Mijëra lojtarë të përzgjedhur në shorteun e ditës së djeshme, kanë mundur të sigurojnë miliona të tëra të fituara nëpërmjet shortit të hedhur për çmimin e madh të javës që lamë pas, lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, “Rrotës së Fatit”, etj.
Duke blerë një biletë që kushton vetëm 200 lekë, edhe çdo të dielë të mbetur të muajit korrik, ju do të mund të bëheni fitues i çmimit të madh prej dhjetëra milionë lekësh, 3 “Rrogave Telebingo”, “Super Petës”, me të cilën do të mund të fitoni deri në 15 milionë lekë të vjetra, “100 sekonda në Spar”, çmimet e “Rrotës së Fatit”, si dhe shumë dhuratave dhe çmimeve të tjera.
Fituesit e shpallur dje
Sikundër është bërë tradita tashmë, përzgjedhja e fituesve në shorteun e ditës së djeshme ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, ku krahas 10 fituesve të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh që do të luajnë sërish në shorteun e radhës, të datës 16 korrik, për të fituar dy çmimet e mëdha 100,000 lekë dhe shumat e tjera të ruletës, kanë luajtur edhe 10 lojtarët e përzgjedhur në shorteun e datës 2 korrik, të cilët kanë fituar mbi 4.5 milionë lekë të vjetra. Konkretisht, Eriona ka siguruar shumën 35,000 lekë, Ruzhdiu 26,000 lekë, Luani 28,000 lekë, Redona 27,000 lekë, Xhevahiri 103,000 lekë, Xhoni 35,000 lekë, Ethemi 34,000 lekë, Feride 30,000 lekë, Indriti 27,000 lekë, si dhe Drita 106,000 lekë.
Emocione të shumta kanë sjellë edhe fituesit e lojës telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Me dëshirën për të gjetur se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin “Rrogat Telebingo”, “Super Peta”, si dhe çmimet e tjera të preferuara, Selime nga Vlora ka nisur e para të luajë me lojën telefonike. Me mbajtjen e zarfeve të pëlqyera, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 25,000 lekësh, teksa ka fituar edhe një ndër çmimet e preferuara siç është “Super Peta”, lojë në të cilën do të mund të fitojë deri në 15 milionë lekë të vjetra.
Në vijim Anita në Pogradec ka fituar nga loja telefonike 60,000 lekë.
Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fitueses së radhës, Filloretës, e cila ka siguruar nga loja telefonike plot 101,000 lekë.
Mondi ishte fituesi pasues që ka siguruar në lojën telefonike 65,000 lekë. Estel ishte një tjetër fituese e dalë nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave që ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh.
Më pas loja telefonike ka shpallur Elsën në Kavajë si fituese të radhës. Me përzgjedhjen e bërë, ajo ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Ndërsa Saliu në Ballsh ishte fituesi i fundit në lojën me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe që ka siguruar shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 983,340 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndahet ndërmjet tre fituesve në Elbasan, Tiranë dhe Korçë. Secili prej fituese do të marrë nga Telebingo shumën prej 327,780 lekësh.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 20182 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 521 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 625 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo janë paraqitur edhe 2 fituesit e shorteut të datës 2 korrik, Azem Smoqi dhe Gjergji Idrizi, të cilët sëbashku kanë marrë çeçet me 8.5 milionë lekë në total.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.