Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Teksa lexon Pjerin Ndreun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Teksa lexon Pjerin Ndreun
opinion

Teksa lexon Pjerin Ndreun

Published: January 8, 2026
Shpërndaje

Nga Skënder Minxhozi

Sapo nis një dallgë shirash në vjeshtë apo dimër, të gjithë mprehin veshët për të dëgjuar se kur do të përmbytet Shkodra me rrethina, Lezha megjithë bregun e Matit, Durrësi me kënetën apo kur do të dalë nga shtrati Vjosa në Mifol. Njëherësh me përmbytjet pritet i njëjti buletin lufte nga rrëshqitjet e dherave nëpër rrugë kombëtare e lokale.

E gjitha kjo kronologji me një saktësi prej ore zvicerane. Të njëjtat vende, të njëjtat shkaqe. Dihet cilat pjesë të vendit do të përmbyten, dihen emrat e lumenjve e përrenjve që do të vërshojnë dhe hidrovorëve që do të vazhdojnë të jenë të prishur edhe një herë më shumë, siç ka ndodhur 35 vjet rresht. Dihen dhe nënstacionet që do të jenë pa drita dhe pompat e ujit që sërish do të jenë të prishura.

- Publicitet -

Përmbytjet janë kthyer në një lojë që mund t’ja parashikojë fillimin dhe fundin edhe një fëmijë pesë vjeç. Janë zbardhur prej dekadash shkaqet, problematikat komplekse ose ato më banalet. Prej vitesh që s’mbahen mend banorët e zonave të përmbytura kanë mësuar të adaptohen me të keqen, aq sa dikur, 15 vite të shkuara, në revistën “Java” botonim një reportazh të Ben Andonit për një fshat në zonën e Shkodrës ku shtëpitë ndërtoheshin me 23 shkallë nga kati përdhes i pabanuar deri në katin e banuar. Arsyeja: fshatarët e kishin mësuar se përmbytja më e madhe aty nuk ishte ngjitur përtej 21 shkallëve!

Teksa lexon postimin e fundit të kreut të bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, të bie në sy një element shumë deficitar i zyrtarit në mesin e kësaj rrokopuje, sidomos i atij të lidhur me menaxhimin e territorit: pranimi i përgjegjësisë. Ndreu e pranon përgjegjësinë e tij pas gjashtë viteve në drejtimin e njërës prej bashkive më problematike në lidhje me përmbytjet. Dhe këtë përgjegjësi duhet ta ndjejë sot secili nga qindrat e zyrtarëve socialistë, nga Edi Rama e deri në fund të piramidës së qeverisjes, që po mundohen këto orë të minimizojnë një krizë të përsëritur, pasi nuk kanë qenë të zotët të venë dorë siç duhet mbi të edhe pas 13 vitesh në pushtet.

Në ndryshim nga të tjerët në këto orë dramatike, Pjerin Ndreu del dhe thotë një të vërtetë sa të thjeshtë aq edhe të dhimbshme: që nuk mund të fshihesh më pas kundërshtarit, ngrohjes globale dhe tekave të motit kur është fjala për një fenomen për të cilin është mbledhur shumë ekspertizë e eksperiencë këto tre dekada e gjysëm. Përmbytjet në dimër dhe zjarret në verë janë për Shqipërinë si ai treni i cili i shfryn sirenës nga tre kilometra larg dhe që ti e sheh të afrohet, e megjithatë përton të spostohesh gjysëm metri për të dalë nga shinat.

Kur harta e përmbytjeve është identike për 35 vjet rresht nuk ka alibi që mund t’i justifikojë ata që na kanë qeverisur në këtë periudhë kohe. Kur harta e zjarreve gjithashtu prek të njëjtat pyje, kullota e zona urbane, sërish kjo është e pajustifikueshme. Nuk lejohet që Durrësi të jetë sot në atë gjendje. Është thjesht e papranueshme dhe skandaloze për qytetin më të madh turistik të vendit. Nuk lejohet as që bregu i Matës apo Mifoli të jenë për herë të njëqindtë protagonistet e një drame dëshpëruese me pasoja të dhimbshme njerëzore e sociale për ata që sonte janë nën ujë, për familjet, pronat, bagëtitë dhe pasurinë e një jete që shpesh e merr uji me vete brenda orës.

Urbanizimi i egër, shpyllëzimet masive dhe lënia thuajse pas dore e një infrastrukture të tërë veprash ujore, kanalesh ujitëse e kulluese apo rezervuaresh e digash aq jetike për të rregulluar regjimet hidrike – janë që të gjitha në listën e njohur që frenon përmbytjet, por që kurrë s’u menaxhua me themel.

Shqipëria duhet të bëhet më në fund shtet serioz. Nuk bëhet vetëm duke përkthyer me trurin artificial të Diellës kapitujt e negociatave dhe kuadrin ligjor të Unionit. Nëse ky ushtrim i thatë burokracie nuk jep fryte në jetët e banorëve të këtij vendi nuk jemi askund. Sepse momenti që ky status i privilegjuar që kemi me BE të nisë e të përkthehet në standarte të prekshme e më të mira jetese, po shtyhet pafund në kalenda. Vijojmë të flasim e të hiqemi si evropianë, e të jetojmë si ballkanas në kuptimin më të keq e regresiv të termit. Duhet të vijë një ditë më në fund që ata fshatarët e rrethinave të Shkodrës që përshkruan Ben Andoni të mos i ndërtojnë më shtëpitë me 23 shkallë nga frika e përmbytjes. Gjë për të cilën natyrisht kanë edhe vetë një mijë herë faj që kanë shkuar e janë ngulur 30 vite më parë në mënyrë abuzive në grykëderdhjen e lumit më të madh të Shqipërisë!

Nuk na ndihmon sot as që të krahasohemi rregullisht me Greqinë e Italinë sa herë ka kriza natyrore, sepse jemi sa një lagje e tyre dhe duhet t’i kishim ndrequr disi punët tona në këtë territor të vogël në cep të Evropës. Të digjen qindra miliona euro për një hidrovor, një copë tubi apo kanali, ose për një nënstacion që vazhdon jetë rregulisht pa drita sa herë vërshon lumi, ashtu siç ka qenë dhe në vitin 1995, 1999 apo 2007, kjo është e pafalshme.

Normaliteti “qeveris” vetveten, nuk ka nevojë për paterica dhe prerje shiritash. Qeverinë dhe të tjerët qeverisës të niveleve të tjera i kemi të na qeverisin për ditën e krizës, për momentin e vështirë, për minutën fatale kur na mbyt uji apo na djeg zjarri. Punët e lehta bëhen vetë, për të vështirat paguajmë njerëz të mençur që të na japin zgjidhje e të na tregojnë udhën. Ja kjo mungon fatkeqësisht shumë vjetësh në këtë vend.

Është mirë që dikush si Pjerini del e pranon fajin, sepse mesa duket prej këtu nis gjith֛çka. Puna është të kemi më shumë se një Pjerin Ndreu!

JAVA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Larguar says:
    January 8, 2026 at 8:13 pm

    Na e kurse fjaline: Shqiperia me ne fund duhet te behet nje shtet serioz. Cfare e ka penguar keto 36 vjet qe te behet?
    Te pranosh fajin eshte nje gje, te besh shtet eshte nje gje tjeter. Nuk zgidh asgje pranimi i fajit.

    Reply
  • Na myten says:
    January 8, 2026 at 9:03 pm

    Pjerin Ndreu eshte i vetmi qe pati burrerine te shohe veten ne pasqyre dhe te pranoje faj keto 35 vjet.
    Se duhet me iu dalë njerezve perpara ne rruge dhe jo si Kryekllouni i batutave.
    Te shpresojme qe te jete nje fillim por Kryekllouni s’mund te behet mbret. E ka bere shtetin cirk.

    Reply
  • Dudumi says:
    January 8, 2026 at 9:04 pm

    Me “Ndryshimet” guret I vodhen, plepat u prene dhe kushdo qe kishte qejf te bente shtepi anes lumit e beri dhe dikush nga qeverite elektorale ia legalizoi shtepi e katandi, se keshtu è ka Demokracia. Doli problemi I ri, permbytjet…​Gjithashtu kuptohet qe ne sistemin aktual keto pune I ka ne mendje shteti por do I beje privati pasi te behet ndonje tenderim e te premtohen fonde gjate argalisjeve elektorale. Po edhe shteti keto gjera I ka me kollaj ti kerkoje si grante nga BE, per arsyen e mosarsyes qe I behet arsyes se jemi duke shkuar ne Evrope. Shteti yne porosit satelite dhe sistem kontrolli me kamera automatike qe te kontrolloje miletin per qindra milione euro. Domosdo qe nuk i del ndonje milion per ca blloqe betoni apo guresh me rrjete teli. Shteti kerkon ti sofistikoje gjerat, jo ti thjeshtoje. Sic e permendte De Crescendo krijimin e Zyres per Komplikimin e Gjerave te Thjeshta. UCAS(Ufficio per la Complicazione Affari Semplici), shteti ka krijuar komitete tenderimesh qe jane me Te shtrenjta se komunalet e dikurshme qe administronte vete qyteti. Te Isha une si Edi Rama do me ngriheshin nervat. Po ai eshte shume​I qete, se te gjateve s’ka c’ti beje 1 meter uje. Te Isha si Rama do premtoja nje dige gjigande, si Mosè-u I Venecias. E cfare jane 6 miliarde euro? Epo, me kaq vite terci e verci, prish e ndreq, do kemi harxhuar me shume se kaq. Shkrimi I Minxhozit, si gjithmone shume korrekt 👍

    Reply
  • demo says:
    January 9, 2026 at 12:20 am

    Asnje qindarke demshperblim shtepive te ngritura ne TOkE TE XANUN ne kenete,ne breglumi,ne ligatina.me zhavorishte,ne toka bujqesore,,Asnje.
    Asnje urbanizim,rruge,shkolla,dyqane ne keto zona.
    Asnje LEGALIZIM.legalizimi i tyre eshte poshtersi shteterore e dy qeverrive PD,PS.
    3 miljon shqiptare jetonin ne shtepi 1 kateshe me 2 -3 dhoma,Sot 1,5 miljone shqiptare kane 3 milone Vila,banesa 3-4 kateshe,karabina bosh ku ngrysin jeten pleqte i ish koprativave.
    Sa te betonoje shteti shtratin e Vjoses nga tepelena ne Vlore,,shtratin e Shkumbinit nga Librazhdi ne Bashtove,me mire te grumbulloje fadromat,ku i ka e ku s`i ka dhe te rrafshoje gjithe shtepite e ngritura buze lumenjve,Gjithe shtepite e hotele motele ne kenete te Durrsit,te Lezhes etj,Se prandaj quhet Shtet,.
    Kosto vete nuk paguan -per lukset e zaptuesve katundare.

    Reply
  • ATSH says:
    January 9, 2026 at 12:49 am

    Ky te shikoj se cfare masakre urbane ka bere ne Shengjin njeher , nje shemtire qe si ka lene gje as Golemit. Nuk me duket fare nje shembull per tu mare , nje lepires i Rames qe do te hyj ne histori si nje idiot i dobishem i tij sidomos kur i quajti emigrantet e mbyllur ne burgun Italian turista qe do konsumonin domatet e Lezhes . Edhe dicka tjeter o Minzhoz , sistemimi i territorit do lek e fonde te medha , do njerez e mjete , do inxhinier e teknik , do standarte te larta, do disipline rregulla e ligje qe zbatohen e mbi te gjitha do kohe e pune te perditshme. Ky eshte nje problem i madh kudo ne bote , edhe aty ku rregullat respektohen e jo me ne katrahure si Shqiperia. Po hajt se po i gjej fondet (a thua evropa do ti jap ty leket e tua heq komunave te saj) kush do i bej punet ? Cilet njerez? Po ku ka njerez e aftesi ne fshatra? Nuk ka ne qytete e jo ne fshatra ku kane mbetur pleq e te semure mendor. Edhe te duash , me gjithe leket e kesaj bote e perseri nuk e ben dot me ..keto jane pasojat e 35 vjet anarki , ky vend nuk behet me . Vetem po e moren ne dore te huajt , te sjellin emigrante apo punetor nga jashte e ta gezojne ata se shqipot e sotem nuk e meritojne Shqiperine me sa duket.

    Reply
  • Skypion says:
    January 9, 2026 at 7:03 am

    Teksa degjon Arben Ahmetajn, ish-zv.Kryeministrin, nr2 me te pushtetshem ne Shqiperi pas Edi Rames per vite me radhe – ja ky duhej te ishte titulli i vertete i cdo shkrimi ne media sot.
    Por ca thote ky soldier of fortune i regjimit socialist?! – Na fton te lexojme Pjerin Ndreun, nje bandit, nje kriminel, nje nga ata te grupit te deputeteve , jo thjeshte te korruptuar, por te inkriminuar drejtperdrejt ne krime te tmerrshme, si pengmarrje, grabitje, perdhunime dhe vrasje.
    Shoket e tij sot jane ose ne burg ose ne ndjekje penale ose te arratisur, kurse ky delinkuent eshte kryetar bashkie.
    Por, do t’i vije radha shume shpejt edhe Pjerin Ndreut; shume shpejt.
    Atehere do te kishte kuptim ftesa e ketij bashibozukut te regjimit, per te lexuar banditin Pjerin Ndreu.
    Kjo eshte detyra e bashibozukeve mbrojne kriminelet e regjimit ne te gjitha menyrat, pastaj kur kapen, ose heshtin si muutera ose thone: fajin e ka Saliu!
    Padyshim qe fajin per shumicen derrmuese te zullumqareve qe sot jane ne burg e ka Saliu. Por eshte nje faj i bukur; shume i bukur; me i bukuri faj qe mund te ekzistoje.

    Reply
  • Klodi says:
    January 9, 2026 at 12:14 pm

    E keqja eshte se keta edhe kur bejne investime i bejne aq keq sa me shume prishin pune se ndreqin. Durresi nukishte permbytur kurre keshtu, dhe duket se kane ber nje hidrovor te ri dhe kane nxjerr jashte funksionit te vjetrin, nderkohe qe as I riu spunon se eshte llogarit gabim. Keta Socialistet i dinim qe vidhnin qe nga koha e Nanos por te pakten thoshim jane specialista, vjedhin por marrin vesh si te qeverisin. Ky sojii ri socialst qe ka ardh me Ramen jo vetem qe te vjedhin edhe rrobat e trupit po sja kane haberin as nga punet qe bejne…

    Reply
  • Aldo says:
    January 9, 2026 at 2:32 pm

    Ore Skender paski ik per lesh.. Te kemi sa me shume si Pjerin Ndreu thote.
    Kjo qe thua eshte baraz me te kemi me shume hajdute, te kemi me shume te korruptuar, te kemi me shume dredharake tranzicioni qe bredhin nga njera parti ne tjeteren per perfitime personale, te kemi me shume zyrtare qe lene profesionet e tyre [ rasti konkret, ky Pjerini eshte polic ] dhe shkojne e bejne zanate te cilat as i njohin e as i dine, te kemi sa me shume nga ata qe i dergon kryekari nga nje bashki ne tjetren, [ rasti konkret, Pjerini eshte nga Puka, dhe drejton ne Lezhe, a thua se ska Lezha djem dhe vajza super me te shkolluar, me te ndershem, e me te zote se ky Pjerini ].
    Ajo gruaja mafioze qe drejton Bashkine e Durresit [ Vangjushka Dako ] dhe per te gjithe keta horra Kryebashkiake, duhet te hapet nje hetim i posaçem, dhe duhen futur ne burg.
    Ky meqe paska pranuar vete fajin te shkoje i pari, se kush e di se sa ka futur ne burg vete ky si polic qe ka qene.
    Shume keq edhe per gazeten qe boton nje shkrim kaq paçaure si ky mesiper…..
    Ketij vendi me gjithe keta horra ne te gjitha arteriet, qe nga kryehorri, i ka marre muti shalet, eshte dhjere ne breke..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?