te merrni pushtetin e te ndertoni nje demokraci te qendrueshme apo keni rene ne dashuri me Shqiperine. Ikni tani mjaft ju mbajtem ne . ikni nga keni ardhur se populli i Iranit ju pret me mall

    Reply
  • nje komshi i "Ashraf-3" says:
    June 24, 2025 at 10:08 am

    Ai Regjim i Ajatollaheve ne Iran jeton edhe 1000 vite tjera te jete per keta bythecet Muxhahedinet marksiste te strehuar ne Manze (numri i tyre asnjehere nuk thuhet sakte sa eshte).
    Ata fare Muxhahedinesh jane vecse ca mbetje toksike qe asnje shtet nuk pranon ti strehoje, madje as Amerika vete.
    Ata do lindin e vdesin aty ku rrijne mbyllur, ne Manze, sa kohe qe Rama te jete ne pushtet te pakten.

    Reply
  • xhan xhan says:
    June 24, 2025 at 10:11 am

    Ju te permalluarit e dheut qe po lengoni per atdheun e shtypur,levizeni prapanicen dhe shkoni i dilni zot vendit tuaj.Qe nga ketu kendoni si e ema e zeqos maje thanes.Apo prisni zotin tju hipe ne avion e te shkoni ne shtepi

    Reply
  • demo says:
    June 24, 2025 at 10:50 am

    Keta kane qene qe muaren peng Personelin e Ambasades Amerikane ne 1979????????????
    Meqe shkruani se kane sulmuar Ambasaden Amerikane ne vitet 70.

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    June 24, 2025 at 2:13 pm

    Nisemtare dhe promotorë te te permbysjes se rregjimit te shah Pahlavit qene studentet, edhe kur u shnderrua ne levizje popullore. Pas studenteve qendronin professore dhe docente te mbi 600 katedrave universitare. Nuk kish nje kult religjioz apo imam promotor i asaj levizje. (Nuk e kuptoj pse perendimi e quan revolucion islamik).Pemën e revolucionit e mbolli dhe e realizoi tjeter kush, frutet i morren ayatollaët. Ata qe bene revolucionin u perndoqen. Mbi 15% e studenteve dhe pedagogeve emigruan.Kjo zonja qe ka dhene interviste nuk i perket atij brezi qe beri revolucionin. Stedentet e asaj kohe nuk dallonin nga te Romes a Parisit. Te gjithe me funde deri ne gju dhe me menge te shkurtera. Kjo zonja me shami ne koke nuk vjen nga ai brez te rejash te periudhes se revolucionit. Sido qe te ndodhe, urojme qe ata qe luftojne per ideal te mos bien viktime e atyre qe luftojne per pushtet, siç ka ndodhur dhe ndodh ne histori…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?