Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të shëtitësh me jaht është… nevojë jetike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Të shëtitësh me jaht është… nevojë jetike
Kryesoreopinion

Të shëtitësh me jaht është… nevojë jetike

Published: April 8, 2026
Shpërndaje

Fermerëve iu hoq nafta pa taksa, kurse jahtet furnizohen me naftë pa akcizë e TVSH, por me vetëm 40 lekë/litër taksë kombëtare

Fermerët protestuan këtë të martë përpara Ministrisë së Bujqësisë duke kundërshtuar Skemën e re Kombëtare për Bujqësinë. Një ndër kërkesat e tyre ishte rikthimi në Skemë i subvencionit të naftës, në kushtet kur çmimi i karburanteve vetëm po rritet ndikuar prej luftës në Lindjen e Mesme.

Fermerët sjellin si shembull jahtet që furnizohen me naftë në portet shqiptare për shkak se ata nuk tatohen si konsumatorët brenda vendit. Në vitin 2021 qeveria propozoi që për herë të parë nafta për “mjetet lundruese turistike” të taksohej me 65 lekë për litër. Pas shumë diskutimeve në komisionet parlamentare aso kohë u vendos që taksa të ulej në 40 lekë për litër.

- Publicitet -

Pra jahtet furnizohen me naftë që përbëhet nga çmimi real i karburantit plus taksa prej 40 lekë/litri. Kjo tarifë është në fuqi prej vitit 2022, dhe është pjesë e ligjit “Për taksat kombëtare”. Pra jahtet nuk paguajnë as akcizë, as TVSH dhe as tarifa të tjera, veç kësaj tarifë prej 40 lekësh.

Ndërsa sot në tregun shqiptar, taksat përbëjnë më shumë se 50% të çmimit të naftës. Nëse marrim si shembull blerjen e një litër naftë me çmim 220 lekë, brenda tij 112.8 lekë janë taksa, 38.8 lekë akciza, 27 lekë taksa e qarkullimit, 3 lekë taksë karboni dhe në fund 20% TVSH.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • K R says:
    April 8, 2026 at 11:35 am

    Një tjetër histori dashurie mes shtetit ramist dhe luksit

    Reply
  • Juaji Edi Drama says:
    April 8, 2026 at 11:36 am

    Fermerët ftohen të montojnë helika jahtesh në traktorë për të përfituar naftën 40 lekëshe.

    Reply
  • Luan says:
    April 8, 2026 at 11:37 am

    Akciza ësht vetëm per ata qe kan këmbën në balt, jo për ata q e kanë në kuvert

    Reply
  • prehistoriku says:
    April 8, 2026 at 11:47 am

    Nuk është për tu tallur
    Diferenca mes naftës së tregut (rreth 180-190 lekë) që paguan fermeri dhe naftës së jahteve (40 lekë taksë kombëtare) krijon një hendek ku prodhimi vendas bëhet i pa-konkurrueshëm, ndërsa turizmi i luksit subvencionohet tërthorazi nga taksapaguesit më të varfër.

    Fermerët jan shtylla e prodhimit dhe humbasin lehtësitë fiskale, pronarët e jahteve (simboli i luksit) vazhdojnë të përfitojnë nga karburanti me kosto minimale !!!

    Esht TURP per nje qeveri qe i thot vetes socialiste

    Reply
    • Mario says:
      April 8, 2026 at 11:48 am

      Ja se do vij xha Temja ta shkoqit mire kete pune.
      Sa te studioj me laps ne dore fjalimet e komandant Shurelit

      Reply
    • xxx says:
      April 8, 2026 at 12:47 pm

      Jo jo mire e ka socialiste.
      Socializem per oligarket kapitalizm per miletin.

      Reply
  • demo says:
    April 8, 2026 at 12:10 pm

    Pas paqes ne Hormuz,menjehere Tregjet Nderkombetare reflektuan renje te menjehershme te cmimeve te naftes.Ne Shqiperi nuk po ndodh.
    Ama kur filloi lufta,Oligarket Monopoliste te naftes,ishin te paret qe e rriten cmimin.

    Reply
    • Ay says:
      April 8, 2026 at 1:45 pm

      Nuk ka kohe xha Temja te merret me vogelsira te tilla. Eshte i zene me Lindjen e Mesme dhe me ceshjen e paraburgimit ne Shqiperi.

      Reply
  • Dursakja says:
    April 8, 2026 at 1:55 pm

    Në dorë e ka populli (shumica) zgjedhjen në votime se si do të qeveriset vendi, tashmë alternativa më e besuar është partia Lëvizja bashkë, ajo nuk do të na zhgënjejë.
    Jo partinë demokratike, jo partinë socialiste ajo janë aleatë të monopoleve e të oligarkëve, tradhtarë të interesave të qytetarëve, ndryshme premtojnë nëpër fushata, na trajtojnë si bujkrobër si në mesjetë.
    Ashtu si premtimi për në Europë prej 35 vitesh, ashtu janë dhe premtimet për mirëqënie ekonomike.
    Në dorë kemi një votë, kjo është e vetmja e drejtë që qytetarit i ka mbetur në këtë vend.
    Polarizimi ekonomik nuk ka qenë në kohën e Ahmet Zogollit se sa është në këto vite.
    Atëhere Shqipëria 90%analfabetë po
    sot?

    Reply
  • Parku Rinia says:
    April 8, 2026 at 8:28 pm

    Pisllek TAVOLINE me OL(Q)I-GARKET,

    me BIBERON te goja ne gjoja ¨ekonomine e tregut¨,

    te artikuluara nga ‘…-LINDA-t e RRETHIT VICIOZ te Kryeministrit Edvin Kristaq Rama

    e te dakortesuara nga Anetari i Keshillit te Sigurimit Kombetar ( ‘DE FACTO’ ! – edhe pse

    eshte ‘non grata’ qe nga 2021 … ?! ….. ) Salih Rame Berisha !

    Reply
    • Lil Toronto says:
      April 9, 2026 at 10:13 am

      Ndoshta votat “ne dorë” i ka kompjuteri.

      Reply
  • Fshatari says:
    April 9, 2026 at 12:21 am

    Nje qeveri qe vendos turizmin mbi bujqesine Nje qeveri qe bason vendimet e saj jo me llogjiken ekonomike kombetare por ne dukjen per te shitur mend ne bote se kush jemi. Por kjo nuk eshte faji i qeverise E keni pare Tiranen si eshte bere me kulla e qiej gervishtes per tu dukur qe edhe ne e beme Tiranen si New York Mentaliteti popullor i Lindjes se Mesme E keni pare si eshte bere Dubai? Si New York (me fal si Tirana) pavarsisht se as Tirana e as Dubai ska ekonomi tjeter vec turizmit (Tirana) e naften (Dubai) Ndersa New York u be qendra financial dhe pastaj qendra e gradaceleva Dhe New York eshte nje pjese e vogel e Amerikes ku ka dhe bujqesi dhe turizem dhe nafte Ndersa Tirana e Dubai jane Shqiperia e Emratet e Bashkuara ( respeltivisht)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?