Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të kyçur me dryn në garazhd, larg prej broçkullave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Të kyçur me dryn në garazhd, larg prej broçkullave
KultureLifestyle

Të kyçur me dryn në garazhd, larg prej broçkullave

Published: January 13, 2024
Shpërndaje

Garage Lock është një podcast i Eugent Bushpepës dhe Renis Gjokës. Emrat e tyre janë një garanci për prodhime cilësore në fushën e muzikës, si shembuj të rrallë të artistëve që edhe pas fillimit të këtij mijëvjeçari, bëjnë muzikë të vërtetë në Shqipëri.

Por jo dhe aq në fushën e gazetarisë.

Por ndoshta është pikërisht ky sekreti i podcastit që ata kanë realizuar, i cili quhet Garage Lock. Një emër që për njerëzit me pasion leximin, artin, bukurinë e teknologjisë, sjell në mendje grupet e famshme të Hard Rock-ut dhe Heavy Metal-it, të cilët hapat e para të ndjekjes së pasionit i kanë hedhur pikërisht në garazhdet e prindërve.

- Publicitet -

Por të sjell në mendje edhe gjenialitetin e Steve Jobsit.

Ka një magji pra, kjo fjala garazhd. Më shumë se vend ku të futësh makinën, në imagjinatën e shumëkujt është plazmuar si inkubatori i ideve të mëdha të teknologjisë dhe kryeveprave të muzikës.

Po thoshim që, nuk janë aq të sofistikuar në fushën e gazetarës, të intervistimit. Por ndoshta pikërisht kjo gjë e bën edhe më interesant, edhe më të dëgjueshëm, edhe më të pëlqyeshëm.

Në një realitet të bombarduar me televizionet 24-orëshe, të mbushur me emisione banaqesh ku nuk ka mbetur kush pa folur, dhe ku zakonisht gazetari që pyet merr 80 përqind të kohës dhe i pyeturi 20 përqind, tërheqja, modestia, pauzat, hapësira e pafund që ata të dy i lënë të ftuarve, është një sekret më vete. Të dish kur të flasësh e kur t’ia lësh fjalën të ftuarit!

Natyrisht, dyshja e ka bërë punën e vet paraprakisht. E ka zgjidhur “problemin” e cilësisë së puntatës së radhës, qysh kur ka bërë përzgjedhin e personazhit të ftuar.

Ti mund të mos jesh dakord me Alfred Cakon, apo Leonard Bombajn, mund të mos kesh qenë lindur në kohën kur këndonte Adhurim Demiri në fillimin e viteve nëntëdhjetë, mund të mos kesh qenë aty kur shpërthyen Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi, mund t’i njohësh vetëm si aktor humori Florian Binajn e Eglein Laknorin, apo si thjesht protestues Neritan Liçaj. Mund të jesh adoleshent, që nuk ke dëgjuar dhe aq shumë për Josif Gjipalin.

Por në podcastin e Garazhdit të Kyçur me Dryn nuk gjendesh thjesht përballë emrave të njerëzve. Prapa tyre ka histori jete, nga secila prej të cilave ke diçka për të mësuar, një përfundim për të nxjerrë, një ngjashmëri me atë që të ka ndodhur.

Jetë personazhesh që para se të ngjiten aty ku janë sot, kanë patur sfida për të kapërcyer, xhelozi për të përballuar, histori të bukura dhe më pak të tilla për të përjetuar.

Aty ke një copëz të Shqipërisë së tranzicionit (dhe jo vetëm). Të cilën e dëgjon me ëndje, në makinë a në rrugë, në zyrë a shtëpi.

Në kohën e muzikës pa tekst dhe teksteve pa muzikë, kur mediokriteti ia ka hedhur duart në fyt artit dhe jo vetëm, podcasti i Bushpepës dhe Gjokës është një kujtesë për të gjithë se kushedi, mund të jetë vërtetë kalimtare koha që po jetojmë.

Dhe se kush e do letërsinë, artin, muzikën, filozofinë, mund t’i mbijetojë pa problem. Mjafton të ketë ushqim të vazhdueshëm për mendjen dhe shpirtin. Dhe një hapësirë që ka aromën e pangatërrueshme të lirisë.

Të tillë ndjesi të jep podcasti i dy muzikantëve, të cilët kanë vendosur të kyçen brenda një garazhdi në Tiranë, duke lënë përjashtë derës të gjitha broçkullat e përditshmërisë së këtij qyteti.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?