Nuk kanë të ndalur surprizat në Telebingo Shqiptare. Pas afro tre javësh, paraqitet edhe fituesi fatlum i 111 mbilionë lekëve të vjetra të fituara në shorteun special të Vitit të Ri, që është hedhur nëdatën 1 janar. Fituesi milioner i superbingos së Vitit të Ri është Luan Palushi, i cili ditën e djeshme është paraqitur në Telebingo Shqiptare ku dhe ka marrë çekun me mbi 95 milionë lekë të vjetra (shuma pas heqjes së taksave).
Fituesit e shorteut të djeshëm
Ndërkohë që me mijëra kanë qenëedhe të përzgjedhurit si fitues të dhuratave dhe çmimeve më të preferuara edhe në shorteun e ditës së djeshme. Sikundër tashmë është bërë traditë, përzgjedhja ka nisur me 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës të datës 29 janarpër dy çmimet e mëdha prej 1 milionë lekësh (të vjetra) dhe shumave të tjera të ruletës. Ndërkohë që dje në “Ruletën e fatit” Leka ka siguruar shumën prej 25,000 lekësh, Petriti 35,000 lekë, Bujari 30,000 lekë, Kristi 24,000 lekë, Rajmonda 104,000 lekë, Vilsoni 30,000 lekë, Vera 28,000 lekë, Ismaili36,000 lekë, Eva 23,000 lekë, si dhe Arbri 100,000 lekë.
- Publicitet -
Surprizat kanë vijuar edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku shumë prej fituesve u janë gëzuar shumave të mëdha. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Beratit, duke shpallur Gramozin si fituesin e parë, i cili ka tentuar të godasë në shenjë çmimet më të preferuara të lojës, një nga 3 “Rrogat Telebingo”, apo “Super Petën”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfet ku mund të fshiheshin këto çmime, me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, Gramozi ka fituar nga Telebingo Shqiptare plot 75,000 lekë. Fati i ka ecur më së miri edhe fituesit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Myslimin në qytetin e Vlorës, që me përzgjedhjen e bërë ka siguruar shumën prej 95,000 lekësh. Në vijim fitues i lojës telefonike është shpallur Ergiti që ka siguruar shumën prej 75,000 lekësh. Mirela ishte një tjetër fituese, që me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh. Po kaq ka qenë edhe shuma e fituar edhe nga Armendo.
Loja ka vijuar më së miri edhe për Enesin, që ishte fituesi i radhës në lojën telefonike, ku ka fituar plot 125,000 lekë. Fatbardha në Durrës, ishte fituesja e radhës që i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar shumën prej 65,000 lekësh.
Një tjetër fituese, ka vijuar të luajë me lojën telefonike. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, Afërdita në Korçë,ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 65,000 lekësh. Afrimi ishte fituesi i fundit i lojës telefonike ku dhe ka siguruar 65,000 lekë.
Telebingo ka vijuar më tej me shpalljen e fituesve të dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në shifrën e 1,200,700 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin në kryeqytet ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 19973 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 346 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 1,155lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo janë paraqitur edhe dy fitueset e çmimit të madh të shorteut të datës 15 janar, të cilat kanë tërhequr së bashku mbi 16 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që Valentina Kalaja nga qyteti i Durrësit, e cila në shorteun e datës 15 janar ka fituar Rrogën Telebingo, ka marrë çmimin e saj, duke siguruar kështu për 12 muaj rresht, rrogën e garantuar prej 50,000 lekësh.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: National sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.