Artan Xh. Duka
U bёnё dekada qё politika drejtohet nga dyshja Berisha-Rama, njё pezulli e “ditar” politik ky monoton qё pёrbёn paradoks demokratik kur mendon kohёzgjatjen majё “fikut” tё pushtetit e politikёs si byrotё dikur.
Nё demokraci nuk ka rrugё tjetёr pёrveҫse votёs pёr tё patur ndryshim por pas 2008 ajo fut ujё edhe pёr shkak tё sistemit zgjedhor. Flitet nё emёr tё sovranit, mandateve tё besuara etj por shumica nё Kuvёnd janё tё pazgjedhur dhe vetё zgjedhja stiset mes shiut e breshёrit.
Sistemi zgjedhor nuk ka nevojё pёr arnime por ndryshim rrёnjёsor me rikthimin e mazhoritarit si mundёsi pёr t’a trazuar kёtё pezulli nё politikё. Ironikisht ishte mazhoritari qё dikur ngjizi kёtё dyshe por qё mё pas u anatemua me sebepin e tё “fortёve” nё Kuvёnd ndёrkohё qё sot tё “fortёt” janё partitё që njё mazhoritar mund t’u cёnojё vijimёsinё.
Sot rrethanat kanё ndryshuar e mazhoritari mund tё sjellё ndryshim. Dikur votohej me shumё pasion, deri nё “plebishit” – kur PD premtoi Europёn nё “pjatё” me Perёndimin “noter”, kur PS premtoi ndёshkim tё sё keqes qё polli piramidat e ‘97 apo kur votuesi i zhgёnjyer nga PS e ndarё nga zullumi lejoi “nusёrimin” rishtas tё PD, ndёrkohё qё sot politikёs i ka dalё boja e arsyeja po fiton terren ndaj pasionit nё votim me tё vetmin ngёrҫ “murin” e sistemit zgjedhor.
Premtimet, pёrbetimet, pёrbaltjet e stisura reciproke, pёrfolja e monizmit etj rrengje pёr tё “larё” e lartёsuar veten politikisht nuk pijnё mё ujё si dikur e mazhoritari do tё ishte fatal pёr politikёn e ditёs qё ngulmon me ligjin e 2008 qё ose nuk ofron zgjedhje, ose imponon zgjedhje ose nxit apati.
Sistemi i 2008 mbetet “vaksinё” ndaj vullnetit qytetar pёr ndryshim. Ai garanton vijimёsi sepse laj-thaj e me detyrim-pёrcaktim, shumica nё Kuvёnd janё “nёpunёs” tё emёruar tё kryetarit. Ndaj edhe politika arrogante bёn ato qё bёn e heq keq vetёm kur hahen si qёntё nё kasaphanё se edhe drejtёsisё e SPAK ia gjejnё marifetin e avokatin deri nё Strasburg.
Ua ndjen vetёm pёr Perёndimin qё ka gurin e arrёn dhe viteve qё nuk i ndalin dot. Duke ҫmerituar votёn, politika kapi sistemin e ai mund tё ҫlirohet vetёm nga votimi mazhoritar. Ndryshe, “nuk keni parë gjë akoma” nga të pazgjedhurit do të vazhdojë!
E humb dhe Frojdi!
Arroganca qё pjell vijimёsia nё politikё ndikon nё normalitetin demokratik aq mё tepёr qё nga Perёndimi nuk u huazuan qasjet skandinave apo anglosaksone por ato arbitrare e autoritariste qё vetё Perёndimi i ka alergji. Njё lloj shpёrfytyrim sistemi ky qё i ndodhi edhe socializmit edhe nga ca tё privilegjuar të djeshёm sot “demokratё” pёr mllefin e tё cilёve sot ndaj asaj kohe do tё ngrinte supet edhe Frojdi vetё.
Takёmi i sotёm politik nuk e urren monizmin se janё idealistё apo besojnё tek tejdukshmёria e pushtetit, rrotacioni, fjala e vota e lirё, barazia para ligjit, pasurimi i merituar etj sepse realiteti flet ndryshe. “Teatri” i tyre nuk ndiqet mё si dikur e anatemimi i sё shkuarёs pёr pak kredo politike ёshtё bumerang sepse, pёrveҫse fyen brezat qё besuan e punuan me pёrkushtim dikur e zgjon kёrshёri tek brezi qё nuk e pёrjetoi atё, vetёm i ekspozon mё tej ata.
Bashkimi, solidariteti, interesi kombёtar e publik mbi atё vetjak, vёmёndja ndaj tjetrit etj vlera qё predikon morali njerёzor, besimi fetar, vetё demokracia, janё universale e tejkalojnё sistemet e “njeriun e ri” nuk mund t’a pёrflasё njё takёm qё fabrikoi “njeriun ari” – o Mete pёr vehte, nё dekada mbijetese e pasurim me ҫdo ҫmim.
E shkuara bashkon
Pas ‘90 nuk pati pajtim por revanshizёm e socializmi u shpall fjalё e “pistё” dhe e kaluara u fut nё thes nga njё takёm “mё katolik se Papa”. Ai sistem që ishte një “besim” pa hyjnoren, bazohej tek prona publike qё haset edhe nё Perёndim dhe e keqja nuk ishte kjo por lufta e klasave me shprehjen “bashkёfajtorё e bashkёvuajtёs” qё nuk do koment.
Zhvillimi nuk kufizohet nga forma e pronёsisё e nёse privati ёshtё sipёror, duhet dalluar mes sipёrmarrjes e pronёs private qё nuk ka pse tё shtrihet tek pasuria natyrore (qera e jo tapi) qё i pёrket kombit, apo mё keq, tё ndahet nё llokma si tani!
Ҫdo sistem, ideologji, socializmi, kapitalizmi, besimi fetar etj, ka njolla historike por nuk anatemohen nё thes e shihen nё kontekst e evoluim. Qasja bardhё e zi ndaj sё shkuarёs ishte fatalitet pёr demokracinё e bashkё me tensionet e stisura partiake nё tranzicion, krijoi ndasi epokale nё kohezionin shoqёror.
Edhe demokracia ёshtё “diktaturё” teksa liria kufizohet me ligj pёrndryshe do tё ishte anarki. “Liria” pёr tё bёrё keq e ia hedhur paq nё kurriz tё qytetarit korrekt, “liria” pёr tё abuzuar me ligjin e krijuar privilegje e polarizuar shoqёrinё, stisur pabarazi e padrejtёsi nga cёnimi pronёs historike, votёs, ndarja e pasurisё etj, e njollos demokracinё.
Liria ёshtё premisё e pёrpjekjeve pёr mё mirё duke nisur nga siguria e jetёs, pronёs, shkollimi, punёsimi, strehimi, pensioni etj ndaj edhe vota e pёrfaqёsimi nё Kuvёnd ёshtё thelbёsor nё demokraci.
Ndёrkohё qё nё socializёm, edhe pa liri fjale e organizimi, sёrisht shteti e shoqёria mobilizohej pёr tё garantuar kёto tё drejta, sot na rroftё liria e fjalёs se nuk tё dёgjon kush dhe Kuvёndi ёshtё selia e “takёmit” e jo e takimit qytetar.
“Liria” e abuzimit sot cёnon sigurinё, dinjitetin e jetёs, tё pronёs pa dallim. E drejta e jetёs i jep jetё ҫdo tё drejte por ndёrsa nё monizёm gjenin bela me njёri-tjetrin ata “lart” e qytetari nё masё shkonte i sigurtё në punёn e tij, sot pasiguria nuk kursen kënd.
Ky takёm cёnoi pa teklif dy shtyllat e demokracisё e shtetit ligjor; ҫmerituan votёn e mbivendosёn tapi qё nuk bёn vaki nё Perёndim. Ndanё nё llokma pasurinё publike, “karikatura” urbane cёnoi jetesёn dhe zhbёri sharmin historik e natyror intrigues edhe pёr turistin, toka e bukёs u bё vala betoni, iku trashёgimia industriale-bujqёsore e u bёmё komb tregtar e hanxhi, degradoi arsimi, shёndetёsia, kapёn institucione e pushtete, stisёn “perёndimin e egёr” me dramёn e mbijetesёs, papunёsisё, mёrgimit, ndotjen etj.
Ndaj edhe pёrsiatjet “Korea e Veriut” etj delire ndaj sё shkuarёs qё mbase i bёjnё pёrshtypje botёs qё i ka gjёrat me tё dёgjuar, janё pёrpjekje pёr zhvendosje vёmёndjeje e tualet politik pёrballё irritimit qytetar me realitetin.
Njerёzit kanё jetuar e gёzuar edhe para viteve 90. Kanё shijuar fёmijёri, rini, familje e pleqёri tё sigurtё, punuan me pёrkushtim e mbeten kokёlartё etj ndaj edhe pёrҫmimi i snobave “demokratё” ndaj asaj kohe ёshtё fyerje dhe i bёn qesharak ata.
Nuk ishim keq pёr “lirinё” pёr tё llapur nё shkretёtirё, ndukur gjuhёn se edhe sot fjala e lirё tё fut nё bela apo bёrё hosana BeRamёs e zgjedhur mes atyre qё nuk honepsen tek qёndra e votimit
Ishim keq pёr lirinё pёr tё qёnё vetvetja e zgjedhur mё tё mirёn tek qёndra e votimit dhe jashtё saj, pёr tё thёnё atё qё mendojmё pa ndrojё se humbet punё e karrierё e tё kthejnё kurrizin apo etiketohesh e pёrgojohesh nga takёmi politik. Sesa peng ajo qё nuk bёn, tё mbetet ajo qё nuk thua.
Flamuri “mazhoritar” opozitar
Politika e tranzicionit e pёrҫau shoqёrinё me qasjen ndaj sё shkuarёs e pasigurinё me the ardhmen. Nёpёrkёmbi demokracinё me kapjen e votёs ndёrkohё qё pёrfaqёsimi ёshtё kritik qoftё nga pjesmarrja nё votime ashtu edhe ngacmimi i votёs me pazare e sistemin zgjedhor.
Masa e votuesve emancipohet e evoluon nё numra e pritshmёri e politika korrekte ka pёrgjegjёsi pёr t’a orientuar e udhёhequr kёtё proҫes pavarёsisht sondazheve e kostos zgjedhore. Politikani duhet tё jetё misionar e jo “ushtar” pas turme qё josh me atё qё duan por nuk na duhet si shoqёri e strukja pas “shumicave” e retorika e sovranit nuk tё bёn automatikisht “demokratik” e legjitim.
Shpresa e ndryshimit mbetet tek opozita ndryshe nga ajo sot. Partitё e reja, qё tё mos pёrfliten si klonim i sё vjetrёs e flirtim me tё (rasti i Avokatit tё Popullit), mos degraduar nё paloprotesta “mirё gomari qё na ngordhi por nuk na lёnё rehat as mizat” etj, duhet tё spikatin, mes tё tjerave, edhe me premtimin solemn tё referendumit pёr sistemin zgjedhor e pёrkrahjen e atij mazhoritar. Do t’ja dilnin edhe me ligjin aktual zgjedhor.
Historikisht pёr kombin dhanё e nuk morёn plot qytetarё fisnikё. Nuk lindin ҫdo ditё por frymёzojnё ҫdo ditё dhe kjo ёshtё sfidё historike pёr opozitёn e re qё, nёse ia del, e bёn tё denjё atё pёr votёn qytetare tё etur pёr ndryshim. Ndryshe, çfarë prisni nga të pazgjedhurit!
—
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Artikull shume i ngaterruar ne kohe dhe hapsire…A.XH.D-ёja duket sikur do te thote ISHIM MIRE KUR ISHIM KEQ por nuk e thote direkt..
Nga gjithe ky artikull do vecoja nje fraze te goditur qe flet me shume se vete artikulli
*
(citoj)…Pas ‘90 nuk pati pajtim por revanshizёm e socializmi u shpall fjalё e “pistё” (fund citimi)
*
I kujtojme A.XH.D-ёsё se nuk eshte sekret te thuhet se dyshja famekeqe Rajerson-Biberaj ishin ne nje fare menyre ata qe menaxhuan rrezimin e “kamunizmit” te vdekur me Gardistet e Kuq Te Tropojes ne vitet 1991-1992..
Nuk e kuptoj pse dipllomacia amerikane e kohes Bushit Senior nuk perdori te njejten strategji qe u perdor ne Afriken e Jugut kur armiqte e betuar gjysem shekullore Mandela me Klarkun shpallen Pajtimin Kombetar…
Nese USA & BE ne vitet 1991-1997nuk predikuan PAJTIM KOMBETAR & NJE MINI PLAN MARSHALL por u moren me ENVERBOLENGRENIEN mos kerkoni fajin te shqipfolesit…
Eshte me shume se kriminale qe emisare amerikane tip LaCivita behen sot Viagra per Usaliun e Marikes dhe nga ana tjeter po i dhurojne Rames Prasin e Lushnjes..
Ja dakord me rreshtin e pare te chp.Kur na ka gje per te thene,me mire mos shkruaje.
Nuk e kuptoj se pse lodheni kot, per te banalizuar te keqen, qe quhet narkoregjim tashme edhe nderkombetarisht!
Nuk mund te banalizosh hajduterine e pashembullt te Rames, me Sali Berishen; sepse thuaji cdo gje, por hajdut nuk ka qene dhe as i ka thene kush kurre.
Nuk mund te banalizosh korrupsionin lebetites te qeverise socialiste me ne Ramen, duke sjelle ne vemendje edhe ate te Berishes; sepse, historia moderne e Shqiperise nuk njeh nje qeveri kaq te korruptuar si kjo socialistja.
Nuk mund te vesh shenja barazimi, kur te gjitha arritjet e medha, si politike ashtu edhe ekonomike, si brenda ashtu edhe jashte vendit, jane rekord i qeverisjes se Sali Berishes – qeverisja e pare demokratike pas diktatures, anetaresimi ne KE dhe shume organizma te tjere nderkombetare, MSA-ja, anetaresimi ne NATO, liberalizimi i vizave, dy-trefishimi i rrogave dhe pensioneve, nje media ne lulezim te plote, te cila ishin shume dinamike qofte edhe se ishin te ndare, gjysma me pushtetin e BErishes, gjysma me Opoziten e Rames dhe per t’i vene kapakun, nje GJK qe ishte aq e pavarur, sa i kishte kthyer pafund ligje dhe VKM-ra BErishes.
Te gjithe keto arritje, perjashto NATO dhe liberalizimin e viza , qe nuk mundet dot, i ka ZHBERE Edi Rama keto 12 vite ne pushtet – mediat dikur 50% me 50%, sot jane 99% me pushtetin e Rames; GJK dikur qe i kthente pothuaj cdo ligj e VKM teBerishes, sot miraton cdo pisllek qe i hedh Rama, madje edhe antikombetar; rrogat dhe pensionet as krahasone me rritjen ne kohen e Berishes, regres nga cdo ane…
Dhe ky zotnia ka paturpesine t’i praneveje Sali Berishes nje monster si Edi Rama!
Dhe me e bukura pale, ne fund te shkrimit sugjeron nje opozite te re…
Ca osh ky ufo mer!
Po a ka turp me te madh per popullinShqiptar qe ne kuvendin e Shqiperise ka monstra qe as ne pyll do i pranonin kafshet si kryegangsteri Flamut Geringu me gishtin e mesit ngritur drejtuar popullit shqiptar duke u a bere nenen gjithe shqiptareve si dhe krrici I faros me dy gishta lart duke shkulur mikrofonat e kuvendit si nje femije 6 vjecar rrugac.
Dhe duan pushtet keta horra, kurren e kurres as ne 2047 foltorja e vicidolit nuk vjen ne pushtet.
“Ca osh ky ufo mer!”
Po or taj, po, “C`jane keta ufo mer taj?” Mire e ke thene por vendose te pakten ne shumes dhe jo ne trajten njejes.
Sa per histori: Ne fundvitet `80 ne tere Europen ish-komuniste filluan te binin regjimet (pervec Rumanise) pa zhurme dhe pa zullume. Binin, duke ja lene pushtetin atyre, qe dikur kishin bere rezistence dhe disidence me ata intelektuale te tille qe zor se u ishin nenshtruar perndjekjeve dhe burgosjeve nga regjimi komunist.
Kujtoj ketu Polonine, Cekine, Hungarine.
Po tek ne cfare ndodhi?
Ja dolen ca “UFO” nga sofrat dhe varkat e Enver Hoxhes dhe kolltuqet e Hysni Kapos dhe Simon Stefanit me nje karakter fshataresko-bajraktar per te qene ne krye te bajraqeve ku ne majet e cative valevitej gjithnje cfaredo lloj flamuri, por kurre ai i karakterit dhe ndershmerise njerezore.
Per kujtese, ne nje tubim dikur te mbajtur nga Aleksander Meksi, atehere si anetar i grupit nismetar te PD ju be nje pyetje gjate fushates elektorale te asaj kohe: “Cfare do te bejme nese PP fiton zgjedhjet, mos na duhet te rrembejme armet?”
Dhe “i paqti” Meksi nuk tha as “Po” dhe as “Jo”, pra lihet te kuptohej qe dhunes do ti thuhej “miresevjen”, turmat kerkonin gjak, si aksund tjeter. Dhe dhune ne ato vite pati, shkaterrime po ashtu, por askush nuk e zuri ne goje dhunen shpirterore qe i sollen popullit shqiptar duke i futur ne gene vjedhjen hajdutllekun, dhunen, drogen, krimin e tj, etj.
Dhe tere ky proces ku nga skutat me te erreta te ndergjegjes njerezore qe as Hobsi dhe Frojdi zor se i kishin pershkruar, dolen dhuntite me te egra te njeriut mbi toke, pati dhe ka nje katalizator me emrin: Sali Berisha!!!!
Te gjitha “ufot” qe fluturojne edhe sot ne ate vend, e kane planetin nga ku eshte nisur per here te pare Ufo-Nene qe quhet: Sali Berisha.
As Asteroidi qe ra mbi toke miliona vjet me pare qe ndoshta zhduku tere dinozauret nuk shkaktoi ate qe shkaktoi Sali Berisha me regjimin e tij ne ate cope toke me emrin Shqiperi.
Kjo eshte nje histori e shkurter o Jamarber Malltezi, alias Skorpion me helm ne bisht.
Nese do te vazhdosh debatin te ftoj, me nje bujrum, por pa helm ne bisht a ne dhembe por bazuar vetem ne te verteta historike.
Dakord? Dhe ne fund hajde te bejme llogarite e “ufove” apo droneve.
Shkrim shume i mire nga nje autor serioz.
Marrëveshja Rama–Berisha e vitit 2008 ishte një pazar politik i bërë mbi kurrizin e demokracisë, jo një reformë në shërbim të qytetarëve. Me ndryshimet kushtetuese të atij viti u shkatërrua sistemi i balancave, u mbyll politika në duart e dy kryetarëve dhe u kthyen partitë në prona private. Deputetët pushuan së përfaqësuari votuesit dhe nisën t’i detyrohen vetëm kryetarit që i vendos në listë.
Dëmi kryesor ishte afatgjatë: u asgjësua gara reale politike, u dobësua opozita e vërtetë, u ushqye klientelizmi dhe u krijua terreni për kapjen e shtetit. Nga ajo marrëveshje lindi kultura e “stabilitetit” pa demokraci, ku rotacioni u bë formal, por sistemi mbeti i njëjtë.
Sot, kriza e besimit, parlamenti i dobët, drejtësia e politizuar dhe mungesa e përfaqësimit janë pasoja direkte të atij kompromisi të errët. 2008-a nuk ishte thjesht një vit, ishte momenti kur dy kundërshtarë u bashkuan për të mbyllur sistemin dhe për t’u siguruar që askush tjetër të mos e hapte më lehtë.
Nostalgjiket e diktatures, megjithese e mohojne, tradhetohen nga vete fjalet e tyre kur flasin per “te mirat e asaj kohe”, per “sigurine e asaj kohe”, per ” uzinat e kantieret, uzinat e kombinatet” , per “artin…socrealist” etj etj marrezira kesilloji.
Si te tjereve, edhe autorit te shkrimit, i them qe fjalet ne prgjithesi per korrupsionin e politikaneve jane kot; edhe vete politikanet denojne korrupsionin e politikaneve; shembulli me spektakolar per kete eshte vete Rama, qe ne cdo rast denon korrupsionin e atyre qe han pas shpines se tij! Pra, eshte shume e lehte te flasesh ne terma te pergjithshem, duke kritikuar ata qe na udheheqin dhe duke i qare hallin, medemek, popullit te thjeshte; aq e lehte eshte, sa edhe me mendjelehtet po neveriten prej kesaj lehtesie me te cilen thuhen keto brockulla.
Mos degjoni se c’thote tjetri, por se c’fare ben.
Mos degjoni se c’batuta te bukura keput tjetri, por sesi jeton.
Mos shihni fasadat me ngjyra te pallateve te shemtuara te stilit sovjeti, por shihni vilat superluksoze, vilat futuriste ku jetojne.
Shihni se ku pine kafen, se ne c’restorant shkojne, se c’vere te shtrenjte pine, sesi kenaqin vanitetet e tyre, sa per te pare njje ndeshje basketbolli , marrin avion personal, dhe kapercejne oqeanin, duke paguar qimet e kokes.
Nuk eshte nevoja ta lodhni shume mendjen. Shihni se ku jeton dhe c’jete ben Sali Berisha, dhe ku jeton e c’jete ben Edi Rama.
Te parin, Sali Berishen, askush nuk e ka pare, askush, keto 35 vite, ne ndonje lokal duke pire qofte edhe nje kafe per qejf me miq e shoke.
– Edi Rama, vetem ne nje gllenjke vere qe pin ne bufene e syres se tij ne Kryeministri,m shpenzon mijera euro, sepse vera eshte e markes me te shtrenjte ne Europe, eshte vere aristokratesh dhe miliarderesh, eshte vere Romanee Conti; per te mos permendur qe edhe mbledhjet e partise dhe qeverise, i ben ne resortet me luksoze te ketij vendi.
Sali Berisha jeton ne nje apartament qe te gjithe e dine dhe mund ta shohin cdo dite, ne mes te Tiranes, si mijera dhe dhjetera mijera qytetare te zakonshem te ketij qyteti.
– Edi Rama jeton ne nje supervile futuristike, super-te-shtrenjte, qe me shume se mbi toke, ka kate nen te; qe mbikqyret rrepte nga nje ushtri gardistesh dhe bashibozukesh civile; qe edhe punetoreve te mirembajtjes u behet kontroll i rrepte, ku celular e gjera te tilla jane rreptesisht te ndaluara…
Nuk po shkoj me tutje, se ka pafundesisht te tilla krahasime.
Pra, kemi Sali Berishen qe ben jeten e nje murgu a eremiti – dhe Edi Ramen qe ben jeten e nje sheiku…
Te tjerat jane llafe kot, jane pallavra qe, sado qe te thuash, sidoqe t’i thuash, nuk mund ta mbulojne kete te vertete kaq te thjeshte.
perendia perendia po ishin edhe duart e mia… thote nje shprehje, po mire gjithe jeten duke u lutur tek perendia, spaku, bota, keshtu do shkoje kjo pune, medemek jemi demokraci e keto fytyrat edhe sikur te mos u hapte dosje spak duhet te qerohen kollaj me vote nga rama, berisha, ballukrat etj. prandaj o te behet vota si dikur kur humbi edhe ramiz alia tek shtepia e partise ose kot llapin per monizmin, te pakten atehere dihej kufiri, sot thjesht vitrina
Mua më duket se ky është një nga shkrimet më të mira të këtij autori. Demokracia në Shqipëri është katandisur aq keq, ka rënë aq poshtë, sa është e pamundur të mos kujtosh sot të mirat e kohës së komunizmit. Pa dyshim që ekzistonte një diktaturë gjakatare me në krye një sulltan apo faraon që vrau deri edhe shokët e tij, me të cilët kishte ngrënë dreka dhe darka. Kjo nuk mund të mohohet. Siç nuk mund të mohohet se pluralizmi politik është i domosdoshëm edhe në komunizëm. Një parti e vetme në pushtet me në krye një person që sundon deri sa jep shpirt, është një tragjedi për vendin. Megjithatë ne që e kemi jetuar atë kohë i njohim dhe i pranojmë edhe të mirat e shumta dhe të pamohueshme të atij sistemi. Vetë studentët çekë të pyetur para 20 vjetësh se cili është rendi më i mirë u përgjigjën se duhen bashkuar dy gjysma mollësh për të bërë një të plotë. Që do të thotë se duhen marrë të mirat e socializmit dhe ato të kapitalizmit për të pasur një sistem si duhet. Diktatura ishte njëkohësisht epoka e një përparimi të paparë, kur deri edhe një malok psh nga Viçidoli e bëri doktor dhe e çoi me dhjetëra herë në Paris! Ajo kohë e transformoi Shqipërinë nga një humbëtirë në një shtet quasi modern në të gjitha fushat. Sot gjithçka është shkatërruar. Jo vetëm në fushën materiale, por deri edhe në atë morale dhe shpirtërore. Shqipëria është transformuar sot në një shtet – restorant që i mban sytë nga turizmi për të mbijetuar. Apo edhe në një çerdhe krimi. Sot peshku i madh ha të voglin dhe njeriu për njeriun është ujk. Prandaj ka ardhur koha e ndryshimit. PS dhe PD-ja me Ramën dhe Berishën duhen zhdukur nga arena politike. Këto parti të lindura dhe të krijuara nga Ramiz Alia e kanë përfunduar ciklin. Njëra e mbuluar me turp, tjetra me babëzi. Duhen votuar parti dhe njerëz të rinj. Boll me Berishën dhe Ramën, me PS dhe PD që nga viti 1990! Kjo është zgjidhja e vetme.
Megjithese me vjen si rende te citoj shkrime mediokre, megjithate po e bej nje perjashtim, meqe shpreh nje mendesi te tere te deformuar, te coroditur, sidomos te percudnuar e te indoktrinuarve nga propaganda e diktatures enveriste.
Ja c’shkruan: ” Pas ’90 nuk pati pajtim por revanshizem dhe socializmi u shpall fjale e piste…”! Mjaftojne vetem keto fjale, per te kuptuar se ky zoteria i shkrimit, eshte nje kripto-enverist, ama nga ata te kriposurit mire e mire, qe i rezistojne kohes, deri sa te marren fryme!
E them, se nuk eshte i vetmi; ka kaq shume kripto-enveriste te shperndare anekend hapesires mediatike; perpiqen te adoptojne nje ligjerim social-demokrat, por i tradheton nenvetedija e tyre puniste, ne cdo fjale qe shkruajne apo artikulojne; ne studiot televizive i tradheton gjuha e trupit; se c’ka nje si erresire ne syte e tyre, njesi dicka te lige te pashpjegueshme, edhe kur qeshin; sidomos kur flasen per barazine, per te varferit, per popullin e varfer…
Kesaj lloj specieje nuk i ben aspak pershtypje jeta prej sheiku, prej tajkuni miliarder e Edi Rames; jo se nuk e ve re, e shikon si une e ti dhe si te gjithe; por eshte fare i pandjeshem; nga ana tjeter, eshte shume “i ndjeshem” per hallet e popullit…!
I Ndyerumi Skypi Sales & Xen Hales !!
Ke që nga 2013-ta që ke berë mijra kilometra komente dhe i ke humbur te gjitha votimet jo per merite te Rames por per merite te krimeve te Usali Serbiberit dhe Greko-Belerit….
*
Ne 1992 fitoi ceku i Bardhe dhe vaporrat qe prisnin ne Otranto te ardhura gjasme nga Amerika me dy kapitenet B * E qe komandonin flloten e ndihmave te leshit…Skypi me Salen humbi 8 me 2 ne votimet e 31 marsit 1991 dhe me Amerike pas fundshpine fitoi votimet e 22 marsit 1992 qe per mua eshte me i zi se 7 prilii 1939..Kuptohet edhe une si shumica e shqiptareve festuam ne ate kohe por Dasma e Demon kracise u kthye ne Funeralin e Shqipnise qe tani ne 2025 po i vihet pllaka e varrit…
*
Te me falesh por nese do kishte nje kandar te peshonte Ediramizmin per ty dhe per mua te betohem se une jam me tonelata kurse ti disa kilograme…Prandaj uli kilometrat e komenteve dhe numrin e tyre se kane efekt “bumerang”
*
Pasi ke vene mikroskopin te gjesh kripto komunistat te paska shpetuar pa e pare kete “kataraktin 3:10 pm” qe thote me egzaktesi kompjuterike
(citoj)
Diktatura ishte njëkohësisht epoka e një përparimi të paparë,
kur deri edhe një malok psh nga Viçidoli
e bëri doktor dhe e çoi me dhjetëra herë në Paris!
Ajo kohë e transformoi Shqipërinë nga një humbëtirë
në një shtet quasi modern në të gjitha fushat.
Sot gjithçka është shkatërruar. Jo vetëm në fushën materiale,
por deri edhe në atë morale dhe shpirtërore.
(fund citimi)
USA dhe BE e ndihmuan Shqiperine pa fund ne te gjitha drejtimet per nje tranzicion te shpejte dhe pa shume dhimbje.Faji i gjithe ishte tek kasta politike shqiptare djathtas e majtas qe ndersa u buzeqeshnin dhe pohonin per cka ndihmoheshin ,vepronin vetem per interesat e tyre.Pranimi i Shqiperise ne BE ishte parashikuar bashke me Bullgarine dhe Rumanine.Politikanet shqiptare me dashje bene gjithcka ne te kundert,nuk e donin.Tradhetare e demagoge te vertetat do dalin.