Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: TELEBINGO SHQIPTARE: Këtë të diel shorteu special, superçmimet që do të fitohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > TELEBINGO SHQIPTARE: Këtë të diel shorteu special, superçmimet që do të fitohen
KryesoreTelebingo

TELEBINGO SHQIPTARE: Këtë të diel shorteu special, superçmimet që do të fitohen

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

Po afron java e milionave në Telebingo Shqiptare. Të dielën e datës 30 prill, do të hidhet shorteu special për “Ditën e Punëtorëve”, në të cilin do të mund të fitohen superçmime. Shfrytëzoni fatin tuaj, duke blerë një biletë që kushton vetëm 250 lekë, për të qenë ju një nga fatlumët e këtij shorteu special.

Duke blerë biletën speciale dhe fatin në krah, ju do të mund të fitoni bingon milionere mbi 30 milionë lekë të vjetra të garantuara, 3 “Rroga Telebingo”, çmimin “Super Peta”, me të cilin do të mund të arrini deri në 15 milionë lekë të vjetra. Në këtë shorte do të fitohen edhe “100 sekonda në Spar”, shumë dhurata speciale, teksa zarfet do të fillojnë nga shuma 30,000 lekë. Edhe 10 çmimet e “Rrotës së Fatit” bëhen 30,000 lekë.

Fituesit e shorteut të djeshëm

- Publicitet -

Me mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet në vend, u janë gëzuar çmimeve të mëdha të fituara nëpërmjet lojës telefonike me dhuratat dhe shumat e fshehura në zarfe, për të vijuar me lojën e “Rrotës së Fatit”, shorteun e goglave për çmimin e madh të javës, etj.

Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, ku mbi 4.3 milionë lekë të vjetra janë siguruar nga 10 fituesit e shorteut të datës 16 prill, të cilët kanë luajtur ndërmjet tyre për të fituar dy çmimet e preferuara prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Në lojën e “Rrotës së Fatit”, dje Shpëtimi ka siguruar 26,000 lekë, Engi 34,000 lekë, Rexhina 27,000 lekë, Ermali 30,000 lekë, Flora 103,000 lekë, Agushe 28,000 lekë, Denis 26,000 lekë, Kristaqi 27,000 lekë, Fatmiri 30,000 lekë, si dhe Artani 103,000 lekë. Në këtë lojë janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 30 prill.

Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Abedinin si fitues të parë të lojës telefonike. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh.

Shpresa ishte një tjetër fituese që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin “Rrogat Telebingo”, por me mbajtjen e zarfeve në fund të lojës, ajo ka fituar shumën prej 25  mijë lekësh, teksa do të marrë pjesë edhe në lojën e “100 sekondave në Spar”, ku do të mund të marrë të gjitha produktet e saj më të preferuara.

Remzia në Durrës ka vijuar të luajë me lojën telefonike, duke fituar shumën prej 55,000 lekësh. Po kaq ishte edhe shuma që fitoi Bashkimi në telefonatën e radhës fituese.

Ergi ka vijuar të luajë në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar plot 85,000 lekë. Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për Rosildën në kryeqytet, e cila ka fituar sërish 85,000 lekë.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,043,700 lekësh. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Nga hedhja e shortit të goglave janë përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, përkatësisht të serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 11945 lojtarë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50 lekësh. Fatlumë janë edhe 140 fituesit e serisë së numrave me dy linja, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo shumën prej 2480 lekësh. Gjithashtu, nga shorti i goglave janë shpallur si fitues të një bilete, edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 2 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Lista e fituesve në Telebingo Shqiptare është zgjeruar edhe më tej, kur në studio janë paraqitur edhe tre fituesit e çmimit të madh të shorteut të datës 16 prill, Agurimi, Klodiani dhe Fiqiriu, ku secili prej tyre ka marrë çekun me mbi 2,3 milionë lekë. Ndërkohë që është edhe një tjetër fitues i çmimit të madh të këtij shorteu që nuk është paraqitur ende.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?