Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
Analizaopinion

Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Published: July 9, 2026
Shpërndaje

Nga Ylli Spahaj

Ishte viti 1974 kur lexoja botimin e parë të romanit “Dimri i Madh” të Kadaresë, por ajo që më është ngulitur fort në mëndje, më duket në faqe 263, ishte një nga frazat apo gjetjet e guximshme të Kadaresë mbi sistemin: “Brënda kampit socialist një ndër luftërat më të egra  është lufta midis të aftit dhe të paaftit, ku shpesh dhe në të shumtën e rasteve ata që tërhiqen të parët të lodhur nga kjo luftë jane të aftët”.

Ndërsa ne botimin e dytë “Dimri i Vetmisë se Madhe” të rishikuar, këtë frazë Kadareja e hoqi. Shpesh herë kam rastisur ta takoj Kadarenë në aeroport por asnjëherë nuk arrita ta pyesja se përse këtë gjetje e hoqi nga botimi i parë. Këtë frazë së bashku me një Idiomë Angleze i kisha ngjitur në teknografin ku projektoja dhe i lexoja çdo ditë.

- Publicitet -

Riprodhimi zgjeruar socialist nuk e justifikoi veten dhe sistemi monist ra. Pa dashur të analizoj shkaqet dhe pa përmendur emra solla ndërmend kontatimin e Kadaresë, se  si sistemi monist eliminoi shumë nga njerëzit e mëncur të asaj kohe të cilët ishin autoritete në profesionet e tyre, kuadro drejtues, profesorë nëpër fakultete të arsimuar jashtë vendit dhe që përbënin  elitën shqiptare,  duke filluar në këtë mënyrë instalimin e sistemit nepotik, duke punësuar nëpër të gjitha ndërmarrjet e tregëtisë së jashtëme familiarët, farefisin dhe deri krushqit e tyre, madje duke u shtrirë deri tek drejtuesit e ndërrmarjeve të prodhimit, etj,  etj.

Një nga arësyet e rënies së sistemit është pikërisht konstatimi i Kadaresë, drejtimi i vendit u mbush me të paaftë e cila prodhoi servilizmin klasik dhe une nuk mund të them asgjë më shumë se ato që ka thënë Kadareja.

Instalimi i nepotizmit dhe eliminimi i të mëncurve (të aftëve) është ngjitur tek shqipëtarët në mënyrë të pashërueshme.

Në një moment qetësie po analizoja ecurinë e tre partive kryesore që kanë drejtuar vendin në këto 35 vjet demokraci. Si ka mundësi thoja me vete që PD-ja zhduku nga sfera politike njerëz të devotshëm, të pastër, të mëncur si Meksi, Rusmaili, Patozi etj, dhe sot të thonë që vetëm zoti Berisha e mban PD-në. Vërtet, sot nuk shoh njerëz karizmatik për ta udhëhequr këtë popull, i cili në vizionin tim duhet të jetë burrë shteti i mëncur, karizmatik dhe familiarisht shumë i ndershëm.

Mendoj se PD-ja e humbi vetë shansin për të bërë rrotacionin e domosdoshëm të elitave. Aty e kishte të ndjerin Sokol Olldashi dhe duhet ta ruante si sytë e ballit “që të mos aksidentohej”. Aty e pati  Eduard Selamin, i cili ngjallte shpresë, plot civilizim, adukatë, forcë nëprmjët një qetësie shëmbullore, virtute që aq shumë i duan shqiptarët sot, sepse janë të lodhur nga sherret, vrasjet,  molotovët, korrupsioni galopant shtetëror etj.

Megjithatë mendoj se PD-s i  ka mbetur  akoma edhe një shans, aty e ka Z. Bamir Topi, intelektual i mirefilltë, i cili jo vetem që e bashkon të djathtën por e nxjerr atë fituese që në zgjedhjet e radhës.

Edhe Partia e Lirisë ka vazhduar me të njëjtën mënyrë. Aq më tepër në numër shumë të vogël anëtarsie,  mendoj se nuk e kishte luksin të largonte nga gjiri i saj intelektualë si Prof. Pëllumb Xhufi,  Fatos Klosi, Prof. Dr Axhemi etj. Në qoftëse Partia e Lirisë do ti kish pranë vetes këto asete nuk do të përfundonte në këtë gjëndje që është sot.

Mendoj se edhe PS-ja ka larguar dhe ka lënë në hije shumë kuadro të afta. Nuk e di si mund të lihej jashtë Z.Shkëlqim Cani, Z. Arben Malaj,  ndër financierët dhe bankierët më të mirë dhe në vend të tyre Minstrinë e Financave ta drejtonte një anglisht folës. Në rast se do ishin në drejtim të vendit nuk do kish as banka off-shore, as PPP-ra me shumice dhe trarë 35-vjecarë. Si mund të largohet dhe të lihet ne hije Z. Ditmir Bushati, nje intelektual kurajoz i mirëfilltë,

Rrotacioni i elitave është një domosdoshmëri jetike për çdo parti dhe aq më shumë për ata që drejtojnë shtetin. Pamvarësisht largimit të shumë të aftëve, mendoj se edhe socialistët akoma e kanë  dyshen  e tyre, Brace-Bushati, që do të justifikonte cdo rrotacion të nevojshëm që do ta kërkojë koha. Shpresoj të mos ta lënë në hije edhe këtë aset.

Përse ju drejtohem juve Z. Lapaj dhe Z. Qori, por këtu dua të përfshij edhe formacione të reja politike që mund të krijohen, sepse  nesër dikush nga ju mund të jetë në krye të vendit dhe  konstatimin apo gjetjen  e Kadaresë duhet gjithmonë ta mbani vath në vesh.

Mos bëni sic kanë bërë këta si  deri më sot, mos i largoni dhe mos i lini në hije të mëncurit  dhe të ndershmit se është jashtëzakonisht e vështirë ti gjesh. Jane shume pak. Dëgjojini se ata nuk ju lënë të gaboni, ju mbrojnë nga skandalet ekonomike, ju mbrojnë nga Spaku. Nëqoftëse do ti kishin në krah nuk do të kishin lulëzuar  fajdet, nuk do të kishte 97-te, nuk do të kishte Gërdec, nuk do të kishte 21 Janar, nuk do të kishte shëmbje urash, nuk do të kish korrupsion, nuk do te kish rrugë me  pagesë, por  do kish rrugë pa pagesë si në Gjermani, Angli  dhe shumicën e shteteve te Europës etj,etj si këto pa mbarim. Populli nuk do merrte arratine jashte vendit ndërsa pasuritë natyrore do i shfrytëzonte vetë  dhe nuk do ju shiteshin të huajve.

Elitat e mënçura dhe të ndershme janë e ardhmja e vendit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • niko kalemi says:
    July 9, 2026 at 8:00 am

    Me Arben Malaj dhe Ditmir Bushati ke “djegur “dhe emrat e tjere,duhet te keshe parasysh nje gje qe ne rradhe te pare duhet te jene njerez jo cinike,hatermbetes,xheloz dhe mosmirnjohes prandaj te lutem interesohu pastaj jep emra

    Reply
  • S.Kasi says:
    July 9, 2026 at 8:30 am

    Duhen njerëz të kenë pronë dijen,ta duan vendin,tradit mirësinë,të kenë moral e pa vese të mos jen konfliktual e të ken fisnikëri e dinjitet tradita familiare shoqërore mirësi e cip në faqe..tu dhëmbi atdheu

    Reply
    • Datmir says:
      July 12, 2026 at 4:14 pm

      Kur permendet dhe Bushati si shprese per Shqiperine- hapu dhe. Njeri i shitur te bandat.

      Reply
  • Myzeqari says:
    July 9, 2026 at 12:46 pm

    I dashur autor, kur ti flet per te ndjerin Sokol Olldashi, qe duhej “ruajtur si syte e ballit,” bie ne kontradikt me thenien ne faqen 263 te “dimrit te madh”! Olldashi u be shok me shoket qe la pas i ndjeri tjeter Azem Hajdari! Ne 2013, gjate votimeve, Olldashi pinte kafe dhe cigare me Ben Qimen ne Fier sikur te ishin miq te vjeter burgu! Ai ishte “mik” horrash, dhe nuk e kishte as per turp te portretizohej si i tille! John S Mill kishte nje shprehje: “it’s not important what men do, but what kind of men they are who do it!”

    Reply
    • Dajti says:
      July 9, 2026 at 4:15 pm

      Jam shume dakord me komentin e Myzeqarit. Olldashi, ndjese paste, ishte nje horr djale, gangster, nje manipulator zgjedhjesh, i padenje per drejtimin e PD-se.

      Reply
  • !!? says:
    July 9, 2026 at 4:09 pm

    E filloj vetëm protestën duke bër thirrje qe dhe partitë e tjera të len siglat, flamujt e partive dhe brohoritjet të llojit “O Sali o hero, gjithë poulli ty të do” !!!!???? dhe rreth flamurit të përbashkuar të

    protestonin non stop deri sa hajdutokrati i llahtarshëm kombçfarosës të dorzonte qeverisjen e vëndit grabitur prej tij me makinerin e frikshme të tërmeteve zgjedhore të kolauduar me të gjitha poshtërsit elektorale në zgjedhjet në Dibër rregjistruar qartazi në një dosje të krimit zgjedhor dhe

    protesta u ngjiz ashtu sikur propozoj dhe nisi i pa mbështetur as nga Arlind Qorri e të tjerët Adriatik Lapi.

    Do t’ më vinte keq në qoftë se kjo protest do të harronte hallin e shqiptarëve , çlirimin e nga pushtimi më barbar gjer më sot, pushtimi inga ushtria e hajdutokratëve kombçfarosës Edi Rama dhe Sali Berisha dhe do të përçahej nga ata që po sjellin

    farën e përçarjes ruajtur prej tyre që nga koha kur shqipëtarët vrisnin njeri tjetrin si komunist dhe ballist,

    farën e përçarjes edhe që në kohën e ndarjes së shqipëtarëve nga pushtuesit osman që e ndan popullin në bejlerë e agallar shërbëtor të pushtuesve dhe shqipëtar bujkrobër të tyre,

    farën e përçarjes në armiqë të “kllasës punëtore” të ashtuqujtur të deklasuar dhe kllasës punëtore dhe fshatarsis bashkuar rreth partis dhe shokut Enver,

    në farën e përçarjes së sotme mender të djathtë, të të djathtit, konservator madje. Sali Berisha dhe të majtëve të mender të majtit Edi Rama joooooooo………

    shqipëtarët janë ndar realisht për jeta a vdekje , midis shqiptarëve të vjedhur pa mëshir deri në alternativën e largimit me dhunën moderne të taksave dhe çmimeve jetëvrasëse nga shtëpitë e tyre duke u shpërbër si popull në kope emigrantësh lypsar dhe

    bandave të mirëorganizuara të hajdutokratëve Edi Rama që kanë synim grabitjen deri në babëzi të shfrenuar e shqipëtarëve dhe pasurive të vëndit për të realizuar spastrimin etnik të trojeve nga shqipëtarët dhe zëvëndësimin e tyre me skllevër të bindur afro aziatik proces kriminal që po bëhet me ngutje dhe shumica e kusarëve biznesmen kanë punësuar aktualisht vetëm të huaj mbasi kanë përzën shqipëtarët

    simbas orientimit haptazi bër publikisht nga antishqiptari i përbetuar Edi Rama që drejton këtë proces spatrimi etnik dhe parelilisht me këtë edhe ripopullimin duke dërguar edhe ministrat e tij si para një muaji në Filipine për të negociuar haptazi këtë proces kriminal.

    Reply
  • chp says:
    July 9, 2026 at 4:16 pm

    Ka nje gabim te madh qofte i Kadarese qofte dhe i Yllit Spahajt kur thone se vetem
    “Brënda kampit socialist një ndër luftërat më të egra është lufta midis të aftit dhe të paaftit,etj” Eshte gafe …sepse eshte pranuar kudo dhe kurdo qe LUFTA BRENDA LLOJIT eshte me e pameshireshmja ne sistem dhe kuptohet qe dhe i afti me te pa aftin jane derivate te ketij postulati qe permenda me siper
    –
    Nje gabim tjeter qe vihet re te artikull se “lenia e stafetes” nga i vjetri te te rinjte ……eshte nje semundje qe ka kapur sot dhe qeverite te ashtuquajtura demokratike…Per shembull ne Amerike konkurimi i Trampave apo Bideneve ne moshe shume te thyer tregon se kjo eshte dobesi e shoqerise amerikane dhe mos hyjme ne Europe se ka plot raste qe vertetojne sa me siper..pra nuk eshte vetem ne Shqiperi
    –
    Sa here flitet per Kadarene pa i ngrene hakun si letrar ne rrangun me te larte duhet theksur se jo vetem ishte njeri i vogel por dhe ne politike nje anti-shqiptar sepse le ta themi ishte si Berisha i Letersise
    .Por gafen me te madhe kriminale e beri ne 22 maj 1991 ne Washington kur Ismail Kadare, Sali Berisha dhe Azem Hajdari duke dëshmuar para Komisionit të Helsinkit të SHBA-së dhe te viagrazuar nga Biberaj , Ekrem Bardhaj & more filluan ngrenien e supes me kockat e Enver Hoxhes qe vazhdon dhe sot me Rame Berishat apo demo me Nastradinin e Parges…..Ku eshte enigma…Jeni te lutur te lexoni materialet e kesaj deshmije ku per Pajtim Kombetar apo te nje ndihme mini Marshall nuk behet fjale….vetem konsumim te kockave te nje sistemi te vdekur…Mire se Kadareja nuk kishte këllqe per te orientuar njerzit..por ne asnje menyre nuk duhet te futej ne Menxyren e Tropojes Biberaj-Berishaj-Hajdaraj pasojat e te cileve ndoshta duhen 100 vite te rekuperohen…

    Reply
  • Stavri says:
    July 9, 2026 at 9:16 pm

    Une e njoh shume mire inxh. Yllin, autorin e shkrimit. Nuk jam absolutisht dakord per sa flet per nepotizmin qe permend ne vitet para 90ts. Nese behet fjale per rast rastesisht te veçante kjo nuk e kompromenton faktin e kundert. Te punesohej nje inxh apo ekonomist ne Ndermarje te Tregetise se jashtme apo vend tjeter ekuivalent personat e propozuar kalonin 1000 filtra…+ ishte politike e marjes ne pune nga klasa punetore ne ato Ndermarje ( ktu mund te ishin evidentimet e Kadarese se Madh, por kuresesi te mbizotronte nepotizmi), nejse Inxh Spaho ben nje analize te Sistemit. Ai eshte i prirur mos meret me individe “per se.” Por i kerkon ata te kontribojne brenda nje Sistemi, qe rrota te rrotullohet dhe te kete nevoje vetem per pjese kembimi me cilesi. Urime per shkrimin kurajoz Zoti Spahaj. Jo çdo kujt Zonja Kadare do i kushtonte vemendje😀

    Reply
  • Fjala says:
    July 10, 2026 at 12:14 am

    Nje korigjim : botimi i pare i Kadarese ka qene “Dimri vetmise madhe”, ndersa botimi dyte, pas vrejtjes te shokut Enver se nuk jemi vetem por kemi gjithe proletariatin nderkombtar dhe partite marksiste-leniniste te botes, e ndryshoi emrin Kadare dhe e beri “Dimri i madh” . E shkrova se keta te rinjte e sotem qe nuk lexojne me fare libra, ndonjeri te mos gaboje kur flet se e qeshen ata qe e dine, por dhe ju, zoti gazetar, keni pergjegjesi per saktesine e asaj qe shkruani. Ku ta gjeshe pergjegjesione do thote ndonjeri? Sot ne dege te rrapit. Dhe te fundit : sado tu japesh porosi, ata e kane shiritin te inçizuar ne tru. Nuk degjon se çfare degjojme sot ne bulevard: nje sketerre katran fjalori, mendimi dhe veprimi me arkivola, hallva e vend varri. Vetem bishat naziste e bejne kete veprim. Thuaj mbase del ndonje djale apo vajze persembari atij vendi se roli individit eshte themeltar.

    Reply
  • !!? says:
    July 10, 2026 at 4:18 am

    Po komentin tim kush e “hëngri”?

    Reply
  • Fterra jone says:
    July 11, 2026 at 10:12 am

    Pergezime Ylli per shkrimin trajtuar shume estetikisht dhe me kurajo. Ajo qe eshte normalitet ne boten e qyteteruar nuk e di pse eshte kaq e veshtire te zbatohet ne kete ane te globit. I vetmi vend ku drejtuesit qe i hypin “kalit” te pushtetit nuk zbresin me nga froni vec nese ngordh kali ose i zoti. Drejtohemi prej me shume se 30 vitesh nga njejtit drejtues, te cilet nuk ndryshojne…ata qe ndryshojne jane vetem paaftet dhe servilet qe zevendesojne njeri tjetrin pasi mbarojne misionin e rradhes. Pamvaresisht sistemit, ky argument i Kadarese eshte aktual ne cdo kohe per per cdo sytem, sa kohe ka beje me qenien njerezore.

    Reply
  • Asd says:
    July 12, 2026 at 4:28 pm

    Sa kohe qe politika eshte ‘profesion’ apo pune e pare, mos prisni kurre qe dikush te vetemohohet per te miren e shoqerise. Per mendimin tim te ‘afte’ apo te ‘paafte’ jane te gjithe njelloj. Kjo varet sipas kendveshtrimit te cilesuesit. Ai qe keni cilesuar si te paafte eshte me siguri shume i afte per cilesime te tjera. E keqja e shoqerise sone vjen nga mungesa e zhvillimit, e emancipimit dhe e tregut. Nese nje inxhinier eshte shume i kerkuar ne profesionin e tij, ai nuk kerkon te behet politikan, por nese tregu eshte shkaterruar dhe nuk duhet asnjelloj profesionisti atehere rendet per te mbledhur parane aty ku eshte e mundur. Zhvillimi dhe emancipimi individual jane dy ‘pengesa’ te tjera, por mungesa e tyre, i hap rrugen ‘dedikimit’ ne politike.
    Me pak fjale politika nuk duhet te sherbeje per tu punesuar, por duhet te jete kontribut shoqeror dhe intelektual qe njerezit e ofrojne si nje eksperience ne sherbim te komunitetit. Ne te gjitha rastet e tjera ‘rrahim uje ne havan’ perfshire Kadarene.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren

Komentet e Fundit

  1. Rilindja e Lenka Cukove on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  2. Antipatronazhisti on Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete
  3. Skenaristi on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  4. Ethem Lalaj on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  5. Rexha on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?