Starton java e festës në Telebingo Shqiptare. Për festat e Nëntorit do të fitohen të gjitha në Telebingo, duke nisur nga Rroga, çmimi “Super Peta”, 100,000 lekë, “100 sekonda në Spar”, teksa në çdo telefonatë fituese do të ketë edhe dhurata surprizë. Dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja, çmimi i biletës nuk do të ndryshojë. Kështu, duke blerë një biletë që kushton vetëm 200 lekë, ju do të mund të jeni fitues i gjithë këtyre çmimeve të mëdha të lojës më popullore të fatit në vend. Nxitoni të blini biletën tuaj të fatit në të gjitha pikat e shitjes së Telebingo Shqiptare përgjatë gjithë javës
Fituesit e shorteut të djeshëm
Një armatë e tërë fituesish janë përzgjedhur edhe në shorteun e ditës së djeshme. Shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, në të cilën janë fituar mbi 540,000 lekë. Fillimisht në këtë lojë, kanë luajtur 11 fituesit e shorteut të datës 12 nëntor. Konkretisht, Tomorri ka marrë shumën prej 28,000 lekësh, Afërdita 27,000 lekë, Eraldi 32,000 lekë, Flora 40,000 lekë, Nevruzi 104,000 lekë, Dhurata 32,000 lekë, Viktori 35,000 lekë, Ona 34,000 lekë, Hatixhe 32,000 lekë, Flamurja 106,000 lekë, si dhe Endri 27,000 lekë. Gjithashtu, janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 26 nëntor për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera të Rrotës së Fatit.
Të shumtë ishin edhe fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me çmimet e preferuara, që janë: 3 “Rroga Telebingo”, apo çmimin e “Super Peta”.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Rominën si fituesen e parë të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, e cila ka siguruar 65,000 lekë. Ymeri ishte fituesi i radhës që ka siguruar shumën prej 120,000 lekësh. Në vijim, Vlima në Burrel ka siguruar nga loja telefonike 80,000 lekë. Një tjetër fituese i është bashkuar Telebingo Shqiptare, ku kësaj here bëhet fjalë për Verën në Durrës, e cila ka marrë 60,000 lekë. Loja është zhvendosur më pas në Pukë, duke shpallur Bujaren si fituese të 70,000 lekë.
Shefkiu në Burrel ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe duke fituar 75,000 lekë. Fati i ka ecur më së miri Donikës në Shkodër, e cila nga loja telefonike ka fituar plot 140,000 lekë.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,209,750 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në qytetin e Elbasanit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë 12036 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 55 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 144 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 2800 lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 4 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Rreth 1,000,000 lekë është shuma që kanë marrë së bashku Jonada Zani dhe Lindita Toda që ishin dy fitueset e çmimit të madh të dalë nga shorteu i datës 12 nëntor. Ndërsa Vehbi Balliu ka luajtur me “Super Peta”, ku duke shfrytëzuar 4 petat e arta, ka siguruar nga kjo lojë plot 170,000 lekë.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.