Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tensionet në veri, Vuçiç: Ka këmbëngulje histerike për heqjen e barrikadave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tensionet në veri, Vuçiç: Ka këmbëngulje histerike për heqjen e barrikadave
AktualitetBote

Tensionet në veri, Vuçiç: Ka këmbëngulje histerike për heqjen e barrikadave

Published: December 27, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media ka deklaruar se Beogradi zyrtar është vazhdimisht në bisedë me bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me barrikadat e vendosura në veri të Kosovës. Vuçiç, në fjalimin e tij për media pas bisedës me patriarkun e PSC-së, Porfiri, ka shpjeguar se për këtë po përdoret kriminalizimi i serbëve nga veriu.

Ai vlerësoi se ndalimi i djeshëm i hyrjes në Kosovë, të cilin autoritetet e Prishtinës ia vendosën patriarkut Porfiri, duke e penguar atë të shkojë në Patriarkanën e Pejës, flet më së miri për ata që e organizuan atë, e kjo është vetëm pjesërisht regjimi i Prishtinës.

“Gjithë ditën shpallën se do ta dënonin ashpër atë që bëri Prishtina dhe pastaj e dënuan aq ashpër sa më erdhi turp ta lexoja. Doli se ne serbët e kemi fajin që kemi një patriark që ka dashur të shkojë në shtëpinë e tij, në Patriarkanën e Pejës. Është një nga turpet më të mëdha që mund të përballonin”, nënvizoi ai.

- Publicitet -

Vuçiç theksoi se ata nuk mund ta vjedhin patriarkun dhe as KPS-në nga populli serb në Kosovë. Ai tha se është e rëndësishme të shihet qëndrimi i atyre që vendosin, para së gjithash nga perëndimi, ndaj popullit serb dhe Serbisë.

“E keni parë në njoftim që flasin për lirinë e lëvizjes dhe se barrikadat, të cilat serbët i kanë vënë në shenjë proteste, janë problem më i madh se ndalimi i patriarkut serb për të shkuar në shenjtoren e tij. Ku, kur ke një mbikëqyrje të tillë ndërkombëtare, mund të ndodhë diçka e tillë”, pyeti Vuçiç.

Vuçiq theksoi se në fund, pse dikush insiston aq histerikisht për heqjen e barrikadave, është se ata duan që serbët të dëbohen nga veriu i Kosovës.

“Kjo është zgjidhja e vetme që ata shohin, shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar. Kush i intereson ato barrikada. Askush nuk shkon në jug të Ibrit në ato rrugë, ato përdoren vetëm nga serbët e veriut, të cilët në 99 për qind i mbështesin barrikadat si formë proteste. Pse nxitoni, pse thoni çdo ditë se koha po ikën”, tha ai.

Vuçiç tha se ka bisedime me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, se janë të vështira, dinamike dhe serioze, sepse është e nevojshme të përfaqësohen interesat e popullit serb në Kosovë. Ai kritikoi deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës se serbët me barrikada po sulmojnë integritetin e tyre territorial.

“Kështu thonë ata që së bashku me vendet e NATO-s shkatërruan dhe shkelën integritetin territorial të Sbrijës, të cilët edhe sot po përpiqen ta shkatërrojnë atë, duke shkelur të gjitha marrëveshjet, përfshirë atë të Selanikut dhe të Lisbonës. Ata guxojnë të flasin të tilla marrëzi për integritetin territorial. Ata vijnë të kërcënojnë se “ne do ta lëmë Kurtin të bëjë çfarë të duhet”. Mirë ta dini se të gjithë ju dëshironi edhe konflikte, vrasjen e serbëve, do të gëzoheni me vdekjen e serbëve, sepse është më e rëndësishme për ju të konfirmoni të ashtuquajturin integritet territorial të të ashtuquajturës Kosovë sesa kokat serbe”, vuri në dukje ai.

Ai tha se ajo që kërkojnë serbët në barrikada është të mos arrestohen personat që kanë qenë në barrikada, të cilët janë shprehje e protestës së tyre.

“Mos i arrestoni serbët vetëm se nuk ju pëlqejnë”, tha ai.

Vuçiç theksoi se Prishtina dhe përkrahësit e saj nuk e respektojnë as nënshkrimin e Rasmunsenit, sepse në atë kohë nuk kishte ëndrra për ushtrinë e Kosovës dhe ata filluan të formojnë ushtrinë ilegalisht.

“Nuk është problem, por barrikada serbe, si shprehje e protestës ndaj të gjitha trillimeve dhe çmendurive që kanë shkaktuar me qëllim që të krijojnë rrëmujë”, tha Vuçiç.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Këta kujtojnë se kanë liçencë për të vrarë! says:
    December 27, 2022 at 6:20 pm

    Në Srebrenicë u vranë 8000 boshnjakë sepse nuk pranuan të quheshin serbë! Kërkuat falje për këtë genocid serb?! Jo nuk kërkuat dhe e paraqisni si diçka « normale » të drejtën tuaj për të vrarë të tjerët. Tani po hiqeni si « viktima » që po « mbroni serbët »! Ju doni territore që nuk ju takojnë dhe këtë e keni bërë në shekuj. Shikoni hartat e shekullit XIX, keni qenë vetëm në Beograd, u zgjeruat me këtë politikë vrasjesh dhe spastrimesh dhe nuk jeni të ngopur, doni përsëri gjak si vampirat. Kosovarët duhet të bashkohen dhe të mos bëjnë asnjë lëshim, brënda kufijve të ish-Jugosllavisë.

    Reply
  • Andis says:
    December 28, 2022 at 2:05 am

    Europa e ka fajin qe toleron Serbine dhe situata agravon deri ne kete pike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?