Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren: Nuk lejojnë të raportojë Avokati i Popullit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren: Nuk lejojnë të raportojë Avokati i Popullit
AktualitetPolitike

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren: Nuk lejojnë të raportojë Avokati i Popullit

Published: July 20, 2026
Shpërndaje

Tensionet në Kuvend u rikthyen dhe minutat e pushimit nuk i shërbyen aspak uljes së “gjakrave” mes deputetëve në sallë.

Opozita u shpreh e vendosur të mos e lejonte Avokatin e Popullit të raportonte, që më pas të kalonin te diskutimet, duke deklaruar se ai ishte zgjedhur në mënyrë ilegjitime.

Kreu i grupit të PD Gazment Bardhi dhe sekretari Flamur Noka i kërkuan kryeparlamentarit Niko Peleshi qqë të ndryshonte rendin e ditës dhe të kalonte direkt në diskutime, pa e dëgjuar Endri Shabanin.

- Publicitet -

“Të kalojmë në diskutime. Ai është zgjedhur në mënyrë të paligjshme, është ilegjitim”, u shprehën ata.

Por Peleshi i kundërshtoi: Nuk jemi këtë për përleshje, jemi për të përplasur mendimet dhe jo kokat. Diskutimet janë për raportin, nuk mund të diskutojmë në ajër. Nuk e vendosim ne kush njihet dhe kush nuk njihet, Avokati i Popullit është votuar nga ky Kuvend, ndryshe jemi në shkelje të Kushtetutës. Nuk jemi këtu për vetëgjyqësi dhe për të shpallur kush është legjitim dhe kush jo. Ta dëgjojmë njëherë e pastaj debatojmë. Nuk ka shans t’i impononi Kuvendit rendin e ditës, ta ndryshoni atë me forcë e të bërtitura, sa të jem unë këtu! Uluni.

Por kjo i rriti edhe më shumë debatet dhe akuzat, aq sa Bardhi iu drejtua Peleshit për shkeljen e procedurave dhe mosdëgjim të opozitës.

Opozita qëndroi në këmbë e gjitha, duke mos e lëshuar foltoren e Kuvendit për asnjë moment.

Peleshi reagoi duke i kërkuar opozitës që të ulej, teksa tensionet e vazhdueshme e çuan seancën në ndërprerjen e dytë në pak minuta.

“Zoti Bardhi mos  trash zërin me mua, ju lutem, unë nuk jam edukatore. 5 minuta pushim për qetësim dhe ajrim”, tha Peleshi, duke mbyllur seancën përkohësisht.

Tensionet në Kuvend edhen për shkak të raportimit të Avokatit të Popullit, Endri Shabani.

Pasi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi prezantoi pikën e radhës të rendit të ditës për raportimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025, Gazment Bardhi kundërshtoi duke e cilësuar si provokim ndaj opozitës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shoqëruar nga senatorë, ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK
  • Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit
  • SHBA sanksionon Gjykatën e Hagës, Rubio: Do ta çmontojmë pjesë-pjesë
  • Media amerikane: Trump bëri paktin e naftës ruse me Putin pasi Zelensky refuzoi 6 kërkesat e SHBA-së
  • Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?