Sa vijnë e shtohen fituesit në Telebingo Shqiptare. Me mijëra fitues nga të gjitha qytetet në vend, i janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme lojës më popullore të fatit, duke siguruar prej saj miliona të tëra.
Shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, në të cilën janë fituar mbi 4.4 milionë lekë të vjetra. Fillimisht në këtë lojë, kanë luajtur 9 fituesit e shorteut të datës 11 qershor. Konkretisht, Lavdia ka marrë shumën prej 27,000 lekësh, Hekurani 27,000 lekë, Paulini 35,000 lekë, Selimi 105,000 lekë, Violeta 27,000 lekë, Ylli 28,000 lekë, Edvini 32,000 lekë, Blerina 40,000 lekë, si dhe Gazmiri 100,000 lekë. Gjithashtu, janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 25 qershor për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera surprizë të “Rrotës së fatit”. Një rregull i ri është vendosur për fituesit e kësaj loje. Telebingo sqaron se të gjithë fituesit e Rrotës së Fatit, të cilët nuk do të paraqiten dot për të luajtur në datën që ju takon, ata do të mund të luajnë më pas, por jo më për çmimet 1 milionë lekë, por vetëm për shumat që do të bien nga ruleta, të cilës do t’i bashkohen edhe 20,000 lekë.
Në shorteun e ditës së djeshme kanë qenë të shumtë fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me çmimet e preferuara, që janë: 3 “Rroga Telebingo”, apo çmimin e “Super Peta”, të cilat do të jenë në lojë çdo javë.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Xhetinën në Berat si fituesen e parë të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar plot 1 milionë lekë të vjetra. Ajla në Sarandë ishte fituesja e radhës që ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Marjeta në vijim ka siguruar nga loja telefonike 65,000 lekë. Një tjetër fitues i është bashkuar Telebingo Shqiptare duke siguruar 55,000 lekë.
Loja është zhvendosur më pas në kryeqytet, duke shpallur Myzejenin si fituese të 75,000 lekëve. Po kaq ishte shuma që ka fituar edhe Ibrahimi në vijim të lojës telefonike. Ndërsa Fatimja në Lushnje ka siguruar 65,000 lekë. Loja ka ecur më së miri edhe për Engjëllin, i cili me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka fituar plot 1 milionë lekë të vjetra.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,001,250 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë 19149 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 50 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 426 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 780 lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 4 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Mbi 8.5 milionë lekë të vjetra është shuma që ka marrë, Gerta Pajaj nga Fieri, e cila ishte fituesja e çmimit të madh të dalë nga shorteu i datës 11 qershor.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.