Nga Johana Lubonja
Kreu i ISSH-së, Astrit Hado ka reaguar ndaj shkrimit për pensionistët botuar në faqen e parë të Ditës të shtunën.
Bëhet fjalë për shkrimin me titull “Ftesë ISSH-së për të ndryshuar një praktikë aspak humane” ku përshkruhet detyrimi i pensionistëve për t’u paraqitur dy herë në vit për të vërtetuar se janë “gjallë”.
Z.Hado i shkruan redaksisë:
Astrit Hado: “Është një herë në vit në bankë dhe një herë në e-Albania. Nuk quhet deklaratë gjallese, por deklaratë e konformitetit të pagesës. Kemi vite që vijmë vërdallë me AKSHI-n që të na bëjë një program ‘face recognition’, por akoma s’e kanë bërë. Ne nuk i lëmë dot pa verifikuar, sepse kemi shumë që jetojnë jashtë, ndërrojnë jetë atje dhe nuk çregjistrohen në gjendjen civile.”
E falënderojmë kreun e ISSH-së, për reagimin e tij të shpejtë dhe, mbi të gjitha, për sinqeritetin e tij të rrallë zyrtar. Një drejtues institucioni pranon hapur se “vijnë vërdallë me AKSHI-n” prej vitesh për një zgjidhje teknologjike. Jemi të bindur që ai nuk po mbron institucionin e tij.
Ai ridëshmon një të vërtetë që ne e ndiejmë çdo ditë. Burokracia po fiton mbi teknologjinë.
Zoti Hado ka të drejtë kur thotë se institucioni duhet të sigurohet që paratë shkojnë te personi i duhur. Askush nuk kërkon që buxheti i shtetit të shpërdorohet. Por, pyetja jonë, e shtruar me dashamirësi dhe në emër të mijëra të moshuarve, mbetet: Pse duhet ta paguajë pensionisti brenda Shqipërisë koston e kësaj “vërdallosjeje” institucionale
Arsyetimi se kjo procedurë bëhet sepse ka njerëz që ndërrojnë jetë jashtë shtetit dhe nuk çregjistrohen, nuk mund të jetë “faturë” që duhet ta shlyejë me këmbët e veta pensionisti që jeton në Tiranë, Shkodër apo Vlorë.
Shteti shqiptar ka ambasada, ka konsullata, ka marrëveshje ndërshtetërore dhe miliona euro të investuara në sisteme ndërlidhjeje. Pse barra e dështimit të komunikimit mes këtyre zyrave tona nëpër botë duhet t’i mbetet si barrë prindit tonë të moshuar që duhet të paraqitet “për konformitet” në bankë për të vërtetuar se merr frymë
Nuk mund të vuajnë ata që janë këtu, për paaftësinë e shtetit për të kontrolluar ata që janë jashtë.
Nëse “Shqipëria Dixhitale” është krenaria jonë nëpër podkaste, si ka mundësi që nuk u gjetka një zgjidhje e thjeshtë që e ka çdo aplikacion bankar sot? Zoti Hado thotë se “nuk quhet dëshmi gjallësie”. Ne i besojmë. Por për një të moshuar me probleme shëndeti, çdo rrugë drejt bankës, pavarësisht emrit që i vë burokracia, ndjehet njësoj. Një mundim i panevojshëm, një veprim dehumanizues.
Ftesa jonë për ISSH-në mbetet e hapur dhe dashamirëse. Në vend që të presim AKSHI-n që “të kujtohet”, a nuk mundet ISSH-ja të bëhet avokati i parë i këtyre njerëzve? Të kërkojë me forcë që verifikimi të bëhet në rrugë operative mes shtetit, përmes ambasadave për ata jashtë dhe përmes Gjendjes Civile për ata brenda, pa i detyruar prindërit tanë të “dëshmojnë konformitetin” me këmbët e tyre.
Zoti Hado, teknologjia nuk vlen asgjë nëse nuk kursen asnjë hap të atij që ka punuar një jetë të tërë në këtë vend. Le ta kthejmë këtë sinqeritet tuajin në një nismë që “një herë në vit” të bëhet “asnjëherë në sportel”.
Ne jemi gati t’ju mbështesim me çdo germë në këtë betejë për dinjitetin e tyre.

Po normale qe i sjell verdalle AKSHI. Ata merren me pune te medha, me ato tenderat e Ballukes, me ato qe jane thene e sterthene, por qe asnje gjemb s’u ka hyre ne kembe. Ata shtrojne bankete me verera mijera euroshe, per ata dhe gjithe Rilindjen fashiste, kembe pensionisti mos te ngelet pervec Salehut qe u duhet te tymose rruget me molotov dhe Ethem Gavetes qe mbush faqet e kesaj gazete me idiotesite e tij.
Zoti Hado mos genje se je goxha burre,i ritur Banka te kerkon 2 here ne vit,pra çdo 6 muaj.
Mos! Do shkoje per lesh ky Hadua…
Ka sha perfeksionin teknologjik te mretit. Ky perfeksion po habit boten ne top 10.
Vaj vatani e mjere mileti, te rroje dovleti!
Jeni i keqinformuar. Deklarata e konfirmimit te llogarise, behet dy here ne vit, ne mard dhe ne shtator.
Nje here ne gjashte muaj behet permes portalit e albania, ne sherbimin “Deklaratë për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave në bankat e nivelit të dytë” dhe nje here ne vit, permes prezences fizike te perfituesit ne sportelin e bankes ku ka zgjedhur te terheqi perfitimin. Nese perfituesi eshte jashte territorit te Shqiperise, ka te drejte te autorizoje nje person me prokure per ta perfaqesuar.
Vendim I gabuar. Nje njeri qe vdes nuk mund te varrosen pa”e bashkise lejen”. Kjo do te thote qe familja dhe shoqerine funerabile Kan detyrimin ligjor TE bejne deklarim in e vdekjes. Ndryshe nuk varrosen dot. Vetem nese e mbajne ne frigoriferi, Duke poshteruar te vdekur in. Dhe detyrimisht per pensionist et bashkiake Ben regjistrimin. Ketu ISSh ka te drejte dhe mundesine te beje verifikimin per sejcilin.
Mire more trimi Hado,dakort qe ti thua mund te vdese jashte shtetit,Po mire more “Kodosh”,parate ne banke jane po ka vdekur meri parate ne banke,apo ke frike se ti mer I vdekuri,per ata qe jane jashte,parate jane me te sigirta ne banke,ti more myteber mund ti thuash bankes qe parate ti mari vete personi dhe ketu mbyllet muhabeti dhe tregon qe personi jeton
Problem i hapur per nje zgjidhje dinjitoze per gjithe shoqerine.
Flm shumë që po bëheni zëri i të gjithë pensionistëve, brënda apo jashte vëndit. Në fakt, dy herë kam plotësuar dekleratën e konfirmimit te pagesës nepërmjet e-Albania por nuk ështe pasqyruar ne bankë, dhe nuk ka punuar (dhe jam i mësuar me teknologjinë). Keshtu më e dashur qe te shkoi në bankë kur jam kthyer në Atëdhe. Nderkohë, teknologjia ka punuar per bukuri për të identifikuar çdo votues, qe jeton jashtë, qoftë ne pension apo jo. Atëhere, pse qënka e veshtirë per ISSh-ne?. Sa per rolin e ambasadave?…jam shumë dyshues, se mund te jete zgjidhje.
Zoti Hado mos genje se je goxha burre,i ritur Banka te kerkon 2 here ne vit,pra çdo 6 muaj.
Kur ju marrin leket gjithe jeten per sigurime shoqerore pensioni, nuk eshte nevoja te verifikojne por duhen verifikuar kur vjen puna ti paguajne ato qe kane marre. Po doni te degjoni mua, mos jepni asnje kacidhe te keta rrob…qira per siguracione! Jane leke te humbura kot se keta plehrat do ti perdorin politikisht dhe do ti militarizojne pensionet ne te ardhmen me ndihmen e teknologjise Dixhitale. Jane te gjithe bashke me ne krye Bankat. Kujdes se do tu terheqin qylymin nga poshte kembeve e do ti shumezojne te gjitha kontributet me zero ne te ardhmen. Jeni paralajmeruar dhe po nuk e besuat ne qafe paci veten, se nuk ju ka faj njeri noqoftese besoni kriminelet ne pushtet dhe ekonomi.
po c’ambasade o derman, ti je ne Florida ,ambasada eshte ne Washington, hane shan, hane bagdad
ju per kritika jeni, c’u gjeti qe doni te jepni edhe zgjidhjen O Johana…
Ne fakt, kemi te bejme me nje kale ” Troje” , mqs paketa eshte dixhitale dhe andej nga ” Digital ” flasin vetem italisht per ” trojet”!!
Por nga mesimi i indeksit te literatures gjuhesore edhe per sigurimet filloi era e ndryshimit te linguistikes dhe paketes.
Filluan ta quajne veten bubuzhela, identik si bubuzhelat e piramidave te Egjiptit. Nga mesimi i indeksit te linguistikes, nga ” troja” tek ” bubuzhel” , perseri do kalohet ne nhe indeksim tjeter…”POR DUHET TE KUPTONI KUPTIMI ASNJEHERE NUK NDRYSHON”…
Me moshen 67 vjec per moshe pensioni, pensionisti eshte automatikisht i Paafte!
Shteti gangsterave ben ligje per veten e tij dhe per oligarkun.
Pensionisti shqiptar edhe per te mjeku familjes duhet te paraqitet ne person, ndryshe nuk ia rimbushin receten e medikamentit te zemres, tensionit kur mbaron pas nje a tre muajsh.
Gangsterat e parlamentit nuk rregullojne dot sherbime per pensionistet, ku mund te punesohet rinia, per shume pensioniste te mbetur vetem me femijet emigruar ne nevoje shume te madhe per ndihma nga me te ndryshmet ne perditshmeri.
Kasapet e parlamentit i kane lene pa ilace e sherbim baze shendetsor sidomos ne fshatra.
Ti hane mutin somalise
Mor bajga të sigurimeve.
Shqiptarët kanë paguar qimet e kokës,për lesh iallbenia.Me anë të së cilës ka mundësi të plota të vetivikojë,kush varoset.Por ju majmunë legena burokratë kaq kini në dorë e ju çani paguren pensionistëve.
1500 € mrre ne vit dhe bileta per te ardhur per verifikim me kushton mbi 1000€ plus strapacimi i rruges ….
Bëje para noterit deklaratën dhe dërgoje me postë në konsullatë në new york për pullën apostile nëse je në usa.
Dhe pastaj dergoje me poste ne Shqiperi, qe te fshijne b…. ata qe e marrin dokumentin dhe te thone “nuk kemi marre gje…”
Ok me shkrimin e gazetes dhe pergjigjen e ISSH, por pse posherohen pensionistet me fjalen “GJALLESE” si me qene insekt ose zvarranik, kur mund te perdoret fjala e bukur shqip “JETUESHMERIA.”
Bëje para noterit deklaratën dhe dërgoje me postë në konsullatë në new york për pullën apostile nëse je në usa.
Ej thirni mendjes. Cjane gjithe kto perralla qe shkruani. Pensionisti po te doje e merr pensionin ne Poste. Po te doje e merr me banke. Per kete shkon 1 here ne 6 muaj ne banke dhe 1 here ne 6 muaj aplikon ne E-albania. Cfar ka ktu per te diskutuar cfardolloj gjeje qe ju vjen ne mendje. Po cfar e gjen nje pensionist qe 1 here ne vit te shkoj tek banka dhe te firmos nje deklarate qe pagesat ne banke jne kryer ne rregull. Po kur e merrte cdo muaj ne poste pse nuk lodhej pensionisti te shkonte ta merrte. Po tani qe te vjen ne banke cdo muaj tani merziten pse shkoi nje here ne vit per ta deklaruar qe eshte ai qe e merr kte pension. Dhe per kete edhe te konfirmoj qe eshte vete gjalle ai qe merr pensionin dhe mos ta marre nga familja nqse ka vdekur. Se ka ndodhur shume here qe familja nuk e crregjistron ne gjendjen civile dhe merr pensionin per nje kohe te gjate. Kjo aq me e veshtire behet per ata qe jane jashte. Kaq eshte e gjitha qe versuleni per cdo gje vetem per te nxjer lloj shfryrjesh per hic asgje.
Ju 10fsha pensionet me nga 150-200 mij lek te vjetra ne muaj qe do na i vidhka familja e te vdekurit, shtetit hajdut , i cili i pari e ka vjedhur pensionistin me nivelin nen limitin e varferise me te cilin ia llogarit pensionin.
Femra ministre e financave te Edvinit, me paturpesi deklaronte se €130 ne muaj nuk quhet nen nivelin e varferise.
Per vete te rinjte e mezzo moshat e pushtetit e parlamentit bene ligje te reja ku me indeksime te perbera perfitojne baza te larta pensioni!
Zoti HADO; Eshte logjike qe nje pesionist si une qe jetoj jashte dhe ne muajin gusht qe vij per pushime te shkoj te firmos deklaraten ne banke, te hidhen parate ne banke vetem mbas dates 20, (pra ne qofte se pushimet e mia jane 1-19 gusht leket nuk i mare dot nga banka) dhe per muajin shtator ajo deklarate nuk vlen??? Me cfare logjike???? Te kerkosh dy here deklaraten ne vite,do te thote: jo vetem firme ne mars e shtator sic e keni vendosur ju por edhe kur mundet cdo njeri nga ne, sepse e vendoset ju duke e ditur se pjesa me e madhe e atyre qe jane jashte vijne ne gushte. Ndaj kete pune nuk e keni menduar mire. Kur te dilni vete ne pension dhe te jetoni jashte do ta kuptoni qe metoda juaj eshte teper e gabuar
Qe te kete humanizem duhet te kete moral. Kur humbet morali humbet edhe humanizmi.
Kur nje familje genjen se i afermi i tyre pensionit ka vdekur per te vazhduar per te mare pensionin, ska menyre tjeter te verifikimit vec duke e sjell te gjallin ne zyre per te vertetuar qe mer fryme.
Dhe mos kujtoni se kjo e ka zgjidhur problemin. Mungesa e moralit ka aritur ne piken qe edhe te vdekurin per 50 euro banka e ringjall dhe i jep pension. Dhe per kete po shikohen masa te tjera me anti humane.
Nuk kane faj bankat, fajin e kemi ne qe vjedhim, mashtrojme e genjejme dhe pastaj ulurijme se na behet padrejtesi.
“deshmi Gjallese” e papershtatshme kjo shprehje. Duket sikur pensionistet konsiderohen si milingona.
Mirë se shteti nuk krijon asnjë lehtësi financiare për pensionistët por do t’i rraskapitisë deri në ditën e fundit të jetës së tyre. Turp për çfarë shërbejnë institucionet shtetërore, cili është funksioni i shtetit? Ky shtet është antipopullor, Shqipëria nuk është më e shqiptarëve, ajo gjatë 35 viteve drejtohet nga banda kriminale, i çpronësoi me 7501,grabiti që nga firmat piramidale dhe Floriri në Krrabë,i grabiti çdo pasuri kombëtare kontribut i pensionistëve, i skllavëron punëtorët të pasiguruar, ligjet janë formalitete në letra, nëse janë dhe jeta e shqiptarëve është e pavlerë. Qytetarë, largoni bijtë, i ‘shpëtoni nga bandat që kanë drejtuar dhe drejtojnë
vendin!
Kur te jep mend dhe Fshatari ! Si spjegohet qe ju patronazhistet nuk jeni asnjehere ne krah te atyre qe ankohen dhe qe kane 100% te drejte por gjithmone ne mbrojtje te qeverise ? Si t’ja bej un qe vij vetem njehere ne vit ne Shqiperi dhe nuk ja kam idene asaj e-Albania-s ?
Sepse ata ankohen nuk kerkojne e nuk punojne. Qajne si qyravece dhe kerkojne si kalamaj gjera qe vete i prishen e shkateruan. Cfare propozon ti qe qahesh, kur ti vete vjedh e shakteron e pastaj do te drejta Se si do te vijne keto te drejta e kush do te paguaj ti nuk do tja dish? Sa per patronazhsite, une atyre ju kam bere m…tin shume kohe me pare, sepse ata vjedhin e shkaterojne, qajne e kerkojne njesoj si ju te tjeret. Peshku eshte qelbur nga koka dhe ju ankoheni per eren e rende te parfumit.
Zgjidhja aktuale me paraqitjen e pensionistit nje here ne vit ne banke dhe nje here ne vit duke aplikuar ne e-albania
mendoj se eshte me e gjetura duke qene se banka pranon edhe konfirmim prej nje te autorizuari prej pensionistit i ploteson kushtet dhe e zgjidh problemin.
Varjantet per te paraqitur vertetime te noterizuara,perkthyera e te riperkthyera e te derguara me poste nderkombetare shtojne shpenzimet ne krahasim me vleren e pensioneve te vockela dhe nxjerrin probleme.
Une jam pensionist jashte shtetit dhe keto pese vjetet e fundit gjithcka ka funksionuar shume mire ne sinkron me ISSH dhe banken CREDINS.
Ju lutem te mos nxjerrim syte duke kerkuar te rregullojme vetullat!
Ne rast se un dua ta marr pensionin kur vij ne Shqiperi ose dhe neqoftese banoj ne Shqiperi por e le pa marre per nje vit a duhet te paraqitem ne banke
Paraqitja e pensionistit dy here ne vit eshte fyerje.Pretendimi se ka shume pensioniste qe jetojne jashte shtetit tregon paaftesin e tij per te saktesuar cdo gje.Shteti yne nuk e di ku jetojne njerezit e tij .Ai s’ka statistika.Njerezit kudo qe jetojne jane te rregjistruar dhe mund te verifikohen lehte.Kjo nuk behet se shtetit nuk i intereson se cfar ben populli.Institucione kot,vetem per te marre parate.
Egazistojne 100 menyra zgjidhjeje per ata qe duan ta zgjidhin problemin. Verifikimi mundet te behet nga punonjesit e postes,kur pensioni merret ne poste,nga punonjesit e bankes kur pensioni merret ne banke etj. Ne monizem mjeki ishte i detyruar te shkonte çdo dy jave ne shtepine ku kishte femije 0-1 vjeç dhe infermierja çdo dite per ta kontrolluar femijen dhe si deshmi ishte fletorja qe kishte nena e femijesne te cilen infermierja duhet te bente shenimet. Po do te thoni ju se ishte diktature ajo kohe. Po njerzeve u sherbehej dhe nuk kishte te keqe se detyroheshin me ligj qe t’u sherbehej. Dhe tani me ligj te shenohet qe nje here apo dy here ne vit te verifikohen pensionistet qe nuk mundet te paraqiten vete prane sporteleve nga punonjesit perkates. Se jo te gjithe pensionistet nuk kane mundesi te paraqiten prane sporteleve perkatese. Po atyre qe jane te pamundur mundet te u dergohet pensioni dhe me poste dhe nderkohet behet verifikimi nga punonjesi i postes. Pra deri sa te vendoset teknologjia plotesisht ne dobi te pensionisteve mundet te perdoren forma tjera efektive. Vetem mjafton qe nga ana e ligjvensave apo qeverise te kete vullnet te mire.
O injorante o kriminel ti .e banden tende qeverisëse po vret ter ket popull fisnik o kriminel o mij i pusetesxo vrasesxi banues terroriste sorosian
Per Adrian Thanon qe na do te miren…!
Po ishim mire more Adrian…sepse qeveria mund te na e beje si ne EUROPE
qe te duhet te shkojme neper konsullata e ambasada neper bote…
Po europjanet nuk e kanne per turp qe te deklarojne ekzistencen e tyre ne jete..
Po per qefin tend qeveriu do te na beje si ua ben taljani pensionistave qe jane ne Shqiperi apo Maqedoni apo Gjermani…Ja shiko linkun me poshte:
https://ambskopje.esteri.it/sq/servizi-consolari-e-visti/servizi-per-il-cittadino-italiano/pensioni-e-sicurezza-sociale/
Drejtori eshte i pasinqerte ne pergjigjen qe jep sepse ne kohen qe jetojme te harxhosh pensionin enje viti per te vertetuar se eshte gjadh ne Ny eshte e turpeshme sepse behet fjal per ata punonjes qe jan rri nga keta pensionista turp
Z.Hado ! Lereni Pensionitet te jene te lire per marrjen e pensionit ssipas deshires ne banke apo ne Poste,
Posta te sjelle dhe ne shtepi.
Po na ketheni ne kohen e diktatures,te beni sic vendos Partia,pra nuk ka demokraci ne Shqiperi.
Nuk jane para OSE QINDARKAT e pensionisteve qe jane boshatisur bankat,por jane parate e krimit dhe korupsionit qe jane transferuar jashte Shqiperise