Nuk kanë të ndalur fituesit në lojën më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Shorteu i ditës së djeshme është shoqëruar me emocione të veçanta, pasi jo vetëm janë shpallur me mijëra fitues të rinj, por janë ndarë edhe superçmimet e fituara në Shorteun Special të Dashurisë që u hodh në datën 19 shkurt. Albana Hoxhallari, Alfred Sinani, dhe Sofo Ademaj ishin tre fituesit “Rrogave Telebingo”, ku secili prej tyre ka lidhur kontratën për të marrë për 12 muaj me radhë shumën e garantuar prej 50,000 lekësh. Skënder Gjongecaj nga Tropoja ishte fituesi i “Bingos Milionere” që ka marrë çekun me mbi 42 milionë lekë të vjetra. Demirald Tare ishte fituesi që ka luajtur me lojën e “Super Peta”, ku dhe ka siguruar 1.3 milionë lekë të vjetra. Gjithashtu janë ndarë edhe 5 udhëtime turistike, si dhe shumë dhurata e çmime të tjera të fituara në këtë shorte special.
Fituesit e shorteut të djeshëm
Kanë qenë të shumtë fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me tre “Rrogat Telebingo”, apo lojën e “Super Peta”, të cilat do të jenë sërish pjesë e lojës edhe në shorteun e radhës, që do të hidhet të dielën e datës 5 mars.
- Publicitet -
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Gëzimin në Tiranë si fituesin e parë të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar 85,000 lekë. Loja ka vijuar më tej, duke shpallur Desantilën në Fier si fituesen që ka marrë nga Telebingo plot 105,000 lekë. Sulejmani në Librazhd ishte një tjetër fitues që ka siguruar shumën prej 75,000 lekësh.
Fati i ka ecur më së miri edhe fituesit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Andrean në Durrës, i cili krahas shumës prej 25,000 lekësh, ka goditur në shenjë edhe një tjetër çmim të preferuar, siç është “Rroga Telebingo”. Për 12 muaj me rradhë, Andrea do të marrë nga Telebigno shqiptare shumën e garantuar prej 50,000 lekësh. Në vijim, Iliriani ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh, Lumturia ka fituar nga loja telefonike shumën prej 70,000 lekësh. Ndërsa Lili në Durrës ka fituar 60,000 lekë. Tatiana në Tiranë ishte fituesja e fundit që ka fituar në lojën telefonike 1 milionë lekë të vjetra.
Dhjetëra fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos dhe në vijim me lojën e “Rrotës së Fatit”. Në këtë lojë, fillimisht kanë luajtur dhjetë fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 19 shkurt. Konkretisht nga kjo lojë, Mefaili ka marrë shumën prej 34,000 lekësh, Arbi 37,000 lekë, Mimoza 36,000 lekë, Ervini 46,000 lekë, Ariela 103,000 lekë, Genci 34,000 lekë, Arbeni 37,000 lekë, Ervisi 35,000 lekë, Jetmiri 35,000 lekë, si dhe Ledina 103,000 lekë. Gjithashtu, janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shortin e datës 5 mars për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera surprizë të “Rrotës së Fatit”.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,245,100 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur në Patos këtë çmim, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë 21050 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 50 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 338 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 1225 lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 0 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Mjafton të blini një biletë që kushton vetëm 200 lekë për të qenë ju fatlumët e njërës prej 3 “Rrogave Telebingo”, ku për 12 muaj me radhë do të mund të çoni në shtëpi shumën e garantuar prej 50,000 lekësh, po ashtu çmimit të madh të javës prej dhjetëra miliona lekësh, lojës “Super Peta” nëpërmjet të cilës mund të siguroni nga 1 deri në 15 milionë lekë (të vjetra), lojës së “100 sekondave në Spar”, çmimeve të “Rrotës së Fatit”, si dhe shumë dhuratave e çmimeve të tjera të lojës telefonike. Të gjitha këto çmime do të mbërrijnë tek ju çdo të dielë në Telebingo Shqiptare.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/.