Duke shëtitur në çdo qytet të vendit, Shorti Kuq e zi ka gëzuar me çmime të mëdha dhe shumë dhurata me mijëra familje shqiptare, ndërmjet të cilave çmimi i madh i javës, “Rroga Telebingo” “Super Peta”, “100 sekonda në Spar”, çmimi 1000 euro, si dhe dhurata të shumta të dhëna në çdo telefonatë fituese.
Por surprizat e Telebingos nuk mbarojnë këtu. Duke nisur nga dita e sotme, në të gjitha pikat e shitjes, krahas biletave normale të javës, do të gjeni edhe superbiletën e shortit special të Vitit tëRi. Një biletë speciale kjo që do të dhurojë shumë, çmimi i madh i garantuar që nis nga 100 mijë euro, një apartament 2+1 nëkryeqytet, 3 Rroga Telebingo, 2 “Super Peta”, 2 çmime “100 sekonda në Spar”, si dhe dhurata të tjera pa fund. Blini biletën që të jeni fatlumi i këtyre superçmimeve. Me të njëtën biletë do të mund të luhet dy herë, në shorteun e datës 24 dhjetor për lojën telefonike, dhe shortin e madh të datës 31 dhjetor ku do të mund të fitohen të gjitha.
Fituesit e ditës së djeshme
Edhe dje shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Ruletës së fatit”. Në këtë lojë kanë luajtur fillimisht fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 19 nëntor. Konkretisht, Kudusi ka marrë shumën prej 36,000 lekësh, Ismeti 26,000 lekë, Imeri 26,000 lekë, Rustemi 25,000 lekë, Haliti 104,000 lekë, Kola 25,000 lekë, Adriana 23,000 lekë, Bashkimi 30,000 lekë, Liliana 24,000 lekë, si dhe Erioni 100,000 lekë. Gjithashtu, janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shortin e datës 3 dhjetor për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera surprizë të ruletës së fatit.
Në shorteun e ditës së djeshme kanë qenë të shumtë edhe fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me tre “Rrogat Telebingo”, lojën e “Super Peta’, si dhe shumat e tjera të mëdha. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Ledionin si fituesin e parë, i cili ka siguruar 60,000 lekë, si dhe një televizor dhuratë nga J&B Electronics. Loja ka vijuar më pas në qytetin e Burrelit, duke shpallur Feriden si fituese 70,000 lekëve, teksa dhuratë ka marrë edhe 12 muaj abonim nëDigitAlb. Një tjetër fituese, kësaj here në qytetin e Durrësit i është gëzuar shumës prej 60,000 lekësh, si dhe një laptopi dhuratë nga “Atom Computers”.
Fati i ka ecur më së miri fitueses së radhës, Sadetes, e cila ka siguruar plot 105,000 lekë, si dhe dhuratë një smartphone nga “3V Fejzo”. Ardiani në vijim ishte një tjetër fitues që ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 50,000 lekësh, si dhe njëtelevizor dhuratë nga Telebingo.
Po ashtu edhe Rea ka siguruar në lojën telefonike 60,000 lekë, si dhe dhuratë 12 muaj abonim në DigitAlb. Ndërsa Fatosi në Fier ka marrë nga loja telefonike 75,000 lekë, si dhe një laptop dhuratë nga “Atom Computers”.
Myslyme në Tiranë ka marrë nga loja telefonike 25,000 lekë, çmimin e “100 sekonda në Spar”, si dhe një smartphone dhuratënga “3V Fejzo”. Hamide në Vlorë, 65,000 lekë dhe një televizor dhuratë.
Çmimi prej 1000 euro është fituar nga Armina në Tiranë. Rroga Telebingo është fituar nga Rozana, ndërsa çmimi “Super Peta”nga Taulanti po në kryeqytet.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,585,050 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në qytetin e Rreshenit, ku bileta rezulton të jetë blerë pranë shitësit Arjan Marku në qendër të qytetit.
Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë 17250 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 50 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 161 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 3280 lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 0 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Agron Koka nga Elbasani ishte dhe fituesi i çmimit të madh tëshorteut të datës 19 nëntor, i cili ka marrë çekun me mbi 1,000,000 lekë.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/.