Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të jetosh në paqë me botën e me veten: Një portret për 100-vjetorin e një burri plot mend që i përket një brezi të papërsëritshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Të jetosh në paqë me botën e me veten: Një portret për 100-vjetorin e një burri plot mend që i përket një brezi të papërsëritshëm
KryesoreKulture

Të jetosh në paqë me botën e me veten: Një portret për 100-vjetorin e një burri plot mend që i përket një brezi të papërsëritshëm

Published: November 15, 2022
Shpërndaje

 

Prof. Pëllumb Xhufi

Botuar në DITA

- Publicitet -

E di mirë, se në këtë botën tonë të çhumanizuar e të ushqyer me lajme krimi, seksi e droge, të flasësh për atë botën tjetër të nderit, punës e virtytit, rrezikon të lësh përshtypjen e një marsiani e të përcillesh me ironi apo keqardhje. Por unë e pranoj këtë risk, sepse sot dua të shkruaj dy fjalë zemre me rastin 100 vjetorit të lindjes së Prof. Jusuf Alibalit.

E kisha ndeshur emrin e tij në fund të viteve ’50 të shekullit të kaluar, në faqen 4 të gazetës “Zëri i Popullit”, kur stërvitja aftësitë e leximit duke përpirë, pa i kuptuar, lajmet e komentet nga bota e jashtme, këto të fundit shpesh me firmën e Jusufit.

Më vonë, si student, pata rastin të bëj ndonjë përkthim të shkurtër për revistën “Shqipëria Sot”, që dilte në gjuhë të huaj dhe që atë kohë drejtohej pikërisht nga Jusuf Alibali. Revista ishte në çdo pikëpamje cilësore, e meqenëse ishte e destinuar për botën e jashtme, dallohej për një frymë disi liberale në raport me botimet e tjera, ku propaganda e ideologjia përcilleshin “shqeto”, d.m.th. në mënyrë të papërpunuar.

Përkthyes të lëndës ishin mjeshtër, si Jusuf Vrioni e Zafer Villa, dy ish të dënuar politikë, që kryeredaktori Alibali, i kishte angazhuar pavarësisht vështrimit të zëmëruar të ndonjë shefi aty lart.

Ndryshe nga këto takime të para virtuale me të paharruarin Jusuf Alibali, takimi i tretë ishte një takim real. M’u paraqit një ditë shtatori të vitit 1997 në zyrë, në Ministrinë e Jashtme, ku sapo kisha filluar punë. Kishte kaluar vite të tëra vuajtjesh e poshtërimesh, bashkë me familjen, me bashkëshorten stoike Adivijen, “Mamicën” e filmit “Skënderbeu”, me Ilirin e me Agronin, djemtë e tyre, që në moshë të njomë u transformuan në punëtorë krahu.

Ky burrë plot mend, dije e dinjitet nuk pranoi të thoshte asnjë fjalë për këtë faqe të dhimbshme të historisë së tij. Kur e pyesja për internimet e tij pa fund në fshatrat e Labovës së Kryqit, të Kutallisë e të Sheqëzës, më fliste plot mall për njerëzit e thjeshtë të atyre fshatrave, që u ishin ndodhur pranë e u kishin dhuruar respekt, dashuri e përkujdesje në ato vite të rënda.

Këtë aftësi sublimimi, për të lënë prapa të shkuarën e për të parë përpara ua kishte kultivuar edhe djemve të tij, Ilirit e Agronit. Vuajtjet e tyre i kam mësuar nga banorë të vendeve ku familja Alibali kaloi nga internimi në internim.

Autori Xhufi me profesor Jusufin

Tek unë, në Ministrinë e Jashtme, Jusufi nuk erdhi aspak për ndonjë hall, për ndonjë vizë. Jo. E solli tek unë shqetësimi atdhetar për zhvillimet në Kosovë. E njihte fare mirë historinë e problematikën aktuale të Kosovës. Nga ajo ditë shtatori, nuk kalonin dy apo tre ditë pa u takuar. Tani e kërkoja unë. Nuk mund të gjeja këshilltar më të aftë, më të informuar, më të përkushtuar se sa Jusuf Alibali.

Kur çështja e Kosovës kishte marrë përfundimisht udhë, një ditë maji të vitit 1999, i thashë me shaka: “Profesor, dikur më ke nxjerrë emrin e më ke paguar mirë për ndonjë palo-përkthim timin për revistën tënde. Tani, prej dy vjetësh, unë po të shtrydh e shfrytëzoj falas, madje shpesh herë duke i paraqitur si të mijat idetë e tua. S’ke ç’bën, do duhet të kënaqesh vetëm me një falënderim”.

Qeshi përmbajtshëm, u bë serioz e më shqiptoi vetëm dy fjalë: “Unë bëra detyrën”. Nuk ishte shprehja stereotipe “prej komunisti”, siç unë desha ta ngacmoj dhe bëra mirë që nuk e ngacmova. Për Jusufin, ajo shprehje lakonike ishte deviza e jetës së një njeriu të ndershëm e patriot, të cilës ai vijonte t’i qëndronte besnik edhe në kohët e pacipa të hipokrizisë, egoizmit dhe amoralitetit.

Jusuf Alibali ishte bir i një familje të madhe. Ashtu si nuk fliste kurrë për veten, ashtu nuk pëlqente të tregonte edhe historitë e familjes. Të kishte jetuar më gjatë, do t’i tregoja unë për një pararendës të shquar të tij të shek. XVI, me të cilin u ndesha gjatë kërkimeve në Arkivin e Venedikut. Me siguri do gëzohej kur të mësonte për “kapedan Alibalin” nga Ulqini, tregtar e detar i njohur, që me “galerën” e tij i binte kryq e tërthor Adriatikut e Jonit.

Me bashkëshorten, Mamicën

Ndryshe nga ky paraardhës i hershëm i Alibalëve të Shkodrës, ndryshe dhe nga i jati, i cili midis dy luftërave botërore ishte oficer i ushtrisë shqiptare, Jusufi pati pasione të tjera. E tërhiqte historia, e tërhiqte letërsia, të cilat u bënë shtrati ku u ushqyen ndjenjat e tij patriotike, të cilat u kalitën gjatë viteve të shkollës së mesme të kryer në gjimnazet e Shkodrës, Tiranës e Gjirokastrës. Studimet universitare për drejtësi i filloi në Firence, Itali, ku u njoh me Gjik Kuqalin, Kristaq Tutulanin, Qemal Stafën e Fadil Paçramin.

Ishin të gjithë nga ata të rinj, për të cilët një kundërshtar i mëvonshëm politik i tyre, z. Sejfi Protopapa, ish drejtues i “Ballit Kombëtar”, më pat thënë në vitin 1995: “Ne të Ballit Kombëtar e humbëm luftën, pasi nuk ishim në gjendje të tërhiqnim të rinjtë si Kristaq Tutulani: qytetarë, të ditur, të vendosur, të pashëm, të gatshëm për sakrificën sublime”.

Sejfi Protopapa më pohoi me atë rast, se kishte qenë shok i ngushtë i Kristaqit dhe i Margaritës, e për shkak të miqësisë me ta, edhe ai desh u përfshi në Lëvizjen Nacional-Çlirimtare.

Këtij brezi të papërsëritshëm të rinjsh i përkiste edhe Jusuf Alibali. Për idetë dhe veprimtarinë antifashiste njohu burgun famëkeq “Carcere delle Murate” në Firence, e pas kthimit në atdhe, u arrestua e u mbyll nga nazistët në burgun e Tiranës.

Si partizan i Brigadës XXII, hyri si çlirimtar në Shkodrën e tij, në 29 Nëntor 1944. Pasi “bëri detyrën” si luftëtar antifashist, Jusufi u vu në shërbim të rilindjes e rindërtimit të atdheut. E filloi si redaktor i programeve kulturore të “Radio-Tiranës”. Ia kushtoi Qemal Stafës artikullin e parë, “Qemali letrar”, të botuar në revistën “Bota e Re” (1945). Pas plotësimit të studimeve në Fakultetin e Jurisprudencës të universitetit “Lomonosov”, në Moskë (1945-1949), Jusufi u kthye në atdhe e kreu një sërë detyrash të rëndësishme, si zëvendës ministër i Drejtësisë, profesor i Fakultetit të Drejtësisë, anëtar i Gjykatës së Lartë, shef i redaksisë së jashtme në gazetën “Zëri i Popullit”, kryeredaktor i revistës “Shqipëria Sot”, detyra që i kreu me kompetencë e ndershmëri profesionale.

Ndërkohë, kultivoi pasionin e tij letrar, duke botuar vëllimet me tregime “Vajza prej Oroshi” e “Gëzimi i Cen Belikut”. Me shumë dashuri shkroi triptikun biografik kushtuar shokëve të tij të luftës, Heronjve të Popullit Gjikë Kuqali, Kristaq e Margarita Tutulani.

Ishte një provë se autori zotëronte virtytin e objektivitetit e të akribisë shkencore, të domosdoshme për një historian. Dhe si historian u afirmua në veprën madhore, “Histori e Shqipërisë” në 2 vëllime si bashkautor i saj, duke treguar se historia zinte një  vend të rëndësishëm në kuadrin e interesave të tij të gjëra kulturore e shkencore.

Jusuf Alibali

Në vitet e rënda të persekutimit nuk i ndërpreu për asnjë çast leximet, studimet e shkrimet e tij. Shkroi vëllimin me esse “Artisti e koha e vet” dhe vëllimin biografik “8 portrete”, ku skicon në mënyrë mjeshtërore botën e ideve të autorëve të shquar nga të gjitha kohërat: Lukianit, Machiavellit, Shakespear-it, Anton Çehovit, Emil Zolas, Jean-Paul Sartrit. Vetë përzgjedhja e personaliteteve tregon se sa mendjehapur ishte Prof. Jusuf Alibali.

Veçoj një vlerësim epigrafik të tij pikërisht për Sartrin, një ndër etërit e ekzistencializmit, i shigjetuar nga kritikët, estetët e filozofët e botës komuniste për idetë e tij “antimarksiste” e “disfatiste” (ndonjë prej tyre është shndërruar sot në ideolog e udhërrëfyes i së djathtës ekstreme).

“E kam çmuar veprën e Sartrit”, shkruan Prof. Alibali, “si një dëshmi të shquar të kohës sonë dhe si një përpjekje të sinqertë për të kërkuar aventura të reja në fushat e pasosura të mendimit e të artit”.

Nëse shprehja “bëj detyrën tënde ndaj atdheut” ishte deviza morale e politike e një qytetari patriot të angazhuar, shprehja tjetër e Prof. Jusuf Alibalit, “mos u lodh së mësuari e së kërkuari të rejat e panjohura” ishte deviza e një njeriu mendjehapur e me uri të pashuar për dije, që ëndërroi të lundronte në detin e hapur të ideve, larg skemave e stereotipeve që i impononte koha e tij.

—–

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Urrejtesi profesionist says:
    November 15, 2022 at 7:54 am

    Keto figura nuk gjenden me tek ne , dhe ne se egzistojne perpiqen te mbijetojne ne heshtje se vendin e ka ne dore paraja ,vipat dhe politikano-biznesmene te paskrupullt ……..Respekt !

    Reply
  • Soza says:
    November 15, 2022 at 9:37 am

    Respekt për veprën dhe gjithë aktivitetin e J. Alibalit. Njerëz, si ai janë të rrallë, diamante të kulturës kombëtare.

    Reply
  • Vasili says:
    November 15, 2022 at 10:41 am

    Ky vend,vazhdon te sundohet nga pecudnimet njerzore berisha,meta,me bishtrat e tyre,apo qenie amorfe dhe perverse si rama me tufen arnaute,qe ne mase te madhe ka nje nostalgji malinje vetvrasese,ndaj pushtuesit anadollak,apo izolimit total hoxhist,qe cfarosen trupin dhe shpirtin shqiptar,ku nje kontribut historik ka dhene dhe autori i ketyre rradheve,´´akademik´´qe i perket ketij vilajeti.
    Personalitete si z.Jusuf Alibali.ne keto ane,perjetohen si alien,me veti te larta humane dhe intelektuale,por dhe fare te pambrojtur,per ti bere balle egersise primitive te gjindjes se ketyre aneve.

    Reply
  • hello says:
    November 15, 2022 at 10:43 am

    ah mor kaqolos vasillaqos

    Reply
  • Njeres pa (qe sduan)pune says:
    November 15, 2022 at 11:11 am

    Ca thua o “hello ” debili , pa lidhje….emri vasil perdoret kudo ne bote , injorant, dhe seshte e thene te jete grek…..

    Reply
  • Shqip says:
    November 15, 2022 at 11:30 am

    PKSH dhe Balli Kombetar ishin dy binjake qe linden me baba Angline(sperma) dhe mama(vezet) Hebrete, in vitro ne trupin e Shqiperise. Prinderit vendosen kush te jetoje e kush te vdese , e ndersa mitra(Shqiperia) rridhte gjak pa ndalim.

    Reply
  • hello says:
    November 16, 2022 at 7:18 am

    helloja po te thot ty or koqe se un nuk thash qe kaqolos vasillaqos esht nga greqia.
    jo per gje po nuk merret greku me hoxhiste e budalliqe që merret metatropi karkarias vasillaqos.

    Reply
  • njëri says:
    November 18, 2022 at 8:06 am

    ti o shqip linde nga piçka e arushës së maleve.
    arusha ishte ngjizur nga një pilivesë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  • Zgjedhjet në Kosovë, Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional
  • Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën në Spitalin e Traumës i plagosuri

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  2. Nje hallexhi qe vete e di... on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  3. TRENI on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  4. demo on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  5. Buronjat e Kucit te Laberise on “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?